Pas rreth 24 orësh, autoritetet kanë arritur të identifikojnë viktimën i cili ndërroi jetë për shkak të shpërthimit të fuqishëm në Portin e Sarandës mbrëmjen e djeshme, në orën 22:00. Mësohet se viktima është Armandi Nelaj, 52 vjeç, me origjinë e vendbanim në Sarandë. 52 vjeçari ishte biznesmen prej 13 vitesh në qytetin bregdetar, i cili zotëronte një kompani të mjetëcve të rënda të ndërtimit. Nuk dihen akoma shkaqet e shpërthimit që zunë dhe Armandi Nelajn, por uniformat blu po hetojnë intensivisht për ngjarjen. Dyshohet se shpërthimi u bë me një sasi eksplozivi, pasi u gjetën disa copa metalike në…
Author: almakos
Andon Çibishev është drejtor i ri i Klinikës për toksikologji, ndërsa nesër do të emërohet drejtori i ri në Klinikën për onkologji, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ishte për vizitë në Shtëpinë shëndetësore Shkup prej ku paralajmëroi punësime në shëndetësi. “Profesori Çibishev do të jetë drejtor i ri i Toksikologjisë. Gjithashtu shpresoj se nesër do ta emërojmë edhe drejtorin e ri në Onkologji sepse atje vendimi për u.d. drejtoreshën ka kaluar nga mesi iq ershorit. Në Neurologji, drejtor i ri është ish-ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhiti”, deklaroi Taravari. Ministri i Shëndetësisë konfirmoi se janë ndërruar…
Gjykata Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin e saj për 10 personat e përfshirë në laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit. Vendimi është dhënë për shtetasit: Nikolin Gjolena, me 17 vite heqje lirie, po për shkak të uljes së dënimit, ai do vuajë 11.4 vite burg Denilson Çervenaku, me 17 vite heqje lirie, e për shkak të uljes së dënimit me 1/3 e saj, ai do vuajë 11.4 vite burg Viktor Çervenaku, dënohet me 15 vite burg, por do vuajë vetëm 10 vite për shkak të uljes së dënimit me 1/3 e saj. Klajdi Vrioni, ose…
LAJM I FUNDIT/ Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO-ja jep vendimin për 10 personat e përfshirë në grupin e strukturuar kriminal, njëri prej tyre lirohet menjëherë – Gazeta Shqiptare Online Skip to content Kronikë Lexime 1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D 55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C NJOFTIM PËR MEDIAT Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 09.01.2024, Nr. 48 Akti, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e procedimit penal me Nr.141 të vitit 2022 në ngarkim të të pandehurve: Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të…
Ngjarjen e pare, Qeveria e re e nisi me investim në energjetikë. 500 milionë dollar amerikan nga kompania Alcazar Energy, do të investohen për prodhim të energjisë elektrike në vendin tonë. Ky event grumbulloi gjysmën e kabinetit qeveritarë në një vend, për të marrë të gjithë merita nga ky projekt që pritet të hap mbi 600 vende të reja të punës. Fjalimin e tij kryeministri Hristijan Mickoski e filloi me atë që ky do të ishte investimi më i madh deri tani në pjesën e ripërtrirjes së burimeve të energjisë në rajon. Hristijan Mickoski, kryeministër “Planifikohet instalim i 55 paneleve…
Të dhëna shqetuese për vendit, për sa i përket mënyrës më të keqe të vdekjeve, pasi Maqedonia e Veriut është renditur e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit. Me 12,25 raste për milion banorë, Maqedonia e Veriut është renditur në këtë pozitë sipas analizës së portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Institutit ndërkombëtare për matjen dhe vlerësimin e shëndetit me bazë në Universitetin në Sietëll. Shkallë me të lartë të vdekjeve me arme zjarri ka në Turqi (18,16) dhe në Shqipëri (15,20). Nga vendet fqinje, kjo shkallë në Serbi është 10,44, në Bullgari…
Ish-ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe Andon Çibishev janë drejtorët e rinj të Klinikës për Neurologji dhe Klinikës së Toksikologjisë, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.Taravari ka konfirmuar se janë shkarkuar nëntë drejtorë ekonomikë, mes të cilëve edhe Besia Iljazi nga Klinika e Toksikologjisë. “Nuk i mbaj mend të gjithë, por në mesin e tyre është edhe drejtoresha ekonomike e Toksikologjisë. Është emëruar edhe drejtori i ri dhe shpresoj që nesër të fillojë. Profesor Andon Çibishev është drejtori i ri i Toksikologjisë”. “Nesër shpresoj që të caktojmë edhe drejtor të Onkologjisë, sepse aty është zgjidhja për u.d drejtor ka…
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar mbi skandalin e spitalit së Onkologjikut pranë QSUT-së, ku është zbuluar se si mjekët përdornin skema mashtruese për të mos i ofruar shërbim pacientëve të sëmurë me kancer, duke i drejtuar tek privati. Tabaku u shpreh se kjo që ka ndodhur është çnjerëzore dhe se si është bërë biznes me vdekjen. Më skandaloze qëndron fakti se këtë skema mashtrimi, e njihte dhe e mbështeste dhe zëvendës drejtoresha e Onkologjikut. “Është e pabesueshme se si mund të bëhet biznes me vdekjen dhe se kjo që ka ndodhur është çnjerëzore. Ndërkohë skandal akoma më i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Hristijan Mickoski për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Maqedonisë së Veriut. Në urimin e tij, Kurti ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë me orientim drejt NATO-s, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE. “Urime për MickoskinHM për zgjedhjen tuaj kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE/ Nga rruga Prizren-Tetova deri te mbrojtja…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e Digjitalizimit, e cila është ndërmarrja e parë publike për digjitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Kurti përmes një postimin në platformën X, ka shkruar kjo Qendër është e pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon. “Kjo qendër na ka dhënë mundësinë jo vetëm të kapim hapin, por edhe të marrim drejtimin në digjitalizimin e dokumenteve dhe koleksioneve”, ka shkruar Kurti në X. /Telegrafi/
Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë goditur një rast të fenomenti të “telemarketingut të egër” që mundon miliona qytetarë çdo ditë. Sipas njoftimit të SPAK, nga hetimet e autoriteteve italiane është konstatuar se janë kryer një sërë mashtrimesh në kuadër të një organizate kriminale. Mashtrimet e kryera nga të dyshuarit kanë nisur nga telefonatat e panumërta (të bëra edhe herët në mëngjes apo në mbrëmje vonë) me të cilat janë mbledhur të dhënat e viktimave, të cilët ishin të bindur se po flisnin me punonjës të A.R.E.R.A. (Autoriteti…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, kumton kabineti i saj. Gjatë takimit presidentja Siljanovska-Davkova dhe ambasadori Qehaja kanë biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal. Ndërkaq është përshëndetur edhe dialogu i hapur për çështje me interes të përbashkët dhe më të gjerë. Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun e shkëlqyer politik në nivelin më të lartë dhe pret që trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. MARKETING

