Moti sot do të jetë me vranësira të pjesshme dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Vende-vende në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme intensive (mbi 20 litra për metër katror), bubullima dhe erë të fortë (mbi 70 kilometra në orë). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 28 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në…
Author: almakos
Është kapur një dron në perimetrin e sigurisë pranë burgut të Peqinit. Mësohet se droni është përdorur për futjen e sendeve të ndaluara. Pas kontrollove janë gjetur 31 doza kokaine, 200 gramë hashash dhe një telefon me dy fisha karikimi. Sendet e ndaluara janë hedhur nga droni në zonën pranë fushës së futbollit kalçetos në ambientet e brendshme të IEVP Peqin.
Mësohet se Bujar Rika është 60-vjeçari i cili mbeti viktimë e aksidentin të sotëm (12 shtator) në Korçë, pasi u përplas për vdekje nga një automjet. Ndërkohë është zbuluar se drejtuesi i automjetit që përplasi 60-vjeçarin është identifikuar si shtetasi Sokol Çita, 35-vjeç. 35-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60…
Mësohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Polenë, tek ura e fshatit Polenë. Nga raportimet e para, bëhet me dije se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Presidenti i Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog e mbylli vizitën e tij të parë në Shqipëri në Memorialin e Holokaustit në Parkun e Liqenit të Tiranës. Në këtë vizitë ai u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se në një ditë si kjo jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota reflekton mbi Holokaustin, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. “Sot përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë njerëzore, shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Gabimet e së shkuarës nuk duhen përsëritur. ‘Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, janë…
Kuvendi ka bërë të ditur se kreu i Kuvendit, Afrim Gashi nuk do ta thërrasë Komsionin për Punë Sociale, Demografi dhe Rini, për të shqyrtuar ligjin e branitellave. “Ju njoftojmë se kryetari i Kuvendit sipas rregullores nuk mund ta thërrasë seancën e komisioni në fjakë, sepse e njëjta tashmë është thirrur dhe mbajtur sot në ora 11:00 nga ana e kryetares së Komisionit”, njoftuan nga Kuvendi. MARKETING
Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pati një replikë me ministrin e Financave për Profesionet e Lira. Tabaku ngriti sërish çështjen e profesionistëve të lirë, të cilët kanë paguar një taksë që tashmë është shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Ajo pati një përplasje për shumën e grumbulluar nga Drejtoria e Tatimeve tek 10 mijë profesionistë të lirë. Deputetja tha se shuma e kundërshtuar nga ministri kishte burim Drejtorinë e Tatimeve, janë mbledhur rreth 10 milionë euro nga 10 mijë profesionistë të lirë, ndërsa Ministri i Financave ka raportuar një shifër prej 5 milionë eurosh. Ajo…
Një i dyshuar për krime lufte në Kosovë është arrestuar më 12 shtator, bëri të ditur Policia e Kosovës. Policia tha se i dyshuari, T.P., i nacionalitetit serb, u arrestua në bazë të një autorizimi të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”. “I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile”, u tha në njoftim. Autoritetet bënë të ditur se i dyshuari tashmë…
Një 54-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi ka dhunuar me sende të forta një mjek. Sipas informacioneve nga policia, bëhet me dije se në pranga ka rënë Ndriçim Mali, 54 vjeç, banues në Marikaj. 54-vjeçari mësohet se ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit me iniciale E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja,54-vjeçari dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.…
Pas pretendimeve të deputetes së Frontit Europian, Ilire Dauti, se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi e ka urdhëruar atë të thërrasë mbledhje për ligjin e “branitellave”, ka reaguar deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu. Ajo ka shkruar se ai ligj është nisur nga LSDM nën direktiva të BDI-së por se koalicioni VLEN nuk ka lejuar realizimin e të njëjtit. Për pretendimet e saj, Saliu ka bërë publik edhe një dokument. “Ligji i “Branitellave”, i inicuar nga LSDM-ja e nën direktiva të BDI-së, pa asnjë dyshim të vetëm u bllokua nga VLEN-i. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Politika Sociale, Demografi dhe të…
Dështon edhe një tentativë për ligj të ri për lojërat e fatit. Propozimi i fundit i dorëzuar nga deputetët e Frontit Evropian, i cili parashihte që të largohen tërësisht nga hapësirat publike bizneset e lojërave të fatit dhe të zhvendosen në hotele të profilit më të lartë, nuk kaloi, pasi Kuvendi solli konkluzion se, nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të jepet për procedurë të mëtejme. Pavarësisht kësaj, partitë politike shqiptare fajësojnë njëra tjetrën si shkaktare e dështimit të ligjit. Blerim Bexheti nga BDI akuzoi zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti se, bashkëpunon me lobin e bizneseve të lojërave të fatit dhe…
Një veliere e dyshimtë është pikasur nga Roja Bregdetare në plazhin e Spillesë. Nga kontrollet janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Ëalther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues. Gjithashtu, në mjetin lundrues, është gjetur një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç. Policia bën me dije se nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n paraprakisht rezulton se mjeti lundrues është nisur nga Bari, Itali, me drejtim Kroacinë, fillimisht me lundrim normal dhe më pas me lëvizje të çrregullta. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se…

