Ardian Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm, nuk ka mundur të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij. Çapja kishte kërkuar leje për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore, e cila ishte parashikuar të zhvillohej në orën 14:00, në Elbasan. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Burgjeve i ka drejtuar një kërkesë Policisë, duke pyetur nëse ajo do të merrte përsipër shoqërimin dhe sigurinë e Çapjas gjatë daljes nga burgu për të marrë pjesë në varrim. Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, Policia nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës, duke bërë që Çapja të mos mund të…
Author: almakos
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe homologia e saj daneze Mette Frederiksen lëshuan sot mesazh të përbashkët, duke kërkuar qëndrim më të ashpër ndaj imigracionit të pakontrolluar, transmeton Anadolu. MARKETING “Ne nuk e pranojmë imigracionin e pakontrolluar në Evropë dhe kemi udhëhequr politikë të rreptë imigracioni si në vendet tona të origjinës ashtu edhe në Evropë”, thanë Meloni dhe Frederiksen në platformën amerikane të mediave sociale Instagram. Duke përsëritur “dëshirën” e tyre për të mbrojtur Evropën, të dy udhëheqësit vunë në dukje ndikimet negative që vijnë nga imigracioni i paligjshëm, duke përmendur nivelet në rritje të krimit, presionin mbi shërbimet…
BDI ka reaguar ndaj rolit të zëvendëskryeministrave të parë shqiptarë në Qeverinë aktuale, duke ngritur pikëpyetje për kompetencat dhe peshën e tyre në procesin e vendimmarrjes. Sipas partisë, që nga qershori i vitit 2024 asnjëri prej tyre nuk ka kryesuar një seancë të Qeverisë.“Nga qershori i vitit 2024 deri më sot, asnjë nga zëvendëskryeministrat e parë shqiptarë të kësaj Qeverie nuk ka kryesuar qoftë edhe një seancë të vetme të Qeverisë.Izet Mexhiti – 0 seanca.Bekim Sali – 0 seanca.Arben Fetai – 0 seanca.Totali: zero.Kjo e tregon më qartë se çdo deklaratë propagandistike se çfarë peshe reale kanë shqiptarët brenda kësaj…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë përbën pjesë të një strategjie më të gjerë politike dhe diplomatike, e cila, sipas tij, lidhet me synimet hegjemoniste të Beogradit në rajon dhe veçanërisht ndaj Kosovës.“Zhvillimet gjeopolitike të kohës sonë, përfshirë ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, kanë rritur ndjeshmërinë e sigurisë në rajon. Zgjërimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk është thjesht përpjekje për të modernizuar ushtrinë e saj, por një strategji më e gjerë politike dhe diplomatike, e cila lidhet drejtpërdrejt me synimet e saj hegjemoniste karshi rajonit tonë, e veçanërisht…
Nga sonte bie çmimi i derivateve të naftës. Komisioni Rregullator për Energji (RKE) ka miratuar një vendim me të cilin ulen çmimet me pakicë të benzinave, naftës, vajit ekstralehtë për amvisëri dhe mazutit.Sipas vendimit të RKE-së, çmimi i EUROSUPER BS-95 ulet me 4 denarë për litër dhe do të shitet me 87 denarë për litër.Për të njëjtën shumë, pra 4 denarë për litër, ulet edhe EUROSUPER BS-98, çmimi i ri i të cilit është 89 denarë për litër. MARKETING Ulja më e madhe është te nafta. EURODIZEL (D-E V) ulet me 8 denarë për litër, kështu që çmimi i ri…
Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, gjatë një prononcimi për mediat ka prezantuar ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat sipas tij synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe uljen e numrit të aksidenteve. Një prej ndryshimeve të reja lidhet me personat që kapen duke drejtuar automjete pa qenë të pajisur me leje drejtimi. Vatoci deklaroi se për këta persona, e drejta për t’u pajisur me patentë shtyhet deri në 1 vit, ndërsa për të miturit kjo periudhë shkon deri në 2 vjet. Ndryshime janë parashikuar edhe për drejtuesit që kapen nën ndikimin e alkoolit,…
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Himarë, pasi ishte duke ndërtuar pa leje një ndërtesë pesë katëshe, njëri prej të cilëve nën tokë. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim kryeinspektorin dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Bashkisë Himarë, të dyshuar për shpërdorim detyre. Gjatë kontrolleve në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Sugë” ishte duke u ndërtuar një objekt 5-katësh, në pronësi të shtetasit me iniciale L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” tre punonjës…
Të moshuarit janë ndër kategoritë më të rrezikuara kur bëhet fjalë për temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit, paralajmëron Instituti i Shëndetit Publik. Personat mbi 65 vjeç e kanë më të vështirë të përshtaten me nxehtësinë ekstreme, dhe rreziku rritet më tej tek ata që kanë sëmundje kronike ose përdorin terapi të rregullt. MARKETING ISHP thekson se disa ilaçe mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi reagon ndaj nxehtësisë, prandaj nevojitet kujdes shtesë gjatë periudhave të temperaturave jashtëzakonisht të larta.Si pjesë e masave mbrojtëse, rekomandohet që personat mbi 65 vjeç të shmangin ekspozimin direkt në diell, veçanërisht…
Kader Kicaj vazhdon të jetë një nga emrat me të përfolur në mediat roze. Bukuroshja nga Prizreni vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline. Ajo ka kohë që ka nisur pushimet në një vend luksoz. Nga atje apo vazhdon ta trazoj rrjetin me postimet e saj. Kaderi ka publikuar një fotografi ku shfaqet ‘zjarr’. Në bikini të bardha, ajo ekspozon linjat e saj trupore në vi.
Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, sipas monitorimit të fundit javor nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup. MARKETING “Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 04.08.2026 deri më 07.08.2026 mori 162 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 162 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në Qytetin e Shkupit”. “Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”. MARKETING
Pesë trupa të varur nga një urë në shtetin meksikan të Zacatecas kanë rikthyer frikën për një valë të re të dhunës së karteleve në një rajon që vitet e fundit kishte shënuar një rënie të ndjeshme të vrasjeve. MARKETING Trupat u gjetën më 18 korrik në Pózo de Gamboa, një qytet me rreth 5,000 banorë, i pozicionuar në një zonë strategjike për rrugët e trafikimit të drogës drejt Shteteve të Bashkuara. Mes viktimave raportohet se ishin një ish-kryetar bashkie, zyrtarë publikë dhe biznesmenë nga zona të ndryshme të Zacatecas. Pak kohë më vonë, pesë trupa të tjerë u gjetën…
Shqipëria merr 64 pikë nga 100 për transparencën buxhetore, por qytetarët kanë pak mundësi të ndikojnë në mënyrën se si përdoren paratë publike. Ky është një nga përfundimet e Anketës së Buxhetit të Hapur 2025 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Raporti tregon se, pavarësisht përmirësimeve në publikimin e dokumenteve buxhetore, pjesëmarrja e publikut dhe mekanizmat e kontrollit mbeten të dobëta. Në Shqipëri, qytetarët nuk kanë një mekanizëm formal për të dhënë mendimin e tyre gjatë zbatimit të buxhetit, në momentet kur rialokohen fondet, shtyhen projektet apo ndryshojnë prioritetet e shpenzimeve. Me 64 pikë, Shqipëria kalon pragun prej 61 pikësh që…

