Gjatë betimit për kryeministër të ri të vendit, Hristijan Mickoski përmendi emrin kushtetues Maqedonia e Veriut, raporton SHENJA. Kjo për dallim nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska, e cila nuk e pati përmendur, duke shkaktuar reagime të shumta sidomos tek pala greke. The post “Do ta respektoj kushtetutën e Maqedonisë së Veriut”… kryeministri Mickoski e përmendi emrin kushtetues të vendin appeared first on TV-SHENJA.
Author: almakos
Mandatari Hristijan Mickoski në fjalimin e tij para votimit të Qeverisë deklaroi se akuzat e qeverisë na defokusojnë nga problemet reale të qeverisë. Ai tha se do t’i ketë parasysh vërejtjet në funksionimin e mëtejshëm, më shumë se çfarë nuk duhet të bëj. “Duhet punë projekte konkrete. Këtë e premtoj sërish para jush. Shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe institucionet do të punojnë për ta”, tha Mickoski, raporton SHENJA. Mickoski tha se qytetarët dëshirojnë më tepër para, jetë më dinjitoze, ndërsa këto për shkak paaftësisë së pushtetit të deritanishëm nuk ka qenë të mundur. Mickoski tha se…
Është bllokuar hyrja dhe dalja nga Shkupi. Sipas informacioneve fillestare, një rrethore e hekurt nga ura në hyrje të Autokomandës ka rënë, e cila pengoi lëvizjen. Për hyrje dhe dalje nga Shkupi është formuar një kolonë kilometrike. Ekipi i policisë ndodhet në terren. The post Bie rrethoja e hekurt, bllokohet rruga tek ura në Autokomandë appeared first on TV-SHENJA.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar oficerin e policisë, Nënkomisar Kastriot Palushi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas AMP, arrestimi i Palushit u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje. “Në përfundim të veprimeve,…
Shkupi këtë mbrëmje ishte kapluar nga shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar me bubullima dhe me breshër. Më parë rajoni i Tetovës ishte kapluar poashtu nga reshje të shumta të cilat kaun shkaktuar shumë dëm. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, përcjell SHENJA, kanë njoftuar se mbi 50 shtëpi janë vërshuar. “Në 112 në QMK ka më shumë se 200 denoncime për dëmtim të makinave, përfshirë edhe thyerje të xhamave të makinave në lëvizje në autostradën Shkup-Tetovë, posaçërisht në pjesën e komunës së Zhelinës”, kanë njoftuar nga QMK. /SHENJA The post Mbi 200 denoncime për dëmtim të makinave në autostradën Shkup-Tetovë…
Deputetët pasdite kanë vazhduar debatin për qeverinë e re, e cila duhet të votohet më së voni deri në mesnatë. Por seanca u ndërpre për shkak ndërprerjes së energjisë elektrike pas motit të lig në Shkup, raporton SHENJA. Nga Kuvend kanë thënë se seanca do të vazhdojë pasi të tejkalohen problemet teknike të shkaktuara nga moti i ligë. Pjesë të Shkupit janë përfshirë nga stuhi dhe reshje të shumta të shiut të shoqëruar me bubullima dhe breshër. Më parë edhe Tetova ishte përfshirë nga moti i lig. /SHENJA/ The post “I Ikin dritat Kuvendit”, moti i lig shtyn seancën për…
Pas stuhisë së madhe dhe shiut të rrëmbyeshëm të shoqëruar me breshër që kaploi rajonin Tetovës, e njëjta tani ka kapluar edhe rajonin e Shkupit. Përmbi 15 minuta në Shkup kishte shi të rrëmbyeshëm e shoqëruar me breshër, ndërsa qytetarët kanë filluar të denoncojnë për dëmet të shkaktuar. /SHENJA/ The post Edhe Shkupi kaplohet nga reshjet e dendura të shiut, bubullima dhe breshër appeared first on TV-SHENJA.
Këtë pasditë Erseka dhe rrethinat janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit. Kryesisht zonat që më së shumti janë prekur nga breshëri janë rrëzë malit të Gramozit,në Rehovë Starje dhe Prodan. Breshri siç raportojnë banorët zgjati deri në 20 minuta dhe po sipas tyre mendohet të ketë bërë dëme në drufrutorë. Do të jenë grupet e punës që do të zbresin në terren ditën e hënë për të evidentuar dëmet. Shiko VIDEON The post ‘Çmendet’ moti, reshjet e breshrit zbardhin qytetin e Ersekës, dëme në pemët frutore (VIDEO) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Deputeti Halil Snopçe nga radhët e VLEN ka reaguar ndaj deputetes së Frontit Evropian Ilire Dauti e cila deklaroi se vendi i VLEN-it është në opozitë dhe jo në Qeveri. Snopçe tha se ata dikur kanë patur kauzë të përbashkët dhe kanë tentuar që ta dërgojnë BDI-në në opozitë. “Fatmirësisht unë vazhdoj të jem kundër BDI-së ndërsa fatkeqësisht ju jeni shndërruar shërbëtor të BDI-së. Drejtësia është historike, sepse pjesë më e madhe ka të bëjë me shkuarën, asnjë kriminel nuk dënohet për të ardhmen por dënohet për krimet që ka bërë në të shkuarën. Kriminelët janë kundër historisë se dëshirojnë…
Rruga dalëse nga Shëngjini drejt Kurbinit është bllokuar ditën e sotme duke shkaktuar radhë kilometrike. Trafiku ka krijuar një radhë me automjete prej rreth 12 kilometrash, ndërsa shkak për një numër kaq të madh automjetesh, është bërë fluksi i madh i turistëve. Mësohet se policia po mundohet te drejtoje trafikun, sërish situata është e vështirë për drejtuesit e automjeteve. Kjo nuk është një situatë sporadike, por e përsëritur. The post Sezoni veror, “paralizohet” aksi Shëngjin-Kurbin! Radha e makinave shkon në 12 kilometra appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti, në fjalimin e saj në kuvend, tha se afrimi i VLEN-it në Qeveri për shqiptarët ishte mesazh se vota juaj vlen zero. “Kjo fjali servilizëm do ta shihni të ambalazhuar me meritokraci dhe profesionalizëm. Ju sugjerojë të nderuar qytetarë, çdoherë ky klik politik që po e shkel vullnetin popullit shqiptarë, kur do ta dëgjoni fjalën profesionalizëm dhe meritokraci bëhet fjalë për servilizëm. Por mandatari po harron se kur vendos që në qeverinë e tij të merr humbësit ai dhe funksionin e tij po e vendos në pikëpyetje”, tha Ilire Dauti, raporton SHENJA. Ajo tha…
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në via Lucrezia Aguiari, për drogë. I riu u vu në pranga brenda një parkingu teka po i dorëzonte një blerësi, dy doza të vogla kokaine të mbështjella me celafon. Pas kontrolleve, 29-vjeçari shqiptar u arrestua dhe klienti 22-vjeçar u denoncua në Prokurori si përdorues droge. The post U kap teksa po i shiste drogë një klienti, vihet në pranga 29-vjeçari appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

