Author: almakos

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te skandali në Spitalin Onkologjik, ku mjekët orientonin pacientët e sëmurë me kancer drejt klinikave të tyre private. Noka është shprehur se ajo që ka ndodhur te Onkologjiku nuk është rastësi, por shtoi se nuk duhet ngritur histeri kolektive ndaj mjekëve. Sipas tij, e gjithë skema e përdorur në spitalin Onkologjk ka burim propagandën e qeverisë. Deputeti demokrat tha se tenderomania ka shkatërruar sistemin e shëndetësisë sepse është vjedhur çdo para publike, teksa theksoi se spitalet janë në ditën e tyre më të keqe.…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranë ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe infermierët spitalit të Onkologjikut. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë: – “Arrest në shtëpi” për mjekun Edmond Gashi, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; – “Arrest në shtëpi” për shtetasin Florian Marku , 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”; – “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për Koordinatorin e QSUNT Emiljano Lela, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;…

Lexo më Shumë

Gjatë seancës së sotme deputetët e PD-së i kanë kërkuar dorëheqjen ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, teksa ajo fliste në Kuvend për skandalin në QSUT ku mjekë dhe specialistë të Onkologjikut akuzohen se drejtonin pacientët me kancer drejt privatit. “Jep dorëheqjen”, i drejtohen ligjvënësit demokratë, teksa Koçiu mbante fjalën në foltore dhe dënoi veprimin e bluzave të bardha. Deputetët e PD-së goditën tavolinat duke krijuar zhurmë në sallë, ndërsa ministrja e Shëndetësisë kërkoi ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla. “T’ju vijë turp”, iu drejtua deputeti Dashnor Sula, i cili u ngrit në këmbë në shenjë proteste.

Lexo më Shumë

Presioni i gjakut është forca me të cilën gjaku lëviz nëpër arterie. Enët e gjakut mbartin gjakun nga zemra në të gjithë trupin, dhe zemra me kontraktimin e saj pompon gjakun në të gjithë trupin me anë të arterieve. Presioni i gjakut përbëhet nga dy komponente: Presioni sistolik i gjakut, i cili është niveli më i lartë i presionit të gjakut që arrihet kur zemra rreh apo pompon gjakun në arterie. Vlera normale e tij është ≤120 mmHg. Presioni diastolik i gjakut, i cili është niveli më i ulët i presionit të gjakut që arrihet kur zemra relaksohet midis dy…

Lexo më Shumë

Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Kriva Pallankë – 66 litra për metër katror, ​​pastaj në Tetovë – 52, Shkup, afër Petrovecit – 18 dhe Shtip dhe Vinicë nga shtatë litra për metër katror, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Nga DPHM, theksojnë se vlerat e dhëna për sasinë e reshjeve maten në vendet për matjen e shiut të DPHM-së, por për shkak të lokalitetit të proceseve, sasia e sedimentit ujor që ka rënë ndryshon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më i lartë se ai i matur. Temperaturat minimale…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka dhënë arsyet pse ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se në Tiranë janë zaptuar të gjitha hapësirat publike dhe nga kryeministri kërkon që me autoritetin e tij të ndërhyjë për zbatimin e ligjit. “Nuk është hera e parë që kryeministri nuk i përgjigje kërkesave për interpelance, due  përdorur parlamentin si bahçen e tij. E kuptoj që kryeministri është i stërfolur nga skandale e përditshme, dhe ka zgjedhur rrugën për t’u fshehur, por qytetaret e Tiranës kërkojnë të zbatohet ligji. Ne emër të banorëve…

Lexo më Shumë

Një punonjës policie, në aksin aksin rrugor “Sarandë-Krane”, duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga testi i alkoolit punonjësi i Policisë rezultoi 0.00 mg/l. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Në aksin rrugor “Sarandë-Krane”, punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit…

Lexo më Shumë

 Një ndër mjeket e Spitalit Onkologjik, e cila është në hetim nga Prokuroria e Tiranës së bashku me 6 kolegë të saj, ka deklaruar para seancës në gjykatë se kurrë në jetën e saj nuk ka dërguar pacientë me kancer tek privati. “Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.  

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) sot do të mbajë takimin e dytë publik në të cilin do të prezantojë hulumtimin për arsimimin mediatik te nxënësit e vitit të parë dhe të dytë të arsimit të mesëm. Fjalime hyrëse do të kenë drejtori i ASHMAA Zoran Trajçevski dhe Dejan Dokuzovski nga Projekti i USAID-it për edukimin mediatik “Të rinjtë mendojnë”, ndërsa hulumtimin do ta prezantojë Sofia Ristova nga Agjencia Rejting. Në takim, siç është paralajmëruar, drejtori Trajçevski do të flasë për aktivitetet e realizuara në përputhje me programin vjetor rë punës së ASHMAA. MARKETING

Lexo më Shumë

Policia ka publikuar planin e masave për tubimin e thirrur ditën e nesërme para Bashkisë Tiranë.  Prej orës 09:30 dhe në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës, ndaj sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. “Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në shumë vende do të ketë paraqitje të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm për afat të shkurtë (mbi 30l/m2), bubullima, erë e fuqishme (mbi 60 km/orë) dhe paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 27 deri 34 gradë. Indeksi UV do të jetë 6. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa pjesë…

Lexo më Shumë