Author: almakos

Remzie Osmani ka ndarë një moment emocionues që tregon thellësinë e dashurisë së saj për mbesën, Emën. Këngëtarja e njohur, e cila është gjithmonë në qendër të vëmendjes për karrierën e saj, ka treguar se si lidhja me mbesën e saj është një nga aspektet më të rëndësishme të jetës së saj. “Jeta ime”, ka thënë ajo, duke shprehur ndjenjat e saj të thella dhe afërsinë që ndjen për Emën. Kjo shprehje e thjeshtë, por e fuqishme, tregon se sa shumë e vlerëson ajo këtë marrëdhënie. Momenti i ndarë me mbesën e saj është një dëshmi e dashurisë së pakushtëzuar…

Lexo më Shumë

Ardian Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka kërkuar leje të posaçme për të dalë nga burgu dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të sigurisë që shoqëron vuajtjen e dënimit, si dhe masat që duhet të merren për garantimin e sigurisë gjatë transportit dhe qëndrimit të tij jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit. Vendimi përfundimtar do të merret pasi autoritetet të vlerësojnë të gjitha rrethanat dhe kushtet e nevojshme për shoqërimin e të dënuarit gjatë ceremonisë mortore.

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, ku aktualisht janë angazhuar të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse. Në operacione janë përfshirë edhe mjete ajrore, me tre helikopterë dhe një avion Air Tractor. Në qarkun e Tiranës, disa vatra janë rishfaqur gjatë mesditës në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita. Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen dhe monitorimin, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Cikallesh të Kavajës, intensiteti i zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe vatra po shkon drejt shuarjes së plotë,…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se Teherani aktualisht nuk po zhvillon negociata të drejtpërdrejta me Washingtonin, por vetëm shkëmben mesazhe nëpërmjet ndërmjetësve, transmeton Anadolu. MARKETING “Derisa të përfundojnë shkeljet e memorandumit të mirëkuptimit nga SHBA-ja dhe SHBA-ja të kompensojë për atë që ka shkelur, nuk është e mundur të rifillojnë negociatat”, u ka thënë Araghchi gazetarëve, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim. “Ndërmjetësit ende po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të zhvilluar negociata”, ka shtuar ai. Tensionet rajonale u përshkallëzuan pasi SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin në shkurt. Teherani dhe Washingtoni ranë dakord për…

Lexo më Shumë

Nga Lutfi Dervishi 1. Pershtajta me natyrënKur romakët ndërtuan rrugën Egnatia, aty ku ishte e mundur, ndoqën rrjedhën e lumit dhe nuk tentuan ta përshtatnin Shkumbinin me projektin e tyre. Sot po bëjmë të kundërtën. 1. Porti historik i venditGrekët dhe romakët nuk e zgjodhën rastësisht Durrësin. Epidamni-Dyrrahu ishte port i rëndësishëm që nga shekulli VII p.e.s. dhe më vonë u bë pikënisja e rrugës Egnatia. Durrësi lindi e u rrit si qytet prá prej portit. Sot, ne po e çmontojmë atë. 1. Të moçmit ndërtonin në kodra.Mjafton të shohësh shpërndarjen historike të vendbanimeve: kodra, shpate, tarraca natyrore e vende…

