Author: almakos

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, vlerëson se Fronti Evropian e paraqet vullnetin e shumicës shqiptare dhe jo koalicioni VLEN që ka fituar më pak vota. Ai ka deklaruar se Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarët nuk është e njëjtë. “Qeveri me shqiptarë jo legjitim dhe Qeveri pa shqiptarët është një koncept i njëjtë. Unë ju them Millosheviqi e ka bërë këtë në Kosovë. Rahman Morinën e vendosi si kryetar të Kosovës, ndërsa shqiptarët thonin: kush është ky?”, deklaroi Osmani,. Nënkryetari i BDI-së, ka theksuar se gjatë formimit të Qeverisë, nuk mund të funksionojë modeli i “shqiptarëve…

Lexo më Shumë

Gjykata administrative informon se pas shtatë ankesave të koalicionit “Fronti evropian” për zgjedhjet parlamentare 2024 kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë formuar lëndë dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale konform Kodit zgjedhor. “Duke pasur parasysh afatet për veprim dhe vendimmarrje, Gjykata administrative ndërmerr me urgjencë të gjitha aktivitetet procedurale konform Kodi t zgjedhor”, thuhet në kumtesën e kryetarit të Gjykatës administrative, Burim Sejdini. Gjykata administrative sot mbajti seancë publike pas ankesës së koalicionit “VLEN” pas vendimit të KSHZ-së për refuzimin e ankesës së tyre për vendvotimin 0511, në Banjicën e Poshtme të Komunës së Gostivarit për…

Lexo më Shumë

Koalicioni “VLEN” në fillim të seancës publike para Gjykatës Administrative e tërhoqi padinë pas vendimit të KSHZ-së për refuzimin e ankesës së tyre për vendvotimin 0511, në Banjicë të poshtme në Komunën e Gostivarit për zgjedhjet parlamentare 2024. Gjykata Administrative vendosi që procedura të ndërpritet. Përfaqësuesi i palës paditëse, Koalicioni “VLEN”, Betim Ameti, në fillim të seancës publike informoi se padinë po e tërhjek në tërësi. Sipas pretendimeve të paditësit, vëzhguesit nga Koalicioni “VLEN” në VV 0511 në Komunën e Gostivarit mungon procesverbali origjinal nga ky vendvotim dhe se në kuti ka pasur tre nënshkrime më pak se fletët e…

Lexo më Shumë

Deri të premten në mesnatë, Gjykata Administrative ka afat të vendos nëse do ta pranoj vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për rivotim në 7 vendvotime. Për dy ulëse deputetësh shpresojnë katër kandidatë, në rast se rivotimi do të bëhet në Zhelinë, Strugë, Ohër dhe nga dy në Dollnen dhe Krushevë. Në Gjykatën Administrative deri në orën 11 ka arritur një ankesë kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga Koalicioni Vlen për Zgjedhjet parlamentare 2024. Ankesa ka të bëjë me vendimin e KSHZ-së për votimin në Banjicë të Poshtme, Gostivar. Ankesë kundër vendimit të KSHZ-së ka dërguar edhe BDI-ja për…

Lexo më Shumë

Përveç 58 deputetëve të koalicionit, kemi konsoliduar saktësisht 61 deputetë, deklaroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar i ardhshëm Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para mbylljes së Samitit “Maqedonia 2025”, Mickoski informoi se bisedimet me “Vredin” po shkojnë në drejtimin e duhur. “Me sukses po konsolidojmë 61 deputetë, nuk mund të them detaje”, tha Mickoski. MARKETING

Lexo më Shumë

Ditën e sotme kanë filluar bisedimet mes grupeve të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, për formimin e Qeverisë së re.Në një deklaratë për mediat, Azir Aliu, tha se pas takimit do të ketë komunikatë nga partitë.“Do të flasim për metodologjinë e punës dhe dinamikën e punës”, ka theksuar Aliu.Në pyetjen se sa takime pritet të mbahen, Aliu tha se do të shohin dhe se takimi i ardhshëm do të jetë më konkret sa i përket resorëve. MARKETING

Lexo më Shumë

Pas disa spekulimeve në media, se zv/kryeministri Fatmir Bytyçi do të kalojë në radhët e partisë opozitare VLEN, ka reaguar vet ai, duke mohuar këto pretendime.Sipas tij, është mirë që media të mos spekulojnë sepse ai nuk shkon askund dhe do të qëndrojë fortë në Lidhjen Social Demokrate.“U bëj thirrje mediave, por edhe subjekteve politike që të mos spekulojnë dhe të mos publikojnë lajme të tipit “jozyrtarisht…”Anëtarësimi im në LSDM dhe roli i nënkryetarit janë të rrënjosura në vlerat që i ndaj me pjesën më të madhe të bashkëpartiakëve të mi. Si deputet do të përfaqësoj me dinjitet të gjithë…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dha porosinë se Greqia nuk do t’i ratifikojë tre memorandumet për bashkëpunim, gjithnjë derisa nuk ekziston harmonizim i plotë me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, ndërkaq theksoi se devijimi nga Marrëveshja do të sjellë pasoja edhe në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniet bilaterale. “Lidhur me atë se çfarë do të bëjmë, me deklaratë të qartë e paralajmërova edhe Qeverinë e re në Shkup se çfarëdo lloj devijimi nga Marrëveshja, sigurisht se do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës”,…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (15.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 gjoba, nga të cilat: 16 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për kalim në semafor të kuq, katër masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë…“Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë dhe ministri Krenar Lloga, shprehin mirënjohje të madhe për autoritetet turke, veçanërisht për Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Yilmaz Tunç, për reagimin e shpejtë të tyre dhe marrjen e të gjitha masave për ekstradimin e Lupço Palevskit. E gjithë procedura u realizua në një periudhë relativisht të shkurtër prej më pak se pesë muaj. Kjo është një shenjë e mirë për shoqërinë dhe një mesazh që drejtësia do t’Ju arrijë kudo që të jeni! MARKETING

Lexo më Shumë

Sa i përket çështjes së ndryshimeve kushtetuese, Azir Aliu, nga koalicioni VLEN, tha se ndryshimet kushtetuese janë kusht nga BE dhe detyrimisht Maqedonia duhet të hapërron në ndryshimin e kushtetutës që më pas të vazhdon në procesin e negocimit e krijimit të ambientit për të plotësuar kushtet tjera për anëtarësim në BE. “Të vetëdijshëm janë gjitha partitë politike se situata reale është kjo, pastaj nga ana tjetër është se situata reale është se çdo qytetarë, edhe nga pala maqedonase edhe shqiptare, mbi 80% e tyre janë për integrim në BE, pra të gjitha vlerat bazike i promovojmë janë vlera evropiane.…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, Azir Aliu nga koalicioni VLEN, tha se tre janë elementet kyçe që çdo qytetarë thotë se duhet të ndryshohen, dhe nëse realisht nuk ndryshohen do të largohen nga vendi. “Në Maqedoni problemi është korrupsioni dhe atë e ndjenë çdo qytetarë. Kur ju dilni dhe thoni unë do ta luftojë korrupsionin dhe kur tjetri del dhe thotë unë do ta luftojmë korrupsionin t;i natyrshëm sheh diçka të përbashkët për ta luftuar korrupsionin. Momenti i dytë është që realisht struktura politike, dhe demografia është e tillë, që partitë shqiptare pavarësisht këtyre retorikave parazgjedhore që i bënin në…

Lexo më Shumë