Nga vendi i ngjarjes së vrasjes së dyfishtë në Stajkovc të Shkupit janë siguruar gjurmët të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe sipas urdhrit të prokurorit publik trupat e të ndjerit do të dorëzohen për obduksion, kumtojnë nga Prokuroria publike. “Arsyet po përcaktohen. Autori është identifikuar dhe siguruar. Ai ndodhet në spital me plagë”. “Në vend janë siguruar gjurmë të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të vdekurve do të dërgohen për autopsi”, thonë nga Prokuroria. MARKETING
Author: almakos
Parregullsitë zgjedhore të konstatuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, bënë që votimi të përsëritet në 7 vendvotime, në Dollnen, Strugë, Zhelinë, Ohër dhe Krushevë. Pasi KSHZ e përfundoi procesimin e ankesave, në listën e vendeve që do ta përsërisin votimeve, pas Ohrit, Krushevës dhe Zhelinës, në listë KSHZ sot shtoi edhe Dollnenin dhe Strugën, ankesa të bëra nga VMRO. Ankesat e pranuara nga KSHZ: Zhelinë, VV 2101 i parashtruar nga koalicioni “Vlen” Ohër, VV 1272 i parashtruar nga koalicioni “Maqedonia jote” Krushevë, VV 1194 dhe VV 1202 i parashtruar nga koalicioni “Maqedonia jote” Strugë, VV 1844 i parashtruar nga koalicioni “Maqedonia…
Vazhdojnë reagimet e shteteve fqinje dhe europiane lidhur me deklaratën e presidentes Gordana Siljanovska Davkova e cila gjatë betimit të saj si presidente në vend të emrit kushtetues të shtetit “Maqedonia e Veriut”, tha vetëm “Maqedonia”. Deputetët gjerman kanë deklaruar se presidentja Davkova ka bërë një precedent të cilën qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së nuk guxon ta përsërisë. Sipas deputetit të liberalëve në pushtet i ngarkuar për çështjet europiane, Thomas Hacker tha se veprimi i Davkovës është për keqardhje. Ai theksoi se në këtë kontekst e kupton vendimin e ambasadores greke për t’u larguar nga inaugurimi. THOMAS HACKER, DEPUTET GJERMAN…
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ka realizuar takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler “Theksova domosdoshmërinë e respektimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut si një interes i përbashkët strategjik dhe garanci për stabilitet. Angazhimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në linjë të aktiviteteve të cilat dalin nga Dialogu Strategjik me ShBA-në”, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook MARKETING
Deri të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Lokalisht do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe kushte për breshër, afashkurtër në formë stuhie. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, e cila do të arrijë mbi 60 kilometra në orë. Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), të premten dhe të shtunën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit me rritje të temperaturës. Nga e diela pritet sërish mot i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe paraqitje…
Ministria e Punëve të Jashtme gjermane shpreh mbështetje për Maqedoninë e Veriut, vetëm atëherë kur ajo do të respektojë marrëveshjet e Qeverisë në ikje. Gjermania nuk do të lejojë krijimin e “zonave gri”, të cilat mund të shfrytëzohen nga vendet tjera, shkruan Deutsche Welle. Maqedonia e Veriut ka për obligim të respektojë Marrëveshjen e Prespës, thotë Ministria e Punëve të Jashtme gjermane, pasi të dielën presidentja e sapo-zgjedhur e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, refuzoi të shqiptojë emrin kushtetues të shtetit me përcaktuesin gjeografik “e Veriut”. Qeveria në Berlin dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë e re në Shkup dhe e konsideron…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sonte ka anuluar votimin në tri vendvotime të tjera. Bëhet fjalë për vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit, dhe vendvotimin 1194 dhe 1202, të dyja në Krushevë, pas ankesave të dorëzuara nga Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Siç theksoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, pas numërimit në vendvotimin 1272 në Ohër, është konstatuar se procesverbali nuk është plotësuar saktë, ka pasur korrigjim edhe në pjesën e votuesve të regjistruar me dorë.Ankesa u miratua me një votë kundër. Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu votoi “kundër”, duke treguar se numri i votuesve përkon me numrin e…
Shtetet e Bashkuara mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit të Maqedonisë së Veriut në institucionet euroatlantike, tha një përfaqësues i Departamentit të Shtetit pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Me formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryeministrit, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, tha në një deklaratë zëdhënësja Lena Argiri. MARKETING
Presidentja Gordana Siljanovka Davkova sot i priti rektorët e universiteteve shtetërore “Shën Cirili e Metodi” – Shkup, “Goce Dellçev” – Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universiteti në Tetovë dhe “Nëna Terezë” – Shkup. Në takim, siç kumtoi kabineti i presidentes, në të cilën morën pjesë rektorja prof.dr. Biljana Angellova, rektori prof.dr. Jusuf Zejneli, rektori prof.dr. Dejan Mirakovski, prorektori prof.dr. Jove Talevksi dhe prorektori prof.dr. Beki Fetai, u dërguan urime për zgjedhjen e presidentes Siljanovska Davkova dhe u shprehën pritje për bashkëpunimin e suksesshëm. Siç është cekur në kumtesë, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për reformat rrjedhëse në arsimin e lartë…
Deklarata e presidentes Gordana Siljanovksa Davkova, gjatë betimit si presidente, e cila në vend të emrit kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut tha vetëm Maqedonia ka shkaktuar reagime të shumta. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka vlerësuar si të paligjshme dhe të palejueshme. Në profilin e tij në Facebook, Mitsotakis ka shkruar se zgjedhja provokuese e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut për të shkelur tekstin zyrtar të betimit dhe siç thotë ai, quajtja e vendit të saj me një emër tjetër, është një nismë e paligjshme dhe e palejueshme. KYRIAKOS MITSOTAKIS, KRYEMINISTËR I GREQISË “Një akt që shkel…
Zejd Rexhepi nga “Fronti Evropian” tha se sot KSHZ po tenton që të bëj inxhiniering së bashku me partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM si dhe me VLEN-in, duke tentuar qe atyre t’ua merr dy deputetë.Rexhepi tha se këtë deputetë janë marrë në mënyrë legjitime në zgjedhjet e 8 majit.“Konstatojmë se fillimisht partitë maqedonase në koordinim me VLEN-in, tentojnë me çdo çmim që të marrin nga Fronti dy deputetë, me qëllim që Fronti të mos jetë fuqia e dytë në shtet, e cila është realitet bazuar në fuqinë e fituar më 8 maj”, tha Zejd Rexhepi, raporton SHENJA.Zejd Rexhepi, tha se…
Pas reagimit të opinionit vendas dhe ndërkombëtar, presidentja Gordana Siljanovska Davkova përmes një komunikate për media tha do t’i përmbahet aplikimit zyrtar të emrit kushtetues.nga kabineti I Siljanovskës thonë se presidentja Siljanovska ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si akt i të drejtës personale për vetëvendosje.“Në daljet e saj publike, presidentja Siljanovska ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane. Sipas Kushtetutës, të përgatitur nga shërbimet e Kuvendit, betimi solemn është nënshkruar duke…

