Nën sloganin “Nga Tetova në Gaza: Vajtim për djepat e zbrazët”, në sheshin e qytetit të Tetovës janë tubuar dhjetëra qytetarë, përfshirë fëmijë, për të shprehur solidaritet me palestinezët e Rripit të Gazës të cilët po vuajnë brutalitetin izraelit që nga tetori i vitit të kaluar. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Alaca, e cila në formë të improvizuar me vendosjen e djepave, veshjeve dhe lojërave për fëmijë në një hartë të Palestinës të krijuar me një çarçaf të gjakosur tregonte vuajtjet e fëmijëve palestinezë. Kryetarja e Shoqatës Alaca nga Tetova, Şükriye Kahya, tha se përmes këtij aktiviteti synojnë që t’i…
Author: almakos
Bashkimi Evropian bëri gabim historik që shtyu procesin aderues të Maqedonisë së Veriut në BE edhe pse kishte premtime se kjo do të ndodhë pas Marrëveshjes së Prespës. Kështu deklaroi deputeti i posaçëm dhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për emrin e vendit, Matthew Nimety në intervistën e tij për portalin grek “In”. “Sipas mendimit tim, Bashkimi Evropian bëri gabim historik që nuk lëvizi shpejt në bisedimet e Maqedonisë së Veriut. Kishte premtime, kishte shpresë në Maqedoninë e Veriut se pas kontestit me Greqinë, do të ndodhë fillimi i bisedimeve. Kjo nuk ndodhi”, tha Nimetz. Ai…
Pasi Aleanca për Shqiptarët – Tetovë tha se Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës i jepet VMRO-DPMNE-së, ka reaguar Komuna ku ka mohuar këtë. Komuna e Tetovës tha se ende nuk është zgjedhur kryesuesi i këshillit që siç thotë, seancën e udhëheq këshilltari më i moshuar.“SQARIM!Informojmë opinionin se Këshilli i Komunës së Tetovës ende nuk ka zgjedhur kryesues këshilli pasi sot i ka pushuar mandati Besar Durmishit, i cili është emëruar ministër. Në bazë të Ligjit dhe regullores së Këshillit, seancën e udhëheq këshilltari më i moshuar. Së shpejti do të zgjidhet kryetari i ri i këshillit, ku edhe opinioni…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (29 qershor) në aksin rrugor Fier-Pishporo, ku një 64 vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit e ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi Llambi Doko. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50. Njoftimi i policisë: Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D.. Grupi hetimor…
Këshilli i Komunës së Tetovës, me shumicë votash shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Tetovë pas situatës që u krijua nga reshjet e shiut, vendim ky që erdhi pas një seance të jashtëzakonshme që u bajt gjatë së shtunës. “Këshilli i Komunës së Tetovës sot mbajti seancën e 34 të jashtëzakonshme ku Këshilltarët me shumicë votash miratuan disa pika kyçe dhe shumë të rëndësishme si: Propozim Vendimin për mbrojtje, shpëtim dhe menaxhim me kriza në Komunën e Tetovës për vitin 2024, Propozim-Vlerësim mbi rrezikshmërinë e Komunës së Tetovës nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive të tjera, Propozim-Plani për mbrojtje dhe shpëtim nga…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër Kakavijë, teksa një automjet i uniformave blu është përplasur me një makinë tjetër. Mësohet se aksidenti ka qenë frontal dhe ka shkaktuar dëmtim të rëndë të dy personave të përfshirë në aksident, njëri prej tyre efektiv policie. Grupi hetimor ka mvbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B.. Nga aksidenti…
Një 29 vjeçar është arrestuar në Fier pasi dëmtoi makinën e policisë e Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e policisë që po drejtonte automjetin. Në pranga ka rënë i riu Sh.G., banues në fshatin Ndërmenas. Shkak është bërë bllokimi i një gomoneje, në të cilin ky shtetas ndodhej pasagjer. Njoftimi i policisë: Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin: -Sh. G., 29 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i Pronës”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Ky shtetas ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe…
Shkarkimi i drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës Erolld Musliu nga ana e presidentes së shtetit një ditë më parë, është pritur me shumë reagime. Reagimeve të opozitës, deputetja e koalicionit VLEN Merita Koxhaxhiku i përgjigjet se VLEN do të ketë zëvendës drejtor në Inteligjencë dhe se zëvendës drejtori i Agjencisë Kombetare për Siguri Kombëtare do të jetë njëkohësisht edhe zëvendës në në shërbimin e integruar të Inteligjencës. Merita Koxhaxhiku, deputete e VLEN “Koalicioni VLEN ka edhe zëvendës drejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, institucion që sipas programit të Qeverisë pritet të fuzionohet në Agjencinë e Inteligjencës. Pas kësaj reforme propozimi…
Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune 5 ha sipërfaqe toke me ullishte në Peshtan të Vogël të Fierit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke bërë që zjarri të dalë jashtë kontrollit. Në vendngjarje kanë mbërritur 6 mjete zjarrfikëse, 4 të Fierit dhe 2 të Albpetrolit, të cilët janë përfshirë me efektiv të plotë për shuarjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar të gjitha vatrat në mënyrë që të evidentohet riaktivizimi. Kjo zonë përfshihet pothuajse çdo verë nga zjarret masive , për shuarjen e të cilave është kërkuar…
Nga Aleanca për Shqiptarët Dega e Tetovës kanë reaguar duke thënë se pas vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit nga ana e pushtetit lokal të Lëvizjes Besa, prej sot edhe Kryetari i Këshillit Komunal i jepet VMRO-DPMNE-së.“Kjo ndodh në një kohë derisa në pushtetin qendror për çdo ditë vazhdon degradimi i shqiptarëve nga pozicionet më të rëndësishme shtetërore. Mos vallë edhe kjo është pjesë e pazarit politik për presidenten Siljanovska. Pyesim Lëvizjen Besa se në cilën komunë të udhëhequr nga kryetar maqedonas, shqiptarët kanë kryesuesin e këshillit komunal?Kujtojmë opinionin se Bilall Kasami dhe Lëvizja Besa fituan komunën me premtime…
Një 56 vjeçar është arrestuar ditën e sotme (29 qershor) në Delvinë pasi ditën e djeshme i vuri zjarrin një sipërfaqe toke me ullinj. Në pranga është vënë Leonidha Qendro. Ditën e djeshme ai dogji një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, të cilët kanë pronarë të ndryshëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vllahat, Delvinë. 56 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e që dënohet deri në 10 vite heqje lirie. Njoftimi i policisë: Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të…
Një 24 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Picar të Vlorës. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Komisariati i Policisë Vlorë/ Arrestoi shtetasin B. A., 24 vjeç, banues në fshatin Picar, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

