Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK këtë të shtunë në Vlorë, ku u godit grupi kriminal i Inez Hajrullës. Në total, SPAK lëshoi 8 urdhër arreste për anëtarët e grupit kriminal të të fortit të Vlorës. Përveç vrasjes së Gentian Qarrit, ngjarje kjo e ndodhur 5 vite më parë, Inez Hajrulla dhe krahu i djathtë i tij, Ervis Matodashaj rezultojnë të përfshirë edhe në ekzekutimin e Bledar Birçajt, i vrarë në Vlorë në 10 maj 2021. Gazetarja Klodiana Lala raporton se ata janë zbuluar nga bisedat në SkyEcc dhe akuzohen për sigurim kushtesh për vrasjen e Birçajt. …
Author: almakos
Nëse do të ketë rritje të menjëhershme dramatike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do të intervenoj. Kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen nëse pritet të rriten çmimet nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, edhe pse siç u shpreh KRRE është trup i pavarur dhe nuk ai nuk i komenton vendimet e tij. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nëse ka një rritje të menjëhershme dramatike ne si Qeveri të martën në seancë të Qeverisë do të intervenojmë, kemi disa opcione në dispozicion, nëse do të ulim akcizat, apo tatimin e vlerës së shtuar. Kështu që ne si Qeveri,…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se këtë javë pritet të përfundojnë konsultimet dhe Qeveria të dalë me propozim për ndonjë emër për prokuror të ri publik të shtetit. “Javën tjetër presim që konsultimet të përfundojnë dhe të dalim me një emër të propozuar që do ta dërgojmë në Kuvend”, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit të kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Ministri i Punëve të Brendshme, Panche Toshkovski, deklaroi se institucionet po zhvillojnë luftë të vendosur kundër krimit dhe korrupsionit pa selektivitet, duke vepruar ekskluzivisht në bazë të provave dhe ligjit. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Shou i natës me Bogdan Ilievski” në televizionin Alfa TV, Toshkovski foli për disa çështje aktuale të sigurisë, duke theksuar përkushtimin e institucioneve për respektimin konsekuent të sundimit të ligjit. Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme po punon vazhdimisht për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e mekanizmave për zbulimin dhe parandalimin e krimit, ndërsa çdo rast trajtohet në bashkëpunim me prokuroritë dhe…
Ministria e Shëndetësisë dhe Qyteti i Shkupit kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e parkingjeve brenda Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Marrëveshja është për një periudhë prej 15 vitesh, me 10 për qind qira nga qarkullimi i përgjithshëm i realizuar. Në fazën e parë është paraparë ndërtimi i dy parkingjeve moderne të montueshme, me të paktën 500 vende parkimi, të cilat pritet të vihen në funksion deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Parkingjet do të jenë të dedikuara kryesisht për pacientët dhe për të punësuarit në Qendrën Klinike. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se Qyteti i Shkupit brenad…
Në vijim të aksionit të zhvilluar nga forcat speciale me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar punonjësi i Policisë së Shtetit, Rezart Kuçi. Sipas gazetares Klodiana Lala, urdhri i arrestit është ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërsa ndaj efektivit rëndojnë akuza të rënda si shpërdorim detyre, përfshirje në trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Lala raporton se Rezart Kuçi aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit/ekspert në Seksionin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Më herët, ai ka mbajtur edhe poste të tjera drejtuese në Policinë…
Kryetarja e Forumit të Grave të LSDM-së, Kaja Shukova, në konferencën e sotme për shtyp kërkoi përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas disa tragjedive që, sipas saj, lidhen me dhunën në familje dhe dështimet e institucioneve. Ajo tha se publiku është i tronditur dhe i pikëlluar pas rastit të fundit në lagjen Karposh në Shkup, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj e mitur. Sipas Shukovës, për dy vjet janë bërë 12 raportime për dhunë në familje ndaj vajzës së vogël, por institucionet nuk kanë reaguar në mënyrën e duhur. Ajo përmendi edhe raste…
Fishekë dhe shumë telefona janë gjetur në banesat e kontrolluarara gjatë operacionit të zhvilluar nga SPAK në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ndaj grupit kriminal në Inez Hajrullasë, i cili pasoi Edison Harizajn. Gazetarja Klodiana Lala raporton se ndërkohë urdhër-arreste janë lëshuar për Ines Hajrullain dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodoshaj. Deri tani mësohet se të dy këta emra të njohur të botës së krimit nuk kanë arritur të vihen në pranga. Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se jo vetëm nga zbërthimi i Sky ECC por dhe nga dëshmi, të dy këto persona akuzohen se…
Banorët e fshatrave të njësisë Thumanë protestuan sot për të katërtën herë radhazi pranë nënkalimit të autostradës Thumanë-Kashar. [embedded content] Shkatërrimi i rrugës së Gramzës, i dëmtuar rëndë nga automjetet që devijojnë nga autostrada, dhe mungesa e reagimit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARSh) dhe Bashkia Krujë për investimin e kësaj rruge, të gjatë vetëm rreth 500 metra, detyroi banorët të dalin në rrugë. Për rreth një orë, protestuesit bllokuan qarkullimin, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e rrugëve të dëmtuara të Krujës, një nga zonat më pak të investuara dhe të lëna jashtë vëmendjes së qeverisë. “Kemi dal në protestë…
Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe në kushte të rrugëve të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi. Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me shpejtësi të përshtatur, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 18 gradë. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë MARKETING
Pas fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, edhe Shqipëria po përjeton efektin indirekt zinxhir të krijuar në tregjet globale nga përshpejtimi i rritjes së çmimeve të karburanteve, tarifave të transportit dhe pasigurisë për rezervime të reja në turizëm. Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, duke iu referuar çmimeve të furnizimeve, shpjegon ndikimet nga situata e fundit në tregun global të naftës, të cilat sollën rritje të çmimeve me 4 lekë për litër për disa pika të furnizimit në vend. “Ditën e premte, para sulmit, nafta e rafinuar u ble me 700 USD për ton. Pas sulmit, çmimi u…

