Author: almakos

Një person i moshës 15 vjeçare ka sulmuar fizikisht motrën e tij në Hajvali të Prishtinës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Hajvali, Prishtinë / 25.06.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar 15 vjeçar për arsye se i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit dhe kontrollës te psikiatri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”.

Lexo më Shumë

Është identifikuar personi që humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Portin e Sarandës. Viktima është Armandi Nelaj, 52-vjeç, banues në Sarandë. Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh dhe zotëronte një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit. Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës. Hetimet janë shtrirë në disa drejtime, ndërsa ditën e martë janë ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga eksploziv. Polumbarët kanë gjetur të martën në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes copa metalike qe dyshohet se…

Lexo më Shumë

Aventura e Shqipërisë në Europian u mbyll me dy humbje kundër Italisë dhe Spanjës dhe barazim me Kroacinë. Një turne ku Kombëtarja kuqezi provoi të jepte gjithçka, por nuk mjaftoi duke mos u kualifikuar në fazën e 1/8-ave. Gjithsesi shumë futbollistë luajtën për herë të parë duke provuar një eksperiencë të re por edhe duke vendosur rekorde. Mbrojtësi Mario Mitaj ka qenë një ndër më të mirët e Shqipërisë në tre ndeshje të luajtura. Në ndeshjen kundër Italisë, ai theu rekordin e Elseid Hysajt, si lojtari më i ri i Kombëtares që luan në një Europian ( 20 vjeç, 10 muaj e…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka goditur një rast të tentativës së kultivimit të kanabisit në Gjirokastër, duke asgjësuar 128 fidanë bimë narkotike. Si rezultat i operacioni është vënë në pranga një 34-vjeçar dhe ka nisur hetimi ndaj nënës së tij. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nënë e bir kishin mbjellë kanabisin në kubikë. Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Kontrolle intensive të territorit, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”. Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”, për goditjen e një rasti të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Vihet në pranga një 34-vjeçar, procedohet në gjendje të lirë nëna e tij.…

Lexo më Shumë

Skandali në QSUT i denoncuar në emisionin “Vetting”, solli fakte dhe dëshmi konkrete të zbuluara nga bisedat e zbardhura nga Prokuroria. Pas investigimit të emisionit “Vetting”, Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën sesi mjekët e këtij spitali, orientonin pacientët e sëmurë me tumor drejt spitaleve private dhe kontrabandonin ilaçe pa pullë fiskale. Në skandalet e njëpasnjëshme të zbardhura nga këto biseda dhe nëpërmjet një rrëfimi të një pacienti u mësua se çfarë ndodhte jo vetëm me ilaçet, por edhe me pajisjet që gjendeshin në spital, por që nuk përdoreshin asnjëherë. Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, ka marrë dëshmi tronditëse nga…

Lexo më Shumë

Për shkak të xhirimeve të skenave nga filmi “Illuminated”, sot (26 qershor) nga ora 18:00 deri të enjten (27 qershor) në orën 5:00 do të ketë ndryshim të regjimit të qarkullimit në bulevardin “Srbija” në Shkup, njoftoi kompania e produksionit.Është planifikuar të xhirohet në pjesën ndërmjet bulevardit “Treta Makedonska Brigada” dhe bulevardit “Srbija”. Një shirit trafiku do të mbyllet nga kryqëzimi me bulevardin “Boris Trajkovski” deri në kryqëzimin me bulevardin “Treta Makedonska Brigada”. Gjatë xhirimeve, vetëm autobusët e transportit publik të qytetit, kamionët dhe ambulancat do të lejohen të lëvizin në të njëjtën zonë.Gjatë xhirimeve, ndihma policore është ofruar nga…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa reflektuar Serbia. Dugolli ka thënë se Asociacioni është një tendencë për destabilizimin e Kosovës. “Pa e njohtë de facto Kosovën, pa heq dorë nga pengesat që i bën çdo ditë. Pra ishim dëshmitarë edhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pra nuk mund të ndodhë. Është e pakuptimtë që ne të ecim njëanshëm të zbatojmë ato që kërkon BE-ja, apo thënë më shkurt Serbia”, tha Dugolli, për RTV21, duke shtuar se Serbia përmes BE-së po kërkon…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një banesë dykatëshë është përfshirë nga zjarri orët e para të mëngjesit në në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake mësohet se flakët janë përhapur edhe në tre shtëpitë ngjitur duke bërë që banorët të evakuohen menjëherë. Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë që policia po punon për të zbardhur shkakun e ngjarjes. Fatmirësisht nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet me 93.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

Lexo më Shumë

Nga ana jonë ne e urojmë kryeministrin Hristian Mickoski dhe ministrat pas formimit të Qeverisë së re të koalicionit dhe Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë me të në realizimin e përparimit në reformat thelbësore me qëllim që vendi të përparojë në rrugën evropiane, deklaroi zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore, zgjerim dhe partneritete ndërkombëtare, Ana Pisonero. “Mendoj se porosia është mjaft e qartë, Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë momentumin që ekziston për zgjerim, me qëllim që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën e saj drejt BE-së. Mendoj se të gjithë jeni mjaft të vetëdijshëm për atë që Këshilli…

Lexo më Shumë