Një qytetar në Korçë është gjendur i plagosur në shpatull me sende të forta, pasditen e sotme.
Ai u gjet në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës e është dërguar menjëherë në spital.
Më pas ai është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë së tij u shpreh se e ka dëmtuar një person tjetër që rezulton i njohur për të.
Për të zbardhur konfliktin policia ka shoqëruar në komisariat personin e akuzuar nga i lënduari.
Në vijim i shoqëruari do të merret në pyetje për të zbardhur të gjithë ngjarjen dhe motivin e konfliktit.