Author: almakos

Të paktën dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në rajonin e Dnipropetrovskit, në Ukrainë. MARKETING Guvernatori i rajonit, Oleksandr Khanza, bëri të ditur se forcat ruse kryen afro 50 sulme në pesë zona të ndryshme, duke përdorur dronë, bomba ajrore dhe artileri. Sipas autoriteteve lokale, dy viktimat u regjistruan pranë qytetit të Nikopolit, i cili ndodhet përballë centralit bërthamor të Zaporizhias, të kontrolluar nga Rusia, dhe vazhdon të jetë një nga zonat më të goditura nga bombardimet. Nga gjashtë të plagosurit, një person ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Propozimi i mazhorancës për reformën territoriale vijon të shkaktojë protesta në bashkitë që do të zhbëhen, ku mbrëmjen e së premtes qytetarët e Fushë-Arrëzit, administrata e bashkisë dhe deputetë të shumtë protestuan kundër shkrirjes së këtij institucioni me Bashkinë Pukë.[embedded content] Protestës iu bashkuan dhe bashkëkryetari i komisionit për reformën territoriale nga opozita Luçiano Boçi, deputeti Gjin Gjoni dhe kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Hil Curri, i cili hodhi akuza të forta ndaj Arbajn Maznikut. Propozimi i PS-së për reformën territoriale ka shkaktuar pakënaqësi edhe te vetë socialistët, ku ish-kandidati për deputet Pavlin Luli iu bashkua kauzës së qytetarëve kundër zhbërjes së…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se të martën, më 11 gusht, do të realizohet dezinsektimi ajror kundër larvave të mushkonjave në territorin e kryeqytetit. MARKETING Sipas njoftimit të autoriteteve të qytetit, trajtimi do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit dhe ka për qëllim uljen e numrit të larvave të mushkonjave, me çka synohet të parandalohet shumimi i mëtejshëm i tyre. Nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se realizimi i dezinsektimit do të varet nga kushtet atmosferike. Në rast se moti nuk lejon zhvillimin e trajtimit në termin e paraparë, ndërhyrja do të shtyhet për ditën e parë…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas konfirmimit të Eric Wendt për rolin e tij si Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri. Përmes një reagimi zyrtar ambasada konfirmoi ardhjen e Wendt për të marrë rolin e përfaqësuesit më të lartë të SHBA në Shqipëri. Më tej në reagim ambasada shkruan se pritet ardhja e Wendt në Tiranë, nga ku ai, sipas tyre, do të mbështesë vizionin e presidentit Donald Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane. “U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij…

Lexo më Shumë

Aktivistja 32-vjeçare turke, Julide Yazici, e cila u ndalua në Rinas me qëllim ekstradimi drejt Turqisë, u la në burg nga Gjykata e Tiranës pavarësisht se ajo gëzon mbrojtje ndërkombëtare dhe statusin e azilantes politike në Francë. Autoritetet turke e kërkojnë atë për të vuajtur një dënim 4 vjeçar me burg nën akuzat e mbështetjes së organizatave terroriste, por Yazici pretendon se përndiqet politikisht. Vladimir Karaj | BIRN Gjykata e Dhomës Penale në Tiranë caktoi të premten masën e sigurisë “arrest në burg” për aktivisten politike 32-vjeçare, Julide Yazici. Ajo u arrestua më 4 gusht 2026 në Rinas, ndërsa udhëtonte…

Lexo më Shumë

Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në qendër të debatit në Itali dhe Europë, ndërsa sipas gazetës spanjolle El País, struktura mbetet pothuajse bosh dhe përballet me pengesa ligjore që kanë bllokuar funksionimin e saj të plotë. Projekti ishte një nga nismat kryesore të qeverisë së kryeministres italiane Giorgia Meloni për të menaxhuar emigracionin jashtë territorit italian. Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë parashikonte që emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane të dërgoheshin në Shqipëri, ku do të kryheshin procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil dhe kthimin e atyre që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Gjini, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Kosova po përballet me një situatë që po shihet me shqetësim nga qytetarët dhe miqtë e saj, ndërsa kundërshtarët e vendit po e shohin me gëzim. “Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë! Sonte Kosovën e shohin me gëzim të gjithë armiqtë”, ka shkruar Gjini. Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale” Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Kurtit, duke e akuzuar se po…

Lexo më Shumë

Në ditën e 69-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë përcjellë një tjetër mesazh nga sheshi, duke adresuar me shkrim një thirrje drejtuar Prokurorisë së Posaçme. Mesazhi lidhet me kërkesat e protestuesve për veprime hetimore ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë, ndërsa tubimi vijon prej javësh me akuza për korrupsion dhe keqqeverisje. Screenshot Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu që SPAK të ndërhyjë ndaj zyrtarëve që janë nën hetim për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila po hetohet për akuza të lidhura me korrupsionin.

Lexo më Shumë

Forcat izraelite dhe pushtuesit kryen një seri bastisjesh dhe sulmesh duke synuar pesë komunitete palestineze në katër guvernatorate të Bregut Perëndimor të pushtuar, sipas burimeve lokale. MARKETING Incidentet u raportuan në guvernatoratet Nablus, Ramallah dhe Al-Bireh, Jenin dhe Hebron, dhe përfshinë arrestime, ndalime, një njoftim për shembje dhe sulme nga pushtuesit. Në Nablus, forcat izraelite bastisën fshatin Iraq Burin, në jug të qytetit, duke shkaktuar përleshje me të rinjtë palestinezë. Ushtarët qëlluan me municion të vërtetë gjatë bastisjes, thanë burimet lokale për Anadolu. Në qytetin e afërt Beit Furik, banorët palestinezë u përballën me pushtuesit që sulmuan zonën lindore të…

Lexo më Shumë

Mot shumë i nxehtë me temperatura të larta dhe vranësira të lehta deri në mesatare do të jetë gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme. Administrata Hidrometeorologjike njoftoi në faqen e saj në Facebook se nesër do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut të temperaturave të larta. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 33 deri në 40 gradë. Pasdite, do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Do të ketë…

Lexo më Shumë

Aktivisti Edison Lika ka marrë fjalën në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku protestuesit janë mbledhur për të 69-ën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Lika deklaroi se protesta vijon të ruajë të njëjtën energji si në ditën e parë, pavarësisht kohëzgjatjes së saj. “Rama në burg, Belinda në burg. E kush do ta mendonte që pas 69 ditësh rezistencë, ky shesh do të kishte të njëjtën energji si ditën e parë”, u shpreh ai. Aktivisti iu përgjigj edhe zërave që, sipas tij, kanë parashikuar zbehjen e protestës me afrimin e shtatorit. “Dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se ishte “i nderuar” të nënshkruante Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës së bashku me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, duke e përshkruar paktin si një hap historik për paqen dhe sigurinë në rajon, transmeton Anadolu. MARKETING “I nderuar të nënshkruaj Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës së bashku me vëllezërit e mi të dashur, Lartmadhërinë e Tij, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe Shkëlqesinë e Tij, Presidentin Recep Tayyip Erdogan”, tha Sharif në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X.…

Lexo më Shumë