Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, në News24, ka trajtuar sot skandalin e mjekëve në spitalin Onkologjik pranë QSUNT. Në emision janë zbardhur detaje nga dosja hetimore, ndërkohë që hidhet dritë mbi mënyrën se si nisi hetimi nga Prokuroria që çoi në masat e sigurisë për mjekë e infiermierë, zv. Drejtoreshën e QSUNT etj. Një skandal në dukje i madh, ka shpërthyer së fundmi në Spitalin Onkologjik në Tiranë, ku një hetim i Prokurorisë së Tiranës, i nisur pas kallëzimit të një qytetari në vitin 2023, ka rezultuar me ndalimin e disa mjekëve të këtij reparti, ku kurohen të…
Author: almakos
Kryeministri Hristijan Mickoski sot pasdite ka mbajtur takim me Shoqatën e pensionistëve në Veles, në të cilin ka theksuar se premtimi për pensione më të larta që u është dhënë atje në vitin 2023 është realizuar në pesë ditët e para të formimit të Qeverisë. “Faleminderit për pritjen e ngrohtë, kështu ishte në fillim të tetorit kur më kujtohet se sa prej jush thatë se me çfarë sfidash po përballeni. Dhe më pas nga ky takim erdhi ideja kryesore që të kemi një ndryshim të plotë të konceptit në sistemin e pensioneve, që është rritja lineare e pensioneve të pensionistëve.…
Policia ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ndodhi ditën e enjte në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Në aksidentin mes autobusi dhe një veture, mbeti i vdekur një person si dhe u lënduan 14 tjerë. Në raport thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30. “Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture me vozitës mashkull kosovar dhe një autobusi. Si pasojë përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar disa persona /pasagjerë dhe vozitësi i veturës i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim. Policia po ashtu ka njoftuar se të lënduarit…
Një 15 vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Milot. Uniformat blu shprehen se i mituri e ka gjetur pistoletën tip TT dhe e mori në banesë. Teksa ka qenë duke e pastruar, ai e ka shkrepur padashje dhe është vetëplagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë Malbardhë dhe adoleshenti B.H., ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale, e po kryhen hetimet mbi pistoletën dhe pronarin e saj. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme Njoftimi i policise Më…
Në ditët e fundjavës dhe të hënën moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Temperaturat ditore, siç njofton DPHM-ja, kudo do të jenë mbi 30 gradë. Të martën pritet përsëri destabilizim i motit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, në formën e stuhisë lokale. Moti nesër do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19 gradë, ndërsa maksimalja…
Në Shqipëri, popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton të jetë tkurrur me 15 përqind, krahasuar me 12 vjet më parë. Të dhënat e censit të popullsisë, të bëra publike sot nga Institut i Statistikave, deshmojnë se numri i banorëve në vend ka rënë me 429 mijë banorë me pak. Profesori i njohur I demografisë Arjan Gjonçaj, shpjegon se fenomeni i emigracionit shihet si faktori kryesor, së bashku më rënien e shtesës natyrore të popullsisë, si pasojë e uljes së lindjeve. Afro 600 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë larguar që nga viti 2011. Të dhënat e sotme të censit të…
Trupi i pajetë i një 40 vjeçari është gjendur në ujërat e lumit Drin ditën e sotme, në afërsi të urës së Bahcallekut. Uniformat blu nuk e kanë identifikuar akoma personin, por sqarojnë se është rreth 175 cm i gjatë, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantellona të gjata kafe, atlete të zeza Adidas, flokë-shkurtër dhe pa mjekër. Nga vëzhgimet e para nuk konstatohen shenja dhune, por do kryhet ekspertiza. Ndërkohë po vijojnë punimet për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftim Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut,…
Qeveria italiane ka konfirmuar se me datë 1 korrik do të mbërrijnë emigrantët e parë në dy qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin, duke zbatuar kështu marrëveshjen e nënshkruar mes dy shteteve (Shqipëri-Itali) më 6 nëntor 2023. Lajmi bëhet i ditur nga vetë shteti italian pas vizitën së Nënsekretarit të Shtetit në Kryesinë e Këshillit, Alfredo Mantovano në këto dy qendra. “Ne kemi qenë në gjendje të verifikojmë përputhshmërinë e plotë me planin dhe vlefshmërinë e këtij modeli inovativ për menaxhimin e flukseve të migracionit të paligjshëm, të cilin vendet e tjera evropiane, kryesisht Gjermania, po e vëzhgojnë nga…
Balancuesi do të hiqet dhe heqja e tij do të bëhet në tri faza. Kështu tha ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. Ndryshimi i metodologjisë që do të bëhet me ligj sipas tij, do t’i japë fund asaj që fillimisht të jesh nga ndonjë etnitet, ndërsa pastaj të jesh profesionist në ndonjë sferë dhe të kesh cilësi dhe arsim. Profesionalizmi, shtoi ai, do të jetë para zgjedhjes së përkatësisë etnike. Theksoi se numrat në mjetin digjital balancuesi prej sot tashmë janë ndryshuar që të korrespondojnë me rezultatet e popullatës rezidente nga Regjistrimi në vitin 2021. STEFAN ANDONOVSKI, MINISTRI I TRANSFOMIMIT…
I Ngarkuari me Punë David Wisner, në pritjen e 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA, është shprehur se lidhjet që bashkojnë Shqipërinë dhe Amerikën janë forcuar gjatë 102 viteve të fundit. Wisner tha se amerikanët dhe shqiptarët kanë shumë të përbashkëta, duke filluar nga shqiponjat që fluturojnë mbi vendet tona, te dashuria jonë për lirinë e deri te pasioni për futbollin. “Lidhjet që bashkojnë dy vendet tona janë forcuar gjatë 102 viteve të fundit. Kemi shumë të përbashkëta – që nga shqiponjat që fluturojnë mbi vendet tona, te dashuria jonë për lirinë, te pasioni për futbollin (sado të ndryshme që janë!),…
Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e ShkencaveShëndetësore. Vendimi i sjellur nga udhëheqja paraprake e qeverisë është anuluar, ndërsainformacioni është konfirmuar sot në seancën e parë të Qeverisë së re.“Edhe pse Projekti për themelimin e Fakultetit nuk i plotësonte kushtet ligjore, Qeveria emëparshme kishte sjellur vendim me të cilën kishte dhënë miratimin që i njejti të realizohet.Kjo është konstatuar nga institucionet kompetente pas revidimit të aktiviteteve te realizuaragjatë procedurës së deritanishme.Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për profesion të rregulluar konform Direktivës sëKomisionit Evropian 2005/36 dhe 2013/55, janë të nevojshme analiza thelbësore dhe tëhollësishme përpara qasjes për…
Në vazhdimësi është duke u përmirësuar sistemi “Qytet i sigurt”.Dënime për shkelësit e rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit rrugor ende nuk ka pasi sistemi ende nuk është vënë në funksion.“Kamerat e reja që janë duke u vendosur në Shkup janë pjesë e projektit “Qyteti i sigurt” i cili ka për qëllim forcimin e sigurisë në komunikacion dhe pasi të vendosen do të përdoren për dokumentimin e shkeljeve në komunikacion. Kamerat ende nuk janë funksionale”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Toni Angelovski.Ai tregon se pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve të nevojshme lidhur me këtë projekt, opinioni do të njoftohet për…

