Author: almakos

Janë lëshuar 7 masa sigurie “arrest shtëpie” dhe detyrim paraqitje për mjekë të Onkologjikut, mes tyre zv.drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi, Të cilët janë nën hetim për ilaçet e kimioterapisë. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në QSUT, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin. Ndëkohë gjatë hetimeve është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrbandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”, si edhe një klinikë mjekësore. Masat e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka njoftuar sot prej 450 milionë euro në sektorin energjetik. Ky investim, sipas Mickoskit, raporton SHENJA, do të sjellë pavarësim të tërësishëm energjetik të Maqedonisë.“Nga era e Maqedonisë, investim në energjetik për më tepër para në buxhetin e Maqedonisë. Premtova punë për popullin dhe këtë po e realizojmë. Sot kam njoftuar për një investim prej rreth 450 milionë euro nga Alkazar Energy, për pavarësim tërësisht ekonomik të Maqedonisë.Energji për 100 000 mijë amvisëri nga këto mullinj me erë. 55 mullinj me erë do të prodhojnë një teravatë energji elektrike ose një milion megavat orë. Afërsisht 20% nga…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 8 mjekë të Spitalit Onkologjik në QSUT. Raportohet se bluzat e bardha janë nën hetim për ilaçet e kimioterapisë. Ky vendim është bërë me kërkesë edhe të prokurorisë së Tiranës, raporton gazetarja Klodiana Lala. Vijon…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet me 93.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.

Lexo më Shumë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të henë (24 qershor) në Portin e Sarandës. Paraprakisht raportohet se ka shpërthyer një bombol oksigjeni në një skaf, duke lënë të plagosur një person. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen.

Lexo më Shumë

Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski konsideron se nga sezoni i ardhshëm është e mundur që në Shkup të vendoset tren urban, respektivisht të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese hekurudhore për transport në qytet me trenat që u furnizuan nga Kina para përfundimit të mandatit të qeverisë së mëparshme të VMRO-DPMNE-së. Gjithashtu, ministri komentoi mbi progresin e projekteve të tjera infrastrukturore duke përfshirë ndërtimin e hekurudhës nga Kumanova deri në Deve Bair dhe një autostradë nga Kërçova në Ohër. Nikoloski premtoi të përshpejtojë realizimin e këtyre projekteve, përfshirë përfundimin e programuar të autostradës deri në fund të vitit 2026.…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, ndërsa klima e biznesit rezulton të jetë përmirësuar, sipas indeksit të biznesit të Dhomës amerikane (AmCham) për vitin 2023 të publikuar të hënën, gjetja e punonjësve të kualifikuar vijon të mbetet një problem serioz. Perceptimi i anëtarëve të Dhomës për klimën e biznesit është përmirësuar me +5,02 pikë krahasuar me vitin 2022. Gjetja e stafit të kualifikuar vendas është raportuar ende të jetë e vështirë ose shumë e vështirë nga 74.1% e kompanive që morën pjesë në anketimin e përvitshëm. Ajo është ndër 5 shqetësimet kryesore të ngritura nga kompanitë, së bashku me çështjet e “Monopolit dhe konkurrencës…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës së Menaxhimit me Kriza (QMK) Stojançe Anglov, sot njoftoi se mënyra e kompensimit të  qytetarëve që kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë naty Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov sot njoftoi se mënyra e kompensimit të qytetarëve që kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi të tjera. Angellov thotë se me vlerësimin dhe përcaktimin e masës së dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në pajtim me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim e bëjnë njësitë e vetëqeverisjes lokale sipas Metodologjisë unike për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në ditën e parë të mandatit të tij realizoi vizitë pune në Departamentin për çështje administrative Shkup në ndërtesën e TVM-së dhe pikën “Prolet” me qëllim të konstatohet menjëherë gjendja faktike lidhur me çështjen e dokumenteve personale. Toshkovski në njoftimin në Fejsbuk thekson se sërish është krijuar kaos në dhënien e dokumenteve personale. Toshkovski paralajmëroi masa intensive me qëllim që në një kohë të shkurtër të normalizohet puna dhe çdo qytetar të mund të marrë dokument në procedurë dinjitoze. “Më vjen shumë keq që më duhet të konstatoj se gjendja me dhënien e…

Lexo më Shumë

Një qytetar në Korçë është gjendur i plagosur në shpatull me sende të forta, pasditen e sotme. Ai u gjet në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës e është dërguar menjëherë në spital. Më pas ai është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë së tij u shpreh se e ka dëmtuar një person tjetër që rezulton i njohur për të. Për të zbardhur konfliktin policia ka shoqëruar në komisariat personin e akuzuar nga i lënduari. Në vijim i shoqëruari do të merret në pyetje për të zbardhur të gjithë ngjarjen dhe motivin e konfliktit.

Lexo më Shumë

Familja Kadriu, të afërmit, miqtë dhe kolegët i dhanë sot lamtumirën e fundit Isuf Kadriut, zëvendëskryeredaktorit të televizionit Alsat. Me këndim të Kuranit dhe lutje, trupi i pajetë i tij, u përcoll në vendbanimin e tij të fundit, në varrezat e Butelit. Familja Kadriu prej nesër çel të pamen, ku të gjithë miqtë do të priten për ngushëllime. Kolegu ynë Isuf Kadriu, do të mbahet mend si një njeri profesionist në punën e tij dhe me shumë vlera njerëzore. Isuf Kadriu ndërroi jetë dje, në moshën 52 vjeçare pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ishte…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet avokates së tij, Ilenja Mëhilli, ish-biznesmeni kontrovers i naftës, Rezart Taçi kërkoi që çështja penale ndaj tij për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal të transferohet në Itali, duke argumentuar se është rezident atje dhe është dënuar për të njëjtat vepra penale – kërkesë që solli shtyrjen e radhës së seancës. Rezart Taçi, ish-biznesmeni kontrovers i naftës i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme…, SPAK për pastrim parash dhe grup të strukturar kriminal, kërkon që çështja penale në ngarkim të tij të transferohet në Itali. Këtë kërkesë e parashtroi të hënën më 24 qershor gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën…

Lexo më Shumë