Vit pas viti Shqipëria po ngjitet ne mesin e vendeve me çmimet më të larta të bulmetit në Europë sipas të dhënave të Eurostat. Në publikimin e shpenzimeve të familjeve për shportën e mallrave të konsumit, Instituti Europian i Statistikës e renditi Shqipërinë në vendin e tetë për nivelin e lartë të çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij në mesin e 38 shteteve. Një vit më parë në 2022 Shqipëria kishte çmimet e bulmetit 11.7% më të larta se mesatarja e BE-së, duke u renditur në mesin e 14 vendeve ne nivelin më të lartë të çmimit. Sipas Eurostat…
Author: almakos
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit. Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe video nga operacioni policor, ka thënë se mekanizmat e kontrollit dhe spiunazhit të Serbisë në Republikën tonë do t’i luftojmë me çdo kusht. “Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në…
Qeveria ka shkelur 10 herë Kushtetutën e Kosovës, kështu ka bërë të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo parti i ka mbledhur të gjitha 10 vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë shpallur në kundërshtim me Kushtetutën. LDK përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e shkeli për të dhjetën herë Kushtetutën. LDK ka renditur vendimet e Gjykatës, duke filluar nga Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës e deri te Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin Civil të Kosovës. Po ashtu hyjnë edhe Ligji për Paga, Ligji për zyrtarët publik, Ligji për Byronë dhe disa ligje…
Gjykata e Tiranës ka publikuar pamje nga ambienti i brendshëm i institucionit teksa Edmond Gashi organizoi mënyrën se si do “arratisej”. Në pamje fillimisht shihet mjeku Gashi duke gjetur momentin e përkryer për të dalë nga korridori i gjykatës. Një punonjëse e institucionit, përmes kartës së saj të posaçme del nga dera e autorizuar, por Edmond Gashi rrëmben momentin për t’a mbajtur hapur e për të dalë kështu jashtë. Pas daljes nga dera e pasme, mjeku nxiton për t’u larguar sa më parë nga oborri i gjykatës. Kujtojmë se Edmond Gashi është mjeku nën hetim i përfshirë në skandalin e…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbajtur një fjalim me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kreu i Shtetit shqiptar thekson se Shqipëria është e frymëzuar nga parimet amerikane të lirisë dhe demokracisë. Begaj thekson se miqësia historike midis dy popujve mbështetet te respekti i ndërsjellë, vlerat dhe angazhimet e përbashkëta për paqe e prosperitet. “Shqiptarët nuk i harrojnë kurrë ata që i kanë ndihmuar, u janë ndodhur pranë e u kanë dhënë dorën në ditë të vështira. Shtetet e Bashkuara ishin pranë nesh në fillim të shekullit të 20-të, kur Shqipëria po kërkonte të…
EMISIONI VETTING Bruceloza nga Greqia dhe kompanitë fantazmë Për herë të parë, “Vetting” zbulon se një ndër subjektet që ka importuar kafshë me sëmundjen e Brucelozës nga Greqia është Aleksandër Limka, i cili është ndaluar nga inspektorët e shërbimit Veterinar në Korçë, Ylli Cenkolli. Por nga procesverbali i mbajtur ngrihen dyshime për numrin e saktë, pasi nga doganat kanë hyrë 40 krerë gjedhësh, ndërkohë në procesverbalin e mbajtur nga veterineri gjenden 37 gjedhë. Nga verifikimi i dokumenteve bëhet fjalë për të njëjtën tufë bagëtish të cilat, sipas dokumenteve, në doganë kanë ardhur nga subjekti “Farma Trikallon” nga Trikalla e Greqisë…
Në seancën e nesërme të Qeverisë në rend dite do të jetë edhe rritja e pensioneve.Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Hristijan Mickoski, në takim që ka patur me ministrin për Punë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani dhe ministrin e Financave, Gordana Dimitrievska- Koçoska.“Shteti duhet të kujdeset për të moshuarit. Në bashkëpunim me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, me ministrin për Punë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani me përkushtim punojmë që urgjentisht të gjejmë zgjidhje që do të sjellë pensione më të larta për mbi 300 mijë pensionistë. Nesër, pikërisht për këtë zgjidhe…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për shfuqëzimin e ligjit të taksimit të lirë prej 15% nga Gjykata Kushtetuese, duke e cilësuar si një betejë të fituar të qytetarëve dhe opozitës. Reagimi vjen përmes një prononcimi për mediat nga Tabaku, e cila u shpreh se ky tatim nuk kishte një bazë ligjore e se ndryshimi ndodh përmes institucioneve, duke iu referuar kësaj të fundit Gjykatës Kushtetuese e cila mori vendim për një çështje që deputetja demokrate ka luftuar së fundmi. “Pas paraqitjes së argumenteve dhe fakteve ne fituam sot një betejë për të gjithë këto profesione të lira.…
Një 47 vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg nga drejtësia greke, pasi nën efektin e drogës sulmoi qytetarë dhe uniformat blu. Sulmi ka ndodhur disa ditë më parë në një stacion autobusi në zonën e Heraklion-Lassithi. Kanë qenë mediat greke ato që e kanë raportuar gjendjen e 47 vjeçarit nën efektin e drogës. Ato shkruajnë se fillimisht shqiptari ka nisur të shajë kundrejt qytetarëve që po prisnin në stacion, e më pas filloi t’i shtynte. Pas lajmërimit të policisë, oficerët mbërritën në vendngjarje por u sulmuan fizikisht gjithashtu nga 47 vjeçari. Vendimi për…
Një aksident shënon në aksin rrugor Bilisht-Sinicë pasditen e kësaj të enjte (27 qershor), ku një fugon ka përplasur motomjetin pa targë që drejtohej nga një djalë i mitur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05, kur shoferi i fugonit tip “Volksëagen” u aksidentua me motorin pa targa që drejtohej nga djali i mitur, e me pasagjer vëllain tij. Dy djemtë janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e shkakut të aksidentit. Devoll/Informacion paraprak Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruksel, ku dy persona janë vrarë aksidentalisht dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, për shkak të një sulmi me armë zjarri. Sulmi ka ndodhur mesnatën e së mërkurës, duke u gdhirë e enjte, në një lokal në pronësinë të shqiptarëve, ndaj të cilët dyshohet se u hap zjarri. Janë mediat belge ato që raportojnë se shënjestër e sulmit ishte e llogaritur për pronarët shqiptarë të lokalit. Pista kryesore e hetimit është ajo e larjes së hesapeve për trafik droge, por ende nuk ka informacione zyrtare. Autorët mësohet se kanë qëlluar me…
Kryeministri i ri i RMV-së Hristijan Mickoski, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për ecurinë e shtetit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Kryetari Mickoski theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Bashkimi Evropian për proceset reformuese dhe stabilitetin e vendit, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë të punojë së bashku me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta”. “Ambasadori Geer konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer…

