Author: almakos

Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm ka rënë pranë Tregut te ri, tek Ura e Salillarit në Berat. Bëhet me dije se fillimisht flakët u pikasen nga kalimtarët e rastit të cilët njoftuan zjarrfikësit. Zjarri ishte duke u përhapur për shkak të erës e temperaturave të larta, por shërbimi zjarrfikës arriti fikjen e tij në një kohë të shkurtër. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej 1000 m2 me shkurre e ferra. Sipas burimeve zjarrfikëse në vendngjarje dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve).

Lexo më Shumë

Më në fund kanë rënë maskat, politika e Shkupit është e drejtuar kundër parimeve evropiane. Kështu tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, duke komentuar deklaratat e kryeministrit të ri Hristijan Mickoski se nuk i pranon ndryshimet kushtetuese nën didaktin bullgar. Radev thotë se pret veprime korrekte si nga qeveria bullgare ashtu edhe nga institucionet evropiane, për, siç thotë ai, të ruajtuar parimet dhe normat evropiane në procesin e zgjerimit. Rumen Radev, president bullgar “Qeveria e re e fqinjit tonë ka treguar qartë se frika më e madhë e klasës politike të këtij vendi është njohja e vetë ekzistencës së fjalëve…

Lexo më Shumë

Përgjegjësi i IKMT-së së Sarandës, Julian Preni është dënuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar me 2 vite heqje lirie, por bazuar në nenin 406 të Kodit Procedurial Penal atij i është ulur dënimi me 1/3, duke përfunduar kështu me 1 vit e 4 muaj burg. Julian Preni akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që uhstrojnë funksione publike”, parashikuarn nga neni 259 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Vuajtja e dënimit për të pandehurin do të fillojë që nga dita kur i është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”. GJKKO ka dënuar me 1.4…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Demokracisë së Re, i ka dërguar mesazh dhe paralajmërim Shkupit dhe Tiranës, duke thënë se “po bëjnë llogaritë pa hanxhiun”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Për vendin tonë, pra, siç tha për fqinjët veriorë, Mitsotakis theksoi se ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe detyrimeve nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe indirekt kritikoi SYRIZA-n opozitare.“Për ata që vazhdojnë ta glorifikojnë marrëveshjen që ka shumë probleme edhe sot në ngjarje dhe konferenca të ndryshme, le ta shohin sjelljen aktuale të Shkupit, le t’i shohin eksperimentet e tyre…

Lexo më Shumë

Pothuajse një e treta, ose 31 për qind, e të rriturve në mbarë botën, që është rreth 1.8 miliardë njerëz, janë në rrezik të sëmundjeve për shkak të aktivitetit të pamjaftueshëm fizik, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH paralajmëroi se të dhënat e fundit tregojnë një tendencë shqetësuese të pasivitetit fizik tek të rriturit, i cili është rritur me rreth pesë për qind midis 2010 dhe 2022. Nëse ky trend vazhdon, parashikohet që përqindja e popullsisë me mungesë të aktivitetit fizik do të rritet në 35 për qind deri në vitin 2030.

Lexo më Shumë

Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu një ditë pas ekzekutimit të 7 masave të sigurisë për mjekë të spitalit Onkologjik, pas zbulimit të skandalit ku bluzat e bardha drejtonin pacientët me kancer në QSUT drejt privatit. SHKRESA Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike Lënda: Kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Albana Koçiu Drejtuar: Znj. Lindita Nikolla Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Këtu, Zonja Nikolla, Gjatë ditës së djeshme, opinioni publik shqiptar është përballur me një të vërtetë rrënqethëse dhe shokuese të korrupsionit galopant të Spitalit Onkologjik,…

Lexo më Shumë

Në përfundim të mbledhjes së këshillit të ministrave, për mediat ka folur edhe ministrja e Shëndetësisë  Albana Koçiu  e cila komentoi skandalin e fundit të korrupsionit në Spitalin Onkologjik. “Është e patolerueshme që mjeku figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzve, t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicës”- u shpreh ajo. Gjithashtu bëri të ditur se ka nisur një hetim administrativ, krahas atij të Prokurorisë. “E inkurajoj të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut e infermierit. Hetimi administrativ që kemi nisur së bashku me struktura…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristian Mickoski ka thënë se çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë dhe të dytë nuk pritet që të rritje, ose nëse ka shtrenjtim atëherë do të jetë maksimum prej 0-1%.“Dje ka kaluar ligji për plotësim të ligjit për energjetikë. Nga EVN jam informuar se i kanë rrisin kapacitetet në maksimum. Tani i mbetet KRRE-së, ai është trup i pavarur për të vendosur. Sipas njohurive të mia në këtë fushë, nuk pres të ketë rritje për kategorinë e parë dhe të dytë, ose ajo do të ishte minimale 0,5% deri në 1%, ose rritja e përgjithshme dyfish më…

Lexo më Shumë

 Në kuadër të megaoperacionit ‘Territor i pastër’, policia ka gjetur dhe asgjësuar 2738 fidanë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu ka identifikuar dhe proceduar penalisht  2 autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve cannabis që u gjetën në fshatin Lohe, Malësi e Madhe.  Për këtë rast, janë proceduar penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve. Në vijim të kontrolleve, në territorin e njësive administrative Shosh, Pult, Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 438 fidanë cannabisi. Vijon puna…

Lexo më Shumë

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ku në rend dite janë miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve datë 4.06.2024 dhe 11.06.2024. dhe zhvillimi i seancave dëgjimore me disa prej dëshmitarëve. Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji shprehet se e para që ishte thirrur për të dëshmuar ka qenë drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, por kjo e fundit  i ka dërguar një shkresë ku shprehet se e ka të pamundur të jetë prezente pasi është  në një aktivitet të rëndësishëm jashtë vendit, duke i bërë me dije gjithashtu komisionit se është e gatshme për të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim Robert Gorelick, ish shefin e CIA-s në Itali dhe vende të tjera të botës, i cili ka vizituar për herë të parë vendin tonë. Në një postim në platformën X, Veliaj shprehet i lumtur për bisedën që ka zhvilluar me Gorelick, sidomos për idetë se si Tirana mund të jetë një qytet më i sigurt. “I lumtur që prita Robert Gorelick në vizitën e tij të parë në Tiranë – dikur i pavizitueshëm nga asnjë vend i huaj, sot është kryeqyteti më i gjallë i shqiptarëve dhe i…

Lexo më Shumë