Author: almakos

Sot bëhet një vit nga 9 gushti 2025, dita kur redaksia e televizionit News24 u nxor me forcë nga ambientet ku ushtronte misionin e vet mediatik që prej krijimit. Mbushet një vit nga dita kur një prej mediave më të rëndësishme në vend u përball me një ndërhyrje të paprecedentë, kur gazetarët dhe stafi u penguan të hynin në vendin e tyre të punës, transmetimi u ndërpre dhe ambientet e televizionit u rrethuan nga forca të shumta policie dhe ushtrie. Prej vitesh, News24 ka raportuar dhe denoncuar korrupsionin në qeveri, abuzimin me pushtetin dhe shkeljen e ligjit nga njerëz me…

Lexo më Shumë

Vijon edhe sot protesta qytetare, e cila ka hyrë në ditën e 71-të dhe zhvillohet kundër qeverisë dhe klasës politike. Qytetarët pritet të mblidhen si çdo ditë në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisin marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi fillimisht kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por me kalimin e ditëve ajo ka marrë përmasa më të mëdha dhe është shndërruar në një protestë me kërkesa të qarta politike. Gjatë marshimit dhe tubimit, protestuesit bëjnë thirrje kundër drejtuesve kryesorë të politikës shqiptare, ndërsa një prej sloganeve të…

Lexo më Shumë

Ditën e Diel vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje në orët e mesditësderi ato të pasdites. Në zonën e juglindjes vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite e në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e juglindjes reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe mesatar në formën…

Lexo më Shumë

Këngëtarja Dafina Zeqiri do të bëhet nënë për herë të dytë, ndërsa vazhdimisht ndan momente nga jeta e saj familjare. Në publikimet e saj në rrjetet sociale, ajo ka treguar edhe të birin, Daskanin. Në një fotografi të publikuar në Instagram, Dafina shihet pranë të birit, ndërsa të dy nxjerrin gjuhën jashtë. Momenti familjar vjen me një pozë të ëmbël dhe spontane, shkruan “Kosovarja”. Daskani shfaqet i qeshur pranë nënës së tij, ndërsa fotografia ka sjellë një tjetër moment të veçantë nga përditshmëria e tyre familjare. Dafina, ndërkohë, po shijon periudhën e shtatzënisë dhe pritjen për ardhjen në jetë të…

Lexo më Shumë

Kur flasim për transformimin urban të Tiranës, është e pamundur të mos e vëmë re ndikimin e thellë të arkitekturës italiane, e cila ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në qytet. Në periudhën midis viteve 1930 dhe 1940, vizioni italian i arkitektit Gherardo Bosio shënoi një epokë të re për kryeqytetin shqiptar, duke i dhënë atij një formë dhe dinjitet të ri. Gherardo Bosio, si arkitekt dhe urbanist, luajti një rol kyç në transformimin e Tiranës gjatë viteve 1939-1941. Ai nuk u angazhua vetëm në një projekt estetik, por në një manifestim të fuqisë së Perandorisë Italiane, duke përdorur racionalizmin…

Lexo më Shumë

Situata e krijuar nga zjarri në territorin e Bashkisë Krujë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë mbrëmjes së sotme, duke detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara. Mijëra banorë po largohen nga lagjet e Krujës për shkak të avancimit të flakëve, ndërsa raportohet edhe për shkëputje të energjisë elektrike në qytet. Ndër zonat më të rrezikuara është Barabiti, ku banorët raportojnë se zjarri ka mbërritur pranë banesave. Sipas dëshmive nga terreni, të paktën dy shtëpi janë djegur. “Situata është shumë e keqe. Shteti s’ka marrë asnjë lloj mase. Kjo lagje mund të ketë mbi 100 shtëpi, pa shkuar…

Lexo më Shumë

Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa çifti tashmë ka nisur edhe bashkëjetesën. E duket se jeta nën një çati po sjell edhe situatat e para me humor mes tyre. Klodi ka bërë një postim në X, ku me shaka ka kërkuar “ndihmë” për një zakon të Elijonës. “Dikush ta ndalë Elin nga blerjet shtëpiake, ju lutem”, ka shkruar ai. Postimi mori reagime nga ndjekësit, ndërsa një prej tyre i sugjeroi çiftit që blerjet t’i shndërrojnë në përmbajtje për TikTok. Klodi duket se e pëlqeu idenë, duke…

Lexo më Shumë

Kapet pas disa orësh kërkimesh autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë. Policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Kristjan Sterjos në afërsi të banesës së tij, pas kontrolleve intensive të zhvilluara në disa zona të qytetit. Sterjo, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit i cili ishte pjesëtarë i Forcave të Armatosura, u shoqërua nga forcat e Policisë në Komisariat, siç duket nga pamjet. 20-vjeçari Joan Zuko u vra pas një konflikti, ndërsa autori i dyshuar ishte larguar menjëherë nga vendngjarja. Pas krimit, Policia dhe forcat RENEA zhvilluan kontrolle në disa zona, përfshirë edhe…

Lexo më Shumë

Një protestues, duke folur nga protesta para Kryeministrisë, ka hedhur akuza ndaj drejtuesve të lartë të shtetit, duke ngritur pretendime për pasuri të fshehura jashtë vendit dhe privilegje të zyrtarëve. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos kenë frikë dhe të vijojnë të denoncojnë atë që e konsiderojnë të padrejtë. Protestusi u ndal dhe te lajmi mbi heqjen dorë nga shtetësia shqiptare e vajzës së Beqajt. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur ka firmosur heqjen e shtetësisë për vajzën e kryehajdutit Beqaj. Kjo bëhet për të fshehur pasuritë jashtë vendit. Këtë gjoja që bëjnë propagandë për shkolla, fëmijët e tyre i…

Lexo më Shumë

Vesa Vllasaliu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, e cila muaj më parë u bë nënë për herë të parë, është shfaqur në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, ku duket në formë mjaft të mirë. Në imazhet e publikuara, Vesa shfaqet e veshur në mënyrë elegante dhe me një pamje që ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave. Ndryshimi në paraqitjen e saj pas lindjes ka bërë që shumë ndjekës të komentojnë për format e saj trupore. Edhe më herët, Vesa ishte komentuar për rikthimin e shpejtë në…

Lexo më Shumë

Spanja ka vendosur kontrolle kufitare për të gjitha udhëtimet ajrore dhe detare nga Italia, ndërsa përplasja mes dy vendeve anëtare të BE-së për çështjen e migracionit po përshkallëzohet. MARKETING Masat, të cilat nisën në mesnatëdhe do të zgjasin për një muaj, vijnë një javë pasi Italia vendosi kufizime të ngjashme, pas fluksit të rreth 78 mijë migrantëve nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës. Zyrtarët spanjollë thanë se dokumentet e 5-10% të pasagjerëve po kontrollohen përpara se ata të lejohen të zbresin nga avionët. Edhe Italia ka deklaruar se kontrollet në kufi janë të rastësishme. Kriza ka vënë përballë kryeministrin…

Lexo më Shumë

Shtëpitë në Vranjefc po rrezikohen nga zjarri që pa përfshirë disa toka pjellore. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve, që po punojnë për të shuar zjarrin, raporton IndeksOnline. Me thatësinë dhe temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vend, rreziku për përhapje të zjarreve është në rritje. Banorët janë të shqetësuar nga situate, teksa të njëjtit janë angazhuar në asistimin e zjarrfikësve.

Lexo më Shumë