Lexo më Shumë

Partia opozitare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish në lidhje me mospërdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e shtetit. Në një komunikatë për media, nga kjo parti kanë thënë se, për afër një vit, procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë nuk janë publikuar në gjuhën shqipe dhe se procesverbali i fundit i publikuar në shqip është i datës 19 shtator 2025.  Ata thonë se që nga ajo kohë janë mbajtur 83 seanca të Qeverisë, ndërsa procesverbalet e tyre vazhdojnë të mungojnë në versionin shqip të faqes zyrtare. MARKETING BDI “Bëhet fjalë për dokumentacion zyrtar të institucionit më të lartë të…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Përgjithshme e “Focus Media News”, Dhurata Çupi, ka përcjellë një mesazh për qytetarët, një vit pas ngjarjes së 9 gushtit 2025, kur “News24” u përball me  sulmin ndaj medias së lirë. Çupi thekson se, pavarësisht presionit dhe vështirësive, televizioni nuk u tërhoq nga misioni i tij editorial, ndërsa veçon mbështetjen e qytetarëve si një prej faktorëve kryesorë që i dha forcë stafit për të vijuar punën. “Në ditët më të vështira, ajo që na dha forcë ishin qytetarët”, shprehet Çupi, duke sjellë në vëmendje edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, delegacioneve të huaja dhe organizmave që ndoqën nga afër…

Lexo më Shumë

Vendi po vazhdon të përballet me zjarre, ndërsa temperaturat e larta po sfidojnë edhe më shumë isntitucionet. Qendra e Menaxhimit me Kriza ka informuar se në 24 orët e fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat dy janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar plotësisht. MARKETING Ndërkohë mëngjesin e sotëm kryetari i komunës së Kriva Palankës, Sashko Mitovski, alarmoi për situatën me zjarrin afër komunës. Përmes një video-mesazhi në Facebook njoftoi se deponia e mbeturinave komunale që ndodhet në afërsi  të komunës po digjet për më shumë…

Lexo më Shumë

Engjellusha Salihu është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar. ‘Sugarica’ e këngëtares Shyhrete Behluli ka kohë që është martuar, ndërsa tani është në pritje për tu bërë nënë. Engji se fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet në shoqëri të bashkëshortin, IndeksOnline. Në këtë imazh vërehet qartë barku i fryrë i këngëtares. Nuri i shtatzënisë, Engji po shkëlqen në këtë pamje pak javë para lindjes.

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka risjellë në vëmendje ngjarjen e 9 gushtit 2025, të cilën ai e cilëson si “sulm shtetëror” ndaj News24. Një vit pas ngjarjes, Gjekmarkaj shprehet se News24 vijon të jetë në këmbë dhe të ushtrojë aktivitetin e saj mediatik. Sipas tij, mbështetja ndaj televizionit nuk lidhet thjesht me një media të caktuar, por me të drejtën e gazetarëve për të ushtruar profesionin dhe me të drejtën e qytetarëve për t’u informuar. Gjekmarkaj thekson se, në një kohë kur vendi po përballet me protesta, është më e rëndësishme se kurrë që mediat e lira dhe…

Lexo më Shumë

Nga partia VLEN i janë kundërpërgjigjur akuzave të BDI-së, të cilët, sot deklaruan se për afër një vit procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë nuk janë publikuar në gjuhën shqipe. Sipas tyre, BDI po bën zhurmë për dokumentet por faktet, thonë ata ia prishin hesapet.“Pikërisht Artan Grubi, sa ishte zëvendëskryeministër i parë, nënshkruante vendime zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase. Firma e tij është aty, e zezë mbi të bardhë.Jeta në opozitë e ka gërryer aq shumë BDI-në, sa u janë bërë lëmsh edhe shifrat. E kur u dalin përpara dokumentet me firmën e Artan Grubit, bëhen sikur kanë rënë nga Marsi.Nëse…

Lexo më Shumë

Afrona Dika ka ndarë një prej lajmeve më të bukura nga jeta e saj private. Në ditën e saj të lindjes, ajo ka zbuluar se është në pritje të ëmbël, duke publikuar disa fotografi ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. “Kjo ditëlindje ndihet edhe më e veçantë. Jam shumë mirënjohëse për mrekullinë e vogël që po rritet brenda meje”, ka shkruar Afrona krahas fotografive. Lajmi vjen disa muaj pasi Afrona konfirmoi se është fejuar, ndërsa identitetin e partnerit të saj ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Tashmë, çifti po hap një kapitull të ri në jetën e tyre,…

Lexo më Shumë