Author: almakos

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e baronit të drogës Gëzim Çelës dhe bandës së tij, të cilët akuzohen për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Ndaj të pandehurve Arlind Ismajlukaj, Gëzim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa dhe Roland Guza, janë ngritur akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Sipas…

Lexo më Shumë

Një 26-vjeçare shqiptare ka përjetuar momente makthi në duart e ish-bashkëshortit të saj i cili tentoi ta mbyste në banesën ku jetonte në Agia Varvara. Ajo po flinte gjumë me fëmijën e saj të mitur, kur papritur u sulmua egërsisht nga ish-partneri i saj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur 33-vjeçari shqiptar, i cili mbante një litar në duar, hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij duke rrëzuar derën me shkelma. Ai shkoi drejt 26-vjeçares duke i vendosur litarin në fyt dhe e tërhequr me forcë litarin duke tentuar ta mbyste. Vajza, e cila në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, në mbledhjen e zhvilluar sot me shefat e QSUT, ka prezantuat disa ndryshime dhe masa të ndërmarra pas në lidhje punën e mjekëve dhe atyre që hapin apo punojnë edhe në klinika private, pas skandalit në spitalin Onkologjik. Gjatë fjalës së saj, Koçiu u shpreh se do të ndalohet që një mjek të ndjekë të njëjtin pacient edhe në shtet edhe në spitalin privat që mund ta zotërojnë, apo që mund të punojnë. Po ashtu, mjekët që kanë hapur dhe ose punojnë klinika private, nuk do të mund të mbajnë asnjë funksion drejtimi apo niveli.…

Lexo më Shumë

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka vdekur mëngjesin e sotëm, në moshën 88-vjeçare. Shtëpia Botuese “Onufri” ka njoftuar se Kadare ka vdekur në ora 08:50 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Shtëpia Botuese ka thënë se për ceremoninë e përcjelljes do të njoftojnë më vonë. Shiko postimin: [embedded content]

Lexo më Shumë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka realizuar një vizitë zyrtare tre ditore në Britaninë e Madhe, ku ka zhvilluar takime me Stuart Skeates, Drejtor i Përgjithshëm i Operacioneve Strategjike në Ministrinë e Brendshme (Home Office), Greame Biggar, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Kurorës Mbretërore, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtuesve të Policisë Britanike, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit (Metropolitan Police), dhe forcës policore të qytetit të Londrës (City of London Police). Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se gjatë këtyre…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. “Në vendkalimin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. MARKETING

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçari shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare. Kolosi i letrave shqipe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (1 Korrik). Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare. Ai është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme dhe është përkthyer në 45 gjuhë. Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në Letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, më 1 janar 2020, nga Presidenti i Francës, Macron, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Kolosi i letrave shqipe ka lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936.…

Lexo më Shumë

Ashtu siç duhej të ndodhte, në lëndën që maturantët e kanë zgjedhur vetë, rezultojnë të jenë më mirë se në të gjitha provimet e mëparshme me detyrim. Dhe ajo çka është më e rëndësishme, janë përpjekjet për të dalë çdo vit e më mirë. REZULTATET Paraditen e 30 qershorit, ashtu siç e parashikon rregullorja e Maturës Shtetërore që notat duhet të publikohen brenda harkut të dy javëve, Ministria e Arsimit bëri publike të dhënat me notat e maturantëve në provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje. Janë 26 mijë e 537 të rinj që u futën në këtë provim,…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.5 lekë dhe do shitet me 93.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.7 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 118.2 lekë.

Lexo më Shumë

Një ish-magazinë shtetërore është përfshirë nga flakët pak pas mesnate në rrugën “Skënderbej”, në Kamëz. Sipas informacioneve të para, në magazinë ka dyqane me rroba, fastfood dhe dyqane me materiale plastike. Mësohet se zjarri është shuar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Njoftimi i policisë Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”, ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Gjatë kësaj jave, vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët e alternime vranësirash kryesisht nga orët e mesditës. Ditët me diell do të mbizotërojnë pothuajse gjatë gjithë javës, por përjashtim bën dita e Martë ku reshjet pritet të bëhen prezente në orët e para të ditës fillimisht në pjesën veriperëndimore të territorit. Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, në veri e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të jetë lider i ri i LSDM-së, raporton SHENJA. Anëtarësia i dha mbështetje Filipçes në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake, ku u përball me Jovan Despotovskin dhe Aleksandar Bajdevskin. Zgjedhjet e sotme erdhën si rezultat pas disfatës katastrofike të LSDM-së në zgjedhjet parlamentare të majit, në të cilat fitoi vetëm 18 deputetë dhe pas shtatë vitesh në pushtet doli në opozitë. Filipçe është një neurokirurg i cili u inkuadrua  në politikë në vitin 2017, kur iu besua resori i Shëndetësisë. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë