Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër dy ditë më parë, ku një 82 vjeçare është dhunuar fizikisht nga nusja e saj 43 vjeçe, e cila është arrestuar. Në pranga ka rënë Elmira Buci, 43 vjeçe, e cila ka goditur të moshuarën Nazmie Buci me bastunin që kjo e fundit e përdorte për të lëvizur. 82 vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe po merr trajtim mjekësor të nevojshëm. Djali i 82 vjeçares, shtetasi Ylli Buci, 50 vjeç pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të…
Author: almakos
Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, i cili i është nënshtruar një hetimi nga SPAK-u. Socialisti, së bashku me vartësin e tij, zëvendës kryetari Abedin Kërrnaja, akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në dy raste dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, të parashikuar nga nenet 248 dhe 205 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Rastet lidhen me ndërtimin e dy rrugëve, në të cilat kanë shkelur ligjin dhe i kanë kushtuar buxhetit të shtetit dëmin marramendës prej 277.611.520 lekë. Janë përkatësisht dy punime në të cilat…
Rezervat devizore në fund të gushtit të këtij viti arritën në 4.469.8 milionë euro dhe në krahasim me muajin paraprak janë rritur për 41.3 milionë euro, njoftoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave valutore është investuar në letra me vlerë (59,6%), pas së cilës pasojnë monedhat dhe depozitat (29,1%) dhe ari monetar (11,3%). MARKETING
Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur mëngjesin e sotëm (12 shtator) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme që të njihet me akuzën e ngritur ndaj tij për çështjen “Partizani”. Kujtojmë se ndaj është është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, një masë e cila në fakt është zbatuar. VIJON…
Qeveria përgatit shportë të vjeshtës me prodhime të cilat qytetarët më së shumti i përdorin. Shporta me rreth 100 prodhime ushqimore duhet të përgatitet deri të premten. Siç njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, qytetarët mund të presin edhe shportë të pranverës. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Grupi i Punës, i cili ka anëtarë nga ministritë e Ekonomisë, Bujqësisë dhe Financave, do të bëjë një simulim për të kufizuar çmimet apo marzhet. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, informoi për MIA-n se përllogaritjet do të bëhen me uljen e marzheve në 5, 10 ose 15 për qind të tregtisë me pakicë ose ngrirjen e…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90 lekë dhe do shitet me 91 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.4 lekë dhe do shitet me 100 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.4 lekë dhe do shitet me 106.4 lekë.Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.
Deficiti i llogarisë korente u ngushtua për tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit zbriti në vlerën e 216 milionë eurove, 7.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, për të gjithë 6-mujorin e parë, deficiti i llogarisë korente ngelet në vlerat më të larta që prej vitit 2020, me një vlerë totale prej 575 milionë eurosh ose 53% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja u përcaktua nga ecuria negative e tremujorit të parë, kur deficiti i llogarisë korente u zgjerua me…
Zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti me anë të një postimi në facebook ka shkruar se Milionerët e Frontit – BDI, pinjollët e Lidhjes komuniste të Jugosllavisë – LSDM dhe përfaëqesuesit e të majtës fashiste – LEVICA, kanë bashkuar forcat për të realizuar paralajmërimet për destabilizim të vendit dhe nxitje të tensioneve etnike. Mexhiti më tej shton se deputetët e koalicionit VLEN janë kundër plotësimit të ligjit për branitellat pa ligj për privilegjet e pjesëtarëve të UÇK-së. Ja postimi i plotë i Mexhitit në facebook: Paralajmërimet për destabilizim po marrin formë! Milionerët e Frontit – BDI, pinjollët e…
Deklarata e Blerim Bexhetit është një konfirmim se sponsorizuesi kryesor i propozimit të sotëm të LSDM-së është BDI, shkruajnë nga VLEN. “Ligji i branitellave është shkruar në Reçicë të Vogël dhe i është dhënë LSDM-së për zbatim me qëllim të vetëm – të shkaktojë tensione ndëretnike. Opozita maqedonase dhe shqiptare po tërheqin lëvizje nga frika e ndjekjes penale për korrupsion politik. Imagjinoni, pas 7 vjetësh në pushtet dhe fuqinë për të zgjidhur çështjet e hapura, tani në 100 ditët e para vendosën të abuzojnë me vitin 2001 për të mbrojtur pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme. Blerim Bexheti, në…
Një 44 vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar në Perugia të Italisë. Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është ndalur nga oficerët italianë. Nga kontrolli personal dhe i mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 586 doza kokaine me një peshë prej 310 gramë, një shumë parash në vlerën e 9200 euro cash. Këto të fundit dyshohen të jenë të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës. 44 vjeçari akuzohet për veprën penale e trafikimit të drogës. Me urdhër të Autoritetit Gjyqësor ai është shoqëruar në burgun Perugia Capanne.
Një automjet i shërbimit zjarrfikës është aksidentuar pasditen e sotme në Shkodër, nga e cila mbetën të lënduar lehtë dy punonjësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në fshatin Vukatanë të Shkodrës. Të dëmtuar lehtë kanë mbetur punonjësit e shërbimit zjarrfikës, K.M., dhe R.K. Mjeti drejtohej nga K.M., i cili humbi kontrollit dhe bëri që automjeti të dilte nga rruga. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në fshatin “Vukatanë”, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për…
Kuvendi pas një diskutimi gjithëditor pasditen e sotme, me 58 vota “pro” dhe 14 “kundër” dhe pa abstenime, konfirmoi rendin e ditës për seancën e 14-të. Me 62 vota “për” dhe 16 “kundër” vonë pasdite Kuvendi votoi propozimin e deputetit Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE që në rendin e ditës të seancës së 14-të të shtohet edhe Projekt-ligji për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut prej 500 milionë eurove te Banka Hungareze të Eksport-Importit. Sot paradite me 71 vota “për” deputetët e konfirmuan nevojën që pas procedurës së shkurtuar të miratohet Projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim…

