Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune 5 ha sipërfaqe toke me ullishte në Peshtan të Vogël të Fierit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke bërë që zjarri të dalë jashtë kontrollit.
Në vendngjarje kanë mbërritur 6 mjete zjarrfikëse, 4 të Fierit dhe 2 të Albpetrolit, të cilët janë përfshirë me efektiv të plotë për shuarjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar të gjitha vatrat në mënyrë që të evidentohet riaktivizimi.
Kjo zonë përfshihet pothuajse çdo verë nga zjarret masive , për shuarjen e të cilave është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri.
Ndërkohë zjarri i sotëm fatmirësisht ndodhet larg zonës së banuar.