Author: almakos

Ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për dosjen “Revanshi”. Henerigert Mitri ishte me detyrë shef i Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike. Ndaj tij, GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e Frontit Evropian, Blerim Bexheti ka akuzuar VLEN-i se po mundwson kuorum në seancën ku në rend dite është edhe Ligji për “Branitellat”. “Pavarësisht fjalëve që paraprakisht trumbetonin që pa ligj të UÇK-së nuk mund të kalon ligjin i branitellave, atë që u votua në fazë të parë, duhet të votohet edhe rendi i ditës. Deputetët e VLEN-it kthehen në Kuvend dhe bëjnë kuroum”, u shpreh Bexheti. MARKETING

Lexo më Shumë

Një mobilieri në Dibër është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Biznesi ndodhej në lagjen Dobrova të Dibrës. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, teksa fillimisht flakët kanë nisur nga magazina e biznesit e më pas është përhapur në të gjithë godinën. Nuk raportohet të ketë persona të lënduar, por fatkeqësisht shënohen dëme të shumta materiale. Sakaq, grupi hetimor ka nisur punimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Lexo më Shumë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fake Accounts”. Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Hapte llogari false në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, nëpërmjet të cilave shqetësonte dhe fyente vazhdimisht një 24-vjeçare, si dhe mbante armë zjarri, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Gjatë operacionit, në Fushë Mamurras, Policia gjeti në banesën e 33-vjeçarit dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Pas…

Lexo më Shumë

DVP Lezhë/Finalizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Flop”, për zbardhjen e një skeme mashtrimi për përfitimin e parave nga operatorët ekonomikë. Përfitoi 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi komunikoi me të në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor, vihet në pranga 57-vjeçari. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin kërkuar një shumë parash me anë të mashtrimit, nëpërmjet një aplikacioni, kanë…

Lexo më Shumë

Qytetarët nuk duhet të kenë dilema se këto elita të korruptuara politike nga e kaluara do të tentojnë që përmes qendrave të tyre të ndikimit, në çdo institucion të krijojnë konflikte etnike dhe tensione. Kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski, për incidentin e djeshëm në fshatin Gallatë. Ai tha se vazhdimisht po paralajmëron që të mos luhet me kartën etnike dhe fetare sepse kjo është mënyra që sipas tij kriminelët e kanë shfrytëzuar për përfituar në kurriz të qytetarëve vitet e kaluara. Megjithatë shton se situata është nën kontrollë, mirëpo thekson se incidente të këtilla do të vazhdoj të ketë…

Lexo më Shumë

Një person i cili ishte i shpallur në kërkim nga blutë, ka tentuar t’i arratisej policisë që po e ndiqte nga pas, por përfundoi në lumin e Lanës së bashku me motorin e tij. Lajmi konfirmohet nga gazetari i kronikës, Igli Çelmeta, i cili raporton se personi në fjalë për të shmangur arrestimin e tij, është larguar menjëherë me motor, por përfundoi në lumin e Lanës. Një veprim ky si në filma aksion, por dukshëm nuk e bëri që të shpëtonte nga uniformat blu. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski do udhëtojë më 19 shtator për në Bruksel, ku do të prezantojë propozimin qeveritar për zhbllokimiin e eurointegrimeve të vendit. Në konferencën e sotme për media, Mickoskit tha se, tani është një periudhë ku nuk mund të ndodhë asgjë në negociatat me Bullgarinë, duke pasur parasysh rrethanat aktuale politike në shtetin fqinj. Kryeministri pret që pas formimit të qeverisë në Bullgari, të ndryshojë situata në raportet mes dy vendeve, por po ashtu thtoë se Brukseli duhet të dëshmojë vullnet politik për zgjidhjen e sfidave që kanë të bëjnë me vendin. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Tani është…

Lexo më Shumë

Akademia e Sigurisë ka shtuar dhe 36 kuota në nivelin ‘Bachelor’ për të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e radhëve blu. Lajmin e bën vetë të ditur Policia e Shtetit përmes një postimi në rrjete sociale, duke shkruar se në total do të jenë 136 fitues si studentë të Akademisë. Deri më tani është bërë regjistrimi i 100 studentëve të parë. Akademia e Sigurisë ka publikuar listën e aplikantëve që mund të paraqiten më datë 12.09.2024 për regjistrim në programin “Siguria dhe Hetimi”, në fazën e fundit të raundit të parë të aplikimeve. Ndërkohë, lista e mëposhtme…

Lexo më Shumë

Sot për vizitë në vendin tonë është kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ndërkaq është pritur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Konjufca në një postim në Facebook shkruan se Kosova dhe Shqipëria kanë lidhje të natyrshme vëllazërore. “I urova nga afër detyrën e saj të re, me bindje të plotë se jo vetëm që do të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë e shembullor që kemi pasur mes institucioneve tona legjislative, por do ta forcojmë atë edhe më tej. Shtetet tona kanë lidhje të natyrshme vëllazërore, sepse janë themeluar mbi sakrificat dhe përpjekjet e të njëjtit komb. Kjo…

Lexo më Shumë

Qeveria ka miratuar dy vendime, duke hequr vizat me shtetin e Nikaraguas dhe atë të Kirgizstanit. Miratimi i këtyre vendimeve është marrë me propozim të ministrit të jashtëm, Igli Hasani. Tashmë lëvizja në këto shtete mund të bëhet pa viza për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Vendimet: Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 shtator 2024: V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË NIKARAGUAS, PËR PËRJASHTIMIN E VIZAVE PËR PASAPORTAT E ZAKONSHME, DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot gjatë vërtetimit të rendit të ditës në seancën e 14-të me 69 vota “pro”, 17 “kundër” dhe asnjë abstenim, pranoi me procedurë të shkurtuar të miratohet Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Për ndryshimet ligjore procedura do të vazhdojë në Komisionin për Vetëqeverisje Lokale dhe Komisionin Juridik-Ligjvënës, ndërsa për t’u votuar nevojitet shumicë prej dy të tretash. Me ndryshimet e propozuara parashikohet që u.d. kryetarët e komunave ku me ligj u është ndërprerë mandati kryetarëve të zgjedhur të komunave të mund ta kryejnë këtë funksion deri në zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të komunës.…

Lexo më Shumë