Author: almakos

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnatës në Tiranë ku një 79- vjeçare është hedhur nga kati i tretë i banesës së saj. E moshuara e cila mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 29.06.2024, rreth orës 01:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës, shtetasja R. H., 79 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini ka mbajtur një fjalim në Bundestagun Gjerman. I ulur këmbëkryq duke treguar për këtë traditë të Shqipërisë ai thekson se nëse duam vërtet t’i ndryshojmë gjërat në këtë botë ne duhet të sjellim shembuj. “Shqipëria me Kosovën janë aq të vogla sa dy dhomat e SPD dhe CDU bashkë.Dy shtete të cilat flitet sikur sjellin probleme të mëdha por ajo çfarë unë shoh është frika se këtu në Europë është Shqipëria e madhe ose Serbia e madhe. Ata u frikësohen problemeve të Ballkanit por asnjëherë nuk vendosin gishtin në plagë”- thotë Galdini në…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëshortes së tij. Siç thuhet në njoftim, i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij duke e sulmuar dhe duke i shkaktuar lëndime trupore. “Viti 26.06.2024 – 16:43. Më 28.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka shkuar në shtëpinë e viktimës ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtës”, thuhet në njoftim. Viktimës i…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26 deri 30 gradë Celsisus. Në njoftim thuhet se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor, transmeton Telegrafi. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15- 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim. Gjithashtu, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. “Temperaturat minimale do…

Lexo më Shumë

  Edmond Gashi: Ndjej detyrimin dhe përgjegjësinë morale para familjes time, pacientëve, kolegëve dhe stafit mjekësor të Onkologjikut, qytetarëve të vendit tim, të sqaroj disa të pavërteta të nxitura nga portale anonime dhe gazetarë keqdashës në adresë të personit tim. E kam thënë që në krye të herës dhe e përsëris, si mjek udhëhiqem në punën time nga ai betim që më shoqëron prej ditës së parë që kam hedhur mantelin e bardhë mbi supe. Mjeku bën detyrën e tij që është trajtimi dhe referimi i pacientit për çdo rast që paraqitet për një problematikë shëndetësore. Mjeku nuk di ta…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës moti pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Orët me diell do të mbizotëojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore. Njoftimi i SHMU: Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Orët me diell do të mbizotëojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore. Era parshikohet të jetë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpjetësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i…

Lexo më Shumë

Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se konsumi i kafesë shoqërohet me një rrezik të ulur të sëmundjeve të mëlçisë. Ky studim zbuloi se pirësit e kafesë kishin 21 % rrezik më të ulët për sëmundjet e mëlçisë dhe 49 % rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundja kronike e mëlçisë. Ndërsa përfitimet shëndetësore dukeshin më të larta tek njerëzit që pinin kafe të bluar. Sipas studiuesve, kafeja e bluar përmban nivelet më të larta të disa përbërësve që mendohet se mbrojnë nga sëmundja e mëlçisë. Edhe pse studiuesit ende po mësojnë se…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, nën dyshimin për vendosjen e kamerave ilegale të kamufluara në një kondicioner në ndërtesën afër shkollës teknike në Lagjen e Boshnjakëve në veri. Derisa njohësit e sigurisë vlerësojnë se Serbisë po i humb ndikimi në veri çdo ditë e më shumë. Plani ka qenë të vëzhgohet çdo lëvizje. Jo vetëm të qytetarëve, por edhe institucioneve të sigurisë. E çdo gjë ishin në monitorim nga shteti fqinj. Kësisoj kamerat, përveç synimit për të kontrolluar dy hyrje dalje të pjesës veriore, cak kishin edhe lëvizjet e zyrtarëve policorë të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe drejtori i sapoemëruar i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev mbajtën takim pune me menaxhmentin e Departamentit për Luftimin e Krimeve të Organizuara dhe të Rënda, në të cilin, siç informojnë, u konfirmua se nga dita e parë e punës, kjo kryesi e MPB-së do të angazhohet për një luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, që në fakt është një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë. Për këtë, thuhet në kumtesën e kabinetit të Toshkovskit, vizita e parë po bëhet në Departamentin për Luftimin e Krimeve të Organizuara dhe të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme kumtoi se i respekton plotësisht obligimet e marra nga marrëveshjet ndërkombëtare nënshkruese e të cilave është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës, por rikujton se zbatimi i tij është gjithashtu një detyrim për të dyja palët. “Në të njëjtën kohë, rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ofron Marrëveshja e Prespës për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Mbetemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e procesit të integrimit evropian duke rrumbullakuar dhe përmirësuar vazhdimisht reformat…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, në News24 është trajtuar skandali te spitali Onkologjik në QSUT. Në pjesën e mëposhtme trajtohet aparatura e kobaltit, që krijon rrezatim vdekjeprurës kur instalohet në ambiente të papërshtatshme, sikundër ishte lënë në korridoret e spitalit. Denoncimin fillimisht e ka bërë një mjek, por askush nuk reagoi. Zhvendosja e aparaturës u bë vetëm pasi Prokuroria nisi hetimet. Ndërkohë që interesante është se pas nisjes së hetimit, ky burim kobalti u zhvendos në një dhomë të përshtatshme. Shqetësim që në atë kohë ishte ngritur edhe nga mjeku A.H, i cili vendosi të jepte dorëheqjen, pasi…

Lexo më Shumë