Nga Aleanca për Shqiptarët Dega e Tetovës kanë reaguar duke thënë se pas vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit nga ana e pushtetit lokal të Lëvizjes Besa, prej sot edhe Kryetari i Këshillit Komunal i jepet VMRO-DPMNE-së.
“Kjo ndodh në një kohë derisa në pushtetin qendror për çdo ditë vazhdon degradimi i shqiptarëve nga pozicionet më të rëndësishme shtetërore. Mos vallë edhe kjo është pjesë e pazarit politik për presidenten Siljanovska. Pyesim Lëvizjen Besa se në cilën komunë të udhëhequr nga kryetar maqedonas, shqiptarët kanë kryesuesin e këshillit komunal?
Kujtojmë opinionin se Bilall Kasami dhe Lëvizja Besa fituan komunën me premtime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave, heqjen e emrave të figurave komuniste dhe emërtimin e tyre me emra të historisë shqiptare. Pas marrjes së pushtetit nga Kasami, në Tetovë u rikthyen bustet e heronjve maqedonas, u vendos kryqi në Kodrën e Diellit dhe sot VMRO mori edhe kryesimin e Këshillit Komunal”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Data 04.09.2026
Aktuale
- Te gjyqtari Gjoko Ristov dhe prindërit e tij u gjetën mbi 1.5 milionë euro
- QMK: 31 zjarre të regjistruara në 24 orët e fundit, një ende aktiv
- Hasanpapaj: Rrëzimi i Qeverisë Hoti nuk duhet të përdoret kundër Sejdiut
- Tuchel në telashe, Federata Angleze e Futbollit nis hetimin për Botërorin
- “Kërcënimi i Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, krijoi shqetësim shumë të madh, çorientim dhe alarm të paprecedentë te SHBA-ës…”/ Zbulohet ditari politik i Enver Hoxhës, qershor 1984
- Tragjedi! U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet, humbin jetën të paktën 37 persona në Nigeri
- Beatrix shkëlqen, me bikini ngjyrë të kuqe mendjen ua merr!
- Trump ndan të dhënat për kalimin e naftës në Hormuz: Mbi 18 milionë fuçi në ditë, “Rikthim në nivelet e dikurshme



