Author: almakos

46 vjeçari me origjinë shqiptare, i cili dhunoi partneren e tij 25 vjeç me levë, ka pranuar krimin përballë trupit gjykues dhe është dënuar nga drejtësia helene me 4 vite heqje lirie, pa të drejtë lirimi me kusht. Sipas mediave greke, burri u shpreh përballë togave të zeza se ishte hera e parë që ai ishte sjellë i dhunshëm, për shkak se ishte në gjendje të dehur. Por në krahasim me gruan e tij, 25 vjeçarja ka deklaruar të kundërtën, duke u shprehur për autoritetet se në dy vite që ata jetonin bashkë, kjo ishte të paktën hera e katërt…

Lexo më Shumë

Një ditë pas formimit qeverisë së re, në të gjitha dikasteret u realizua pranim-dorëzimi i detyrës. Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i deritanishëm i Qeverisë, Talat Xhaferi, ia dorëzoi funksionin kryeministror kryetarit të sapozgjedhur të Qeverisë, Hristijan Mickoski, nga Xhaferi thotë se i ka uruar punë të sukseshme dhe efikase në intres të të gjithë qytetarëve. TALAT XHAFERI, ISH KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Gjatë pranim dorëzimit zyrtar të funksionit kryeministror, kryeministrit të sapo gjedhur Hristijan Mickoski i urova punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve. I theksuam zgjedhjet e lira, korrekte…

Lexo më Shumë

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore në mbarë botën. Gjatë publikimit të tij, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se dokumenti ofron vlerësimin më gjithëpërfshirës rreth fenomenit si dhe përpjekjeve të qeverive për ta luftuar atë. Ai shtoi se duke matur përparimin e shënuar në 188 vende – përfshirë Shtetet e Bashkuara – Uashingtoni synon zbatimin e angazhimit të Presidentit Biden për të parandaluar trafikimin, për të ndjekur penalisht autorët e këtij krimi, si dhe mbrojtjen e viktimave të tij. Sekretari Blinken tha se rreth 27 milionë individë në të gjithë botën janë të…

Lexo më Shumë

Posti i zëvenës drejtorit në spitalet e shtetit, duket se më nuk do të ekzistoj. Ministri i ri i Shëndetësisë Arben Taravari nuk do t’i vazhdoj mandatet e 8 nga gjithësej 14 drejtorët ekonomik. Kurse 6 drejtorë që ende kanë mandate, Taravari shpreson që brenda 2 muajve t’i shkarkoj edhe ato, për shkak se premtim I tij para se të vinte në krye të digasterit të Shëndetësisë, ishte që të mos ketë më post të drejtorit ekonomik të spitaleve. Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë “Drejtorë ekonomik janë 14, tashmë kam dhënë urdhër në Ministri, unë do të shkoj në Shtip,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski sot ka dorëzuar raport në Ministrinë e Punëve të Brendshme për kërcënime me jetën dhe sigurinë e disa prej gjykatësve. Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, denoncimi është dorëzuar për shkak të kërcënimeve të drejtpërdrejta të drejtuara ndaj një gjykatësi, përkatësisht gjykatësit që ka të bëjnë me trajtimin e një çështjeje të caktuar nga Gjykata. GJYKATA KUSHTETUESE “Kryetari Kostadinovski dënon ashpër kërcënimet e tilla ndaj gjykatësve, duke theksuar se në një shoqëri demokratike, kërcënimet e tilla dhe të ngjashme paraqesin sulm ndaj integritetit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe presion të drejtpërdrejtë mbi vendim-marrjen e pavarur…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte e ftuar sot në Konferencën vjetore të indeksit të biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revistës Monitor. Në këtë event deputetja e PD foli në lidhje me ndryshimin e indeksit të biznesit ndërsa u shpreh për shqetësimet që biznesi ka ngritur ndër vite. Tabaku u shpreh se prej vitesh indeksi i besimit në ekonomi nuk ka kaluar 50% dhe se kjo tregon që hopi cilësor që pritej nga ekonomia shqiptare nuk vjen. Ajo nënvizoi se ndonëse ekonomia sipas INSTAT ka rritje ajo nuk është e bazuar në bazamentin ekonomik të pritshëm, pasi…

Lexo më Shumë

Një person rreth moshës 60 vjeç është gjetur në bregdetin e Velipojës ditën e sotme i mbytur. Sipas të dhënave të para, identiteti i viktimës nuk dihet akoma nga autoritetet, por ai ka dalë i shtyrë nga uji e më pas është konstatuar nga pushuesit e tjerë, të cilët kanë njoftuar menjëherë ndihmën e parë dhe policinë. Dyshohet se 60 vjeçari ka pësuar atak kardiak teksa po lahej dhe ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka dërguar urim për formimin e Qeverisë së re. Ajo në rrjetin social X, shkruan se pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin për forcimin e sundimit të së drejtës. “Derisa kryeministri dhe kabineti i tij marrin funksionet, me padurim pres të vazhdojmë bashkëpunimin për forcimin e sundimit të së drejtës, përmirësimin e zhvillimit ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor, strukturave sociale dhe lëvizjen e vendit në rrugën euro-atlantike”, ka shkruar Aggeler. Ndryshe, Qeveria e re e RMV-së u votua mbrëmë me 77 vota “për”. The post Aggeler: Me padurim pres të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë e…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka deklaruar fajtor ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 vjet dhe 6 muaj burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjici do të vuajë vetëm 3 vite burg. Gjithashtu Apeli i GJKKO ka deklaruar fajtore ka deklaruar dhe Alma Kaçin, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, dhe dënimin…

Lexo më Shumë

Artan Grubi tha se për gati katër vite sa ai ka udhëhequr me në postin e Zëvendës Kryeministrit të parë dhe Ministër për Sistem Politik, është munduar që të bëjë ë punë që do bëjnë histori dhe për të cilat do të flitet me vite e dekada dhe do të mbahen mend për ato. Ja dhe shkrimi i tij i plotë: Në këto gati 4 vite, jam përpjekur, bashkë me kolegët, të cilët kontribuan në formimin e një super ekipe përfaqësuese, të bëjmë më të mirën e mundshme, aq sa dijmë e mundemi, pa i hyrë në hak askujt, pa…

Lexo më Shumë

Sot ka ndërruar jetë albanologu, Mehmet Rukiqi, i cili ishte edhe doktor i letërsisë-popullore, veteran i arsimit, bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik dhe pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve. Ai u lind në Verboc të Drenicës, ndërsa shkollën fillore e kreu në Tërstenik, gjimnazin në Drenas, shkollën normale dhe fakultetin Filozofik në […] The post Vdes albanologu Mehmet Rukiqi appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se java e fundit e qershorit në Kosovë do të jetë me mot jostabil, me shi, shtrëngata dhe në vende të izoluara kushte për breshër. IHK njofton se një ciklon me qendër rreth gjirit të Gjenovës do të ndikoj në çrregullimin e kushteve meteorologjike në pjesën dominuese të Gadishullit Ballkanik […] The post Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë