Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka patur mbledhje të Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike, në të cilën, ka njoftuar ata për hapat e ardhshëm dhe procesin e negociatave për Qeverinë e re.
“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike, falenderova gjithësecilin për rezultatin e arritur dhe njëkohësisht njoftova anëtarët e Këshillit për rrjedhat politike, hapat e ardhshme dhe procesin e negociatave për Qeverinë e re.
Unanimisht anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet.
Pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, ku me mbështetje të plotë të anëtarëve të Këshillit Themelues u zgjodh aktivisti Fari Hiseni”, ka shkruar Mexhiti.
Data 03.09.2026
Aktuale
- Sopa për Abdixhikun: “Më në fund paska reflektuar dhe i paska kuptuar agjendat që dalin nga thellësia e bunarit të Beratit dhe Baton Stanishiqit”
- “Në tre vite u arkëtuan 23 milionë euro nga buxheti”, BIRN: Si u bë oligarku i sanksionuar rus Oleg Deripaska përfitues i tenderëve në Shqipëri
- 96 ditë revoltë/ Protestuesit sërish në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen
- Vdekja tragjike e Laurent Krasniqit, para një muaji i propozoi të dashurës martesë teksa fluturonin në helikopter
- Humb jetën në aksident trafiku Tik-Tokeri Laurent Krasniqi
- Detajet e hollësishme se si ndodhi aksidenti ku humbi jetën Laurenti, dalin edhe PAMJET nga vendi i ngjarjes
- Edi publikon pamjet e rrahjes nga Jozi: Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretërit
- Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen tre automjete, përmbyset një “Benz” , bllokohet trafiku



