Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë ka kërkuar që të shkyçet rryma në tërë qytetin pas reshjeve të shiut. Sipas tij, rreziku nga goditja e rrymës për qytetarët dhe zjarrfikësit është e lartë për shkak se janë përmbytur bodrumet e disa shtëpive dhe objekteve, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov. Në numrin e telefonit 112 kanë arritur disa denoncime nga qytetarët për bodrume të përmbytura. Stuhia që ka goditur Tetovën pasditen e sotme është përcjellë me reshje të dendura shiu dhe vende-vende breshër në madhësinë e një arre. Bllokimi i trafiku është vërejtur në disa…
Author: almakos
Lajm i trishtë! Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, kolegu ynë, zëvendëskryeredaktori i televizionit ALSAT. Ngushëllime familjes së tij dhe kolegëve të gazetarit Kadriu, i cili do të mbahet mend si një njeri profesionist në punën e tij dhe me shumë vlera njerëzore. Isuf Kadriu ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ishte për pushime me familjen e tij. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë…
Sadullla Duraku nga Fronti Evropian, duke i replikuar deputetes së VMRO-DPMNE-së, Rashella Mizrahi i tha nëse ajo si hebreje a e ka pyetur Mickoskin se pse nuk respekton legjitimitetin e shumicës shqiptare. “A e ke pyetur ndonjëherë Mickoskin rreth kësaj teme. Legjitimiteti shqiptar është tek ne si Front Evropian. Ne kemi shumicën e fituar në Likovë, Haraçinë. Aty buron legjitimiteti i shqiptarëve. Ne kemi legjitimitetin dhe kjo është shumë e qartë. Ju si VLEN jemi vetëm vasal të VMRO-DPMNE-së dhe nuk përfaqësoni shqiptarët”, u shpreh Sadulla Duraku. The post Duraku: Kemi fitore të pastra në gjitha komunat shqiptare,…
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti nga radhët e VMRO-së, Nikolla Micevski, i ka bërë thirrje deputeve nga radhët e komunitetit turk që t’i bashkohen koalicionit të ardhshëm qeverisës. Micevski ka deklaruar se nëse do të pranonin ofertërn, këtyre atyre do t’u ofrohej një post zëvendëskryeministri. NIKOLLA MICEVSKI, DEPUTET NGA RADHËT E VMRO-SË “Në emër të koalicionit tonë, ju ftoj ju edhe deputetët Sali Murat, Rexhep Ismaili dhe deputetë të tjerë që të hyni në koalicion me VMRO-në, me partnerët e koalicionit dhe të gjithë së bashku të mund të punojmë për të mirën e shtetit. Për momentin mund t’ju ofrojmë…
Grupi i hakerave të ashtuquajtur “Homeland Justice”, kanë publikuar ditën e sotme të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Dokumenti disa faqesh është publikuar në rrjetin social “Telegram” dhe përfshijë të dhëna si numër ID, emër, mbiemër, gjini, vendlindje si dhe numrat celularë të qytetarëve. Krahas këtij dokumenti, “Homeland Justice”, shkuan edhe “Nëse dikush thotë: Unë e adhuroj Zotin” dhe urren vëllanë e tij, ai është hipokrit; sepse ai që vret vëllanë e tij që e ka parë, nuk mund ta dojë Perëndinë që nuk e ka parë’. Kjo nuk është hera e parë që ky grup publikon të dhëna sensitive…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pjesë e koalicionit VLEN nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se koalicioni VLEN do të bëhet pjesë e Qeverisë. Taravari ka numëruar 5 pika që do të fokusohet koaliconi VLEN në Qeverinë e re. Ja postimi i tij: Sot partia jonë do të bëhet pjesë e Qeverisë së re. Zakonisht zotimet bëhen në kohë fushate dhe pastaj harrohen, por meqë kemi folur për Ndryshim le ta nisim ndryshe, ndaj premtojmë se: 1. I gjithë grupi punues i ASH-së zotohet të punojë me ndershmëri dhe përkushtim në shërbim të njerëzve! 2. Prej sot…
Edhe pse fasulet janë më famëkeqet për nxitjen e gazrave, ka shumë ushqime të tjera që shkaktojnë gazra dhe shqetësime gastrointestinale. Gazat prodhohen kryesisht nga bakteret që jetojnë në zorrën e trashë kur ato ushqehen me grimca ushqimore që kalojnë nëpër zorrë. Sasitë e moderuara të gazit, janë një shenjë që tregon se procesi i tretjes po kryhet normalisht. Përveç fasuleve, ka një numër ushqimesh që mund t’ju shkaktojnë gazra, të cilat AgrWeb.org iu sugjeron t’i zbuloni më poshtë. Qepët dhe Hudhra Qepa dhe hudhra kanë përqendrime të larta të fruktaneve, një lloj i karbohidrateve që është i vështirë për t’u…
Moderatorja Arbana Osmani po shijon pushimet verore së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj dhe fëmijët e tyre. Si destinacionin e tyre të preferuar, çifti kanë zgjedhur Durrësin për të kaluar disa ditë relaksi. Ditën e sotme Arbana ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet, ndërsa një ndër fotot e postuara ishte ajo e vajzës së saj, Zoi. “Jeta ime”- ka shkruar ajo krahas fotos. Kujtojmë që Arbana është nënë e tre fëmijëve, ku Joni është nga martesa e parë e moderatores, ndërsa Diellin dhe Zoin i ndan me Eduartin. The post FOTOT/ Nga pushimet, Arbana Osmani ndan…
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE i ofroi deputetëve turq që të bëhen pjesë e Qeverisë, duke ju ofruar atyre një zv/ministër. “Për momentin mundemi që t’ju ofrojmë një pozitë të zëvendësministrit. Ejani në Qeveri dhe së bashku të punojmë për sfidat”, tha Micevski nga VMRO-DPMNE. Pas kësaj pasoi replika nga Bejxhan Iljaz nga Partia Demokratike e Turqvë, i cili falënderoi për ftesën. Ai tha se si parti kanë patur bisedime me të gjitha partitë para zgjedhjeve dhe se vendimin që e kanë sjellë dhe që sot janë pjesë e Frontit Evropian ishte pjesë e atij…
Deputeti i Frontit Evropian, Sali Murat në Kuvend deklaroi se programi i qeverisë nuk është në përputhje me kushtetutën e vendit dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Ai tha se në çdo kaptinë ka mospërputhje, përcaktime të papërfunduara dhe premtimi jo reale. “Në programin tuaj mandatari vendoset në rolin e dhënësit të disa të drejtave në vend që të asaj që ne të drejtat tona i thithim në bazë të kushtetutës dhe ligjeve të këtij shteti. Me asnjë çmim askush nuk mund të jetë në rolin e dhënësit apo marrësit të drejtave që janë të garantuar me të drejtën ndërkombëtare dhe…
Poeti i njohur, Agim Doçi është shtruar ditën e djeshme në spitalin nr.5 pranë repartit të Neurolgjisë në Tiranë pasi pësoi hemorragji cerebrale në tru. Agim Doci u dërgua menjëherë në spital pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit. Sipas burimeve mësohet se poeti i njohur vijon ende në gjendje kritike për jetën në Shërbimin Neurovaskular në QSUT, teksa po mbahet në monitorim të rreptë nga ekipi mjekësor. Agim Doçi është autor i qindrave teksteve të këngëve shumë të njohura, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Liban të largohen nga atje për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë. “Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai. Gjithashtu apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore në këtë vend. Ekziston mundësia e…

