Author: almakos

OpenAI planifikon të bllokojë përdoruesit në Kinë nëse duan të përdorin ChatGPT. Shërbimi nuk është zyrtarisht i disponueshëm në Kinë, por përdoruesit dhe zhvilluesit mund ta përdorin atë përmes API-së së kompanisë. Tani mediat në Kinë po raportojnë se OpenAI ka filluar t’u dërgojë email përdoruesve në Kinë, duke treguar planet për të bllokuar qasjen në ChatGPT nga 9 korriku. Megjithëse shërbimet e OpenAI janë të disponueshme në më shumë se 160 vende, Kina nuk është në mesin e tyre. Sipas udhëzimeve dhe kushteve të përdorimit të kompanisë, përdoruesit që përpiqen të qasjen në produktet OpenAi në vende të pambështetura…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Levan -Vlorë në afërsi të fshatit Bishan. Automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Drejtuesi ka marrë dëmtime të lehta. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe shkaku i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeminsitri i parë Izet Mexhiti njoftoi se kanë filluar me koordinim të rregullt me ministrat e VLEN-it që siç tha, në mënyrë që zotimet programore të përmbushen.“KALOJMË NË VEPRIM! Në mënyrë që zotimet tona programore të përmbushen, po fillojmë me koordinimin e rregullt me ministrat e VLEN-it, të cilët do të sigurojnë një shkallë të lartë të efikasitetit qeveritar.Sigurisht, koordinimi do të shtrihet edhe tek zëvendësministrat dhe kuadrot e tjerë të zgjedhur e të emëruar nga koalicioni VLEN. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e premtimeve parazgjedhore dhe zbatimin e politikave, përmes të cilave synojmë t’i adresojmë problemet e…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, pas publikimit të të dhënave të Censit nga ku rezultoi se në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë banorë, u shpreh se shifrat janë të rëndësishme në kontekstin e bisedimeve për integrimin në BE. Ai theksoi se informacioni i saktë është thelbësor, duke shtuar se përcakton numrin e votave të vendeve anëtare në institucione dhe kontribuitet financiare që do të jepen. “Censi siguron të dhëna mbi të cilat ndërtohen politikat. Censi është i rëndësishëm edhe në kontekstin e bisedimeve në integrimin në BE. Informacioni i saktë dhe i besueshëm është thjeshtë thelbësor. Informacioni përcakton numrin e votave të vendeve anëtare…

Lexo më Shumë

Heqja e balancuesit do të bëhet në faza. Në fazën e parë do të kthehemi në bazat ligjore të Regjistrimit nga viti 2021, ndërsa pastaj me ligj edhe ndryshim i metodologjisë do të shkojmë drejt shfuqizimit të plotë të mjetit balancues me çka plotësisht do të respektohet vlera themelore e Kushtetutës – përfaqësim adekuat dhe i drejtë i bashkësive etnike, porositi sot ministri i Transfomimit Digjital, Stefan Andonovski. Theksoi se me këtë do të vihet fund asaj që fillimisht të jesh nga ndonjë etnitet, ndërsa pastaj të jesh profesionist në ndonjë sferë dhe të kesh cilësi dhe arsim. Profesionalizmi, shtoi,…

Lexo më Shumë

Kjo është protesta e 14 e organizuar nga opozita para Bashkisë së Tiranës, ku siç njoftohet, situata është tensionuar që në nisje. Protestuesit, ashtu edhe si në tubimet e kaluara, i kanë vendosur flakën gomave të vendosura përballë godinës shtetërore. Ndërkohë ka pasur tensione mes protestueve dhe efektivëve të policisë, të cilët këtë herë nuk kanë vendosur gardh metalik për të mos lejuar demostruesit të afrohen.

Lexo më Shumë

Në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë banorë. Këto janë të dhënat e bëra publike sot nga drejtuesja e Institutit të Statistikave (INSTAT), Elsa Dhuli. Konkretisht, Dhuli tha se “ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme”. “Ky cens ia ka arritur qëllimin për të cilën u krye! Të dhënat janë një e mirë publike, që përdoren për planifikim zhvillimor, analizën e dukurive demokrafike, sociale, mjedisore. Në emër të INSTAT dhe ekipit të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 mln euro të Kristjan Boçit, Elman Abule dhe 5 personave të tjerë të dyshuar se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.     Mes pasurive të sekuestruara, janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe,  apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të vetë Kristian Boçit, i cili ka reaguar menjëherë në rrjete sociale. “Kurrë si kam hy ne hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe…

Lexo më Shumë

Në 36-vjeçare në Elbasan është arrestuar nga policia pasi kishte përshtatur banesën e saj, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë. Sipas njoftimit për mediat u bë me dije se janë sekuestruar një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Illegal”, pas një hetimi për disa muaj, me metoda proaktive, për të goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit. Kishte përshtatur…

Lexo më Shumë

Në universitetin “Luarasi” u mbajt këtë të enjte konferenca vjetore shkencore, ku pedagogët e universitetit paraqitën punimet e tyre. Për “Luarasin”, kërkimi shkencor është shtylla kryesore e ekselencës. Si një universitet i përkushtuar ndaj inovacionit dhe përparimit, aty harmonizohet mësimdhënia me kërkimin shkencor, për të perfeksionuar mësimdhënien dhe dijet që u transmetohen studentëve. “Konferenca e sotme (dje) ishte e radhës e këtij viti, sepse janë bërë thuajse çdo vit. Marrin pjesë më shumë se 90 për qind e trupës akademike të universitetit, të ftuar nga universitete të tjera shqiptare, por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Sot studentëve u…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht nga partnerët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet. Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Istogu, pasi dyshohet se një person ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në deklaratën e viktimës, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal mes tyre që eskaloi në dhunë. Motivi dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.1 lekë dhe do shitet me 94 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.

Lexo më Shumë