Author: almakos

Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka konfirmuar se deklarata e mandatarit për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mbi përdorimin e emrit kushtetues të shtetit në të gjitha kontekstet zyrtare është në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Mickoski, i cili së fundmi ka paraqitur propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin e saj, ka theksuar se do të bëjë betimin për kryeministër duke përdorur emrin kushtetues, dhe do ta përdorë atë jo vetëm jashtë vendit, por edhe në deklaratat verbale. Departamenti i Shtetit thekson se Marrëveshja e Prespës, e cila adreson përdorimin e emrit të shtetit, është një arritje…

Lexo më Shumë

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës, pasi në bashkëpunim me një të mitur, vodhën sendet me vlerë në makinën e dy turistëve gjermane. Policia bën të ditur se dy personat kishin vjedhur një shumë parash, tabletë, celular dhe sende të tjera. Policia ka sekuestruar shumën e parave dhe sendet e vjedhura, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë ua ka dorëzuar turistëve. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e dy turistëve të huaj, të parkuar në plazhin “Lapardha”, Lukovë, ishin vjedhur një shumë parash dhe sende personale, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Andonov, ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e shtëpisë së tij verore në Bjeshkët e Osogovës. “Në orën 18:00 nga urgjenca mjekësore është raportuar se M.A. i lindur në vitin 1962 nga Koçani duke punuar në çatinë e një shtëpie verore në malin Osogovë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë në vend. Vdekja është konstatuar nga shërbimet emergjente mjekësore, është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Andonov në tre mandate, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2016, ishte pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së. The post U rrëzua nga…

Lexo më Shumë

Vijon intensivisht puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjeve të vjetra kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në to. Si rezultat i hetimeve, identifikohet një tjetër autor i implikuar në një vrasje, të ndodhur në vitin 2009. Në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe partnerët vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Për këtë ngjarje janë arestuar 4 shtetas, njëri prej të cilëve është ekstraduar nga Anglia, 2 muaj më parë. I ekstraduari nga Anglia i lokalizuar falë informacionit që dispononte DVP Elbasan dhe Departamenti i Policisë Kriminalë,…

Lexo më Shumë

Prej disa ditësh Shqipëria ka qenë nën ndikimin e kushteve të nxehta atmosferike, por duke filluar nga dita e sotme Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Temperaturat edhe sot do të vijojnë të jenë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës ka ndodhur një vetaksident i rëndë në fshatin Budakovë të Suharekës. Për aksidentin ka njoftuar në rrjetet sociale mjeku Arberim Basha. Ai ka publikuar pamje të aksidentit, derisa në vendngjarje shihen ekipet mjekësore. Përveç tyre në vendngjarje kanë dalur edhe ekipet policore, të cilat janë marrë me rastin./Insajderi/ Shiko foton: The post Vetaksident i rëndë, publikohen pamjet appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Në varrezat e Kalabrisë në Itali, ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit At Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare. Belushi ishte quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” dhe kishte qenë pritës i pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali. Në arkivolin e Belushit drejt banesës së fudnit, u vendosën sipër flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës. Belushi a shërbyer si prift famullitar arbëresh dhe ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Antonio Belushi…

Lexo më Shumë

SYRIZA dënon pa mëdyshje shkeljen e re të Marrëveshjes së Prespës nga kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Mickoski, dhe i bën thirrje Qeverisë së Micotakisit që më në fund t’i ndërmarrë  veprimet e parapara, njoftuan nga partia opozitare greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. The post SYRIZA: E dënojmë shkeljen e re të Marrëveshjes së Prespës nga z Mickoski appeared first on TV-SHENJA.

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë bërë të njohura nga aksidenti i rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit-Maminas, ku mbeti i vdekur 16-vjeçari Alban Hasrama. Mësohet se përplasja mes dy mjeteve është shkaktuar prej shpejtësisë tejet të lartë. Bëhet me dije se një prej automjeteve i preu rrugën tjetrit, pranë degëzimit të rrugës për në Hamallaj, duke shkaktuar kështu përplasjen e tyre. Sipas njoftimit të autoriteteve, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç. Ndërkohë, ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa 16-vjeçari që…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit- Maminas, ku për pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar. Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Alban Hasrama. I riu mësohet se ka qanë pasagjer në një prej mjeteve të përfshira në aksident. Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Ndërkohë end nuk duhet nëse ka të lënduar të tjerë dhe cilat kanë qenë shkaqet e aksidentin. The post EMRI/ Aksident me vdekje pranë Gjirit të Lalzit, humb jetën 16-vjeçari appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka përfunduar provimi i maturës. Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se ka përfunduar Provimi i Maturës 2024, të cilit iu nënshtruan rreth 19 mijë maturantë. Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 151 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë […] The post Kjo është data e publikimit të rezultateve të Provimit të Maturës appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Replika, kundër replika, akuza për njëri tjetrin, kështu sot ishte situata  në Kuvend, pasi  ka  filluar seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë së propozuar nga mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.  Kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili bënë  pjesë në  Frontit Europian, deklaroi se shteti po kthehet mbrapa, bazuar siç tha,  në tre dimensione,  prishjen e ekuilibrit ndëretnik, majorizimin ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë, si dhe bllokimin e rrugës së anëtarësimit të vendit në BE. Në këtë kontekst, sipas tij VMRO-ja ka kërkuar një partner te shqiptarët për të përmbushur kauzën e saj. Ai tha se…

Lexo më Shumë