Author: almakos

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërlliç Radman, mori pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ku foli në sesionin e veçantë “Hapja e potencialit të reformave të Ballkanit Perëndimor”, me çka foli për perspektivat për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian. Në fjalimin e tij Mucunksi, siç informojnë nga kabineti i tij, theksoi se edhe pse vendi është dëshmitar i “bilateralizimit” të procesit eurointegrues, ndërsa më pari edhe i anëtarësimit në NATO, si dhe aplikimi i shumëfishtë i standardeve të dyfishta nga ana e institucioneve…

Lexo më Shumë

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare kanë ushtruar kontroll intensiv përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare, përsa i përket sigurisë së pushuesve, duke sekuestruar 27 mjete lundruese, që nga Velipoja deri në Ksamil. Kontrolli u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria Detare”, në mënyrë që pushuesit e bregdetit të ndodhen brenda parametrave të sigurta e të evitohen mundësitë e aksidenteve. Nga 27 mjete lundruese total të sekuestruara, 18 prej tyre janë jet ski, 4 skafë dhe 5 gomone. 12 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 11 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 4…

Lexo më Shumë

Një 49 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi ishte i shpallur në kërkim për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në pranga ka rënë R.M., i cili mbante gjithashtu e një identitet të dytë me inicialet R.Z., lindur në Berat por banues në kryeqytet. Arrestimi i tij u bë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar ‘Sundimi i ligjit’, që ka për qëllim gjetjen, kapjen e vënien përpara drejtësisë personat e përfshirë në veprimtari të fushës së narkotikëve. 49 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës më 31 maj të këtij…

Lexo më Shumë

Janë zbuluar detaje të reja nga shpërthimi i automjetit të 47 vjeçarit Ledovik Syziu, në Mirditë, mëngjesin e sotëm. Detajet e reja lidhen me të shkuaren e errët të 47 vjeçarit dhe familjes së tij, konkretisht vëllait të tij. News 24 raporton se viktima e shpërthimit të automjetit ku iu vendos sasi tritoli, njihet si një person problematik në fshatin ku banon. Për këtë shkak, policia po përqendron hetimet në ndonjë konflikt të mundshëm mes Syziut dhe ndonjë banori tjetër të fshatit. Përsa i përket ngjarjes, 47 vjeçari është shprehur për uniformat blu se nuk i njeh autorët e mundshëm…

Lexo më Shumë

Nisin për herë të parë misionin e tyre dronët Bayraktar. Imazhet e para të tyre janë përcjellë edhe nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. “Krenarë të ndajmë ndajmë sot imazhet e para nga dronët #Bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare”, shprehet Ministri Peleshi. Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë Bayraktar, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve. Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë…

Lexo më Shumë

LSDM-ja sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë do të zgjedhë lider të ri të partisë. Votimi do të mbahet në 77 qendra votimi, ndërsa të drejtë vote kanë rreth 23 mijë anëtarë të partisë. Në garë për në krye të partisë është ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe deputet aktual, Jovan Despotovski si dhe Aleksandar Bajdevski, ndërsa Sllavjanka Petrovska dje një ditë para zgjedhjeve, tërhoqi kandidaturën e saj. Në këto zgjedhje do të votojnë 23.373 anëtarë të akredituar të LSDM-së, ndërsa para tre viteve, kur kryetari i partisë u zgjodh Zoran Zaev, në votim morën pjesë 68.999 anëtarë të…

Lexo më Shumë

NJOFTIM Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dërgon në gjyq 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Punonjësit e IMT-së Bashkia Shkodër akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, Shkodër, duke mos e evidentuar dhe kallëzuar në prokurori, edhe pse provohet se kanë patur dijeni. Ndërsa…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë shënon mëngjesin e kësaj të diele në Mirditë, ku një makinë ka shpërthyer duke plagosur kështu drejtuesin e saj. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:05, në fshatin Malaj të Mirditës. Sipas uniformave blu, Ledovik Syziu është futur në automjetin e tij të parkuar në oborrin e banesës së tij, e sapo e ka ndezur makinën ka ndodhur shpërthimi në pjesën e pasme të mjetit. Drejtuesi është dëmtuar për shkak të shpërthimit e ndodhet në Spitalin Rajonal të Mirditës, jashtë rrezikut për jeten. Nuk dihet akoma nëse shpërthimi ka ndodhur për shkaqe teknike të automjetit apo nëse…

Lexo më Shumë

Janë arrestuar tre persona në Perugia të Italisë,m teksa dy prej tyre janë me origjinë shqiptare. Ata janë denoncuar nga një 19 vjeçare me akuzën e përdhunimit. Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët i përkasin moshës 34 vjeç dhe 69 vjeç, të cilët kanë kryer aktin e rëndë. Ngjarja ka ndodhur orët e mesnatës pas përfundimit të një feste, kur vajza ka qenë në kërkim të një taksie për të shkuar në shtëpi. Ajo ka raportuar në polici se i është afruar i moshuari, i cili do e ndihmonte me numrin e një shërbimi taksie. Me pretendimin se nuk kishte celularin…

Lexo më Shumë

Dita e diel pritet të jetë me një mot të qëndrueshëm, teksa do të mbizotërojnë orët me diell. Temperatura më e lartë e ditës do të shënojë 38 gradë Celsius, ndërsa më e ulëta 17 gradë Celsius. Zona bregdetare do karakterizohet nga temperaturat deri në 36 gradë Celsius. Era parashikohet të jetë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë. Njoftimi i SHMU-së Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Orët me diell do…

Lexo më Shumë