Shërbimet doganore të RMV-së në hyrje të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit kanë penguar hyrjen e 1,7 tonëve barna Sildenafil Citat Ups dhe Sibutramin, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Ata kanë njoftuar se barnat nuk janë të regjistruara në Agjencinë e Barnave dhe kompania importuese nuk ka pasur as leje për shitje me shumicë të produkteve medicinale, kryesisht nuk është e regjistruar në regjistrin e personave juridikë për kryerjen e këtij lloj aktiviteti. Pas ekspertizës u konstatua se medikamenti Sibutramin është një substancë që ndodhet në Listën Kombëtare të narkotikëve dhe substancave psikotrope të kontrolluara dhe se është stimulues i sistemit nervor qendror. Për më tepër, është përcaktuar se shkakton sulme në zemër dhe goditje në tru, prandaj barnat që përmbajnë sibutraminë janë ndaluar për shitje nga BE që nga viti 2010.
Data 03.09.2026
Aktuale
- Sopa për Abdixhikun: “Më në fund paska reflektuar dhe i paska kuptuar agjendat që dalin nga thellësia e bunarit të Beratit dhe Baton Stanishiqit”
- “Në tre vite u arkëtuan 23 milionë euro nga buxheti”, BIRN: Si u bë oligarku i sanksionuar rus Oleg Deripaska përfitues i tenderëve në Shqipëri
- 96 ditë revoltë/ Protestuesit sërish në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen
- Vdekja tragjike e Laurent Krasniqit, para një muaji i propozoi të dashurës martesë teksa fluturonin në helikopter
- Humb jetën në aksident trafiku Tik-Tokeri Laurent Krasniqi
- Detajet e hollësishme se si ndodhi aksidenti ku humbi jetën Laurenti, dalin edhe PAMJET nga vendi i ngjarjes
- Edi publikon pamjet e rrahjes nga Jozi: Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretërit
- Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen tre automjete, përmbyset një “Benz” , bllokohet trafiku



