Çmimi që paguajmë për këtë gjysmë miliardi është 0.1 % për kredinë, por është 0.04 %, për shërbimet ligjore. Këtë e ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për provizionin që do të merret për kredinë hungareze. “Kam bërë një analizë se sa provizion ka paguar qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në periudhën kur ka marrë hua përmes emetimit të boneve shtetërore në tregun ndërkombëtar, dhe ai provizion që ata paguan varion nga 12 deri në 20 herë më shumë se sa paguajmë ne tani si shërbime avokatie për këto 500 milionë”, tha Mickoski. HRISTIJAN MICKOSKI,…
Author: almakos
Mësohet se një i moshuar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në Vorë. Dyshohet se 83-vjeçari është vetëvarur, megjithatë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Vorë/Informacion paraprak Më datë 12.09.2024, në Marqinet, dyshohet se është vetëvarur në një pemë në oborrin e banesës shtetasi Xh. I., 83 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Ilire Dauti e ASH-së pjesë e “Frontit Europian” përmes një reagimi duke prezantuar një dokument ka thënë se “Afrim Gashi më urdhëron të thërras mbledhjen e komisionit për ligjin e branitellave”. “Krekosjet e tyre janë vetëm tentim për mashtrim. VLEN jo vetëm që nuk bllokon, jo vetëm që dje bëri kuorimin, por kryetari i tyre, Afrim Gashi edhe më urdhëron me shkresë ta thëras mbledhjen e komisionit për ligjin e “branitellave”. Kjo demaskon qartë mashtrimet e deputetëve të pushtetit jolegjitim.Unë nuk punoj me urdhëra, as të Gashit, as të shefit të tij Mickoskit. Sa të jem unë kryetare komisioni branitellat…
Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Edmond Sulaj, ka reaguar në lidhje me bisedat e SkyEcc që ka publikuar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Në reagimin e tij ai thotë se deklarimet e Bardhit janë shpifje që synojnë “të cenojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit”. Ndër të tjera ai paralajmëroi kallëzim penal ndaj Bardhit. Reagimi i Drejtorit te Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësus i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit…
Një 15 vjeçare ka lindur foshnjën në një qendër shëndetësore të fshatit Fratari të Mallakastrës, por për shkak të komplikacioneve pas lindjes e ëma e saj është detyruar ta çojë në maternitetin e Fierit. Raportohet se e mitura ka lindur tre ditë më parë, e pas vështirësive është dërguar menjëherë në Fier për trajtim të mëtejshëm. Duke qenë se vajza është e mitur, në kërkim është shpallur 31 vjeçari, pra partneri i 15 vjeçares dhe njëkohësisht i ati i foshnjës të sapoardhur në jetë. E mitura i ka deklaruar uniformave blu se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj,…
Drejtori i Ansamblit shqiptar të Këngëve dhe Valleve, Shkodran Tolaj i cili dje u shkarkua, nuk ka zbatuar riauditim të 33 artistëve nga Ansambli të cilët ishin të punësuar pesë vite, edhe pse sipas Ligjit për Kulturë auditimi duhet të realizohet në çdo tre vjet. Gjithashtu është konstatuar se për projektin “Turneu i Ballkanit” në vitin 2023 janë shpenzuar 177.000 denarë. Tolaj nuk ka dorëzuar as raport gjashtëmujor për punën e tij për gjysmën e dytë të vitit 2023, dhe këtë e ka të obliguar sipas Ligjit për kulturë, tha sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, duke informuar…
Zeinab Kohisteni ishte 17 vjeçe kur u largua nga Afganistani me prindërit dhe tre nipërit e saj në vitin 2021, kur talebanët u rikthyen në pushtet. Babai i saj kishte punuar për Ministrinë e Brendshme afgane, që do të thotë se jeta e tij do të ishte në rrezik nën sundimin e talebanëve. Tre motrat e Kohistenit, një vëlla dhe gruaja e tij – të gjithë mbi 18 vjeç – u desh të qëndronin pas, por Kohisteni kapej pas shpresës së ata të gjithë do të ribashkoheshin në Shtetet e Bashkuara. Tani 20 vjeçe, Kohisteni jeton në Shqipëri, e cila…
Prokuroria e Posaçme teksa është drejt përfundimit të hetimeve për dosjen “Partizani” ka shtuar dhe një të pandehur. Ai është Xhimi Begeja, një nga trashëgimtarët e tokës për të cilën është ngritur çështja në SPAK. Ai akuzohet për veprën penale e pastrimit të parave. Më herët të ditës së sotme në mëngjes (12 shtator), për të njëjtën çështje u paraqit në ambientet e SPAK dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, po në cilësinë e të pandehurit. Ditën e djeshme më 11 shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku u mor i pandehur për korrupsion pasiv. Po ashtu edhe dhëndri i rij…
Mbrojtësit e kishin, e kanë dhe do ta kenë mbështetjen time të padyshimtë. Ky ligj i cili dje ishte në rend dite është dorëzuar nga deputetja Sllavjanka Petrovska, gjegjësisht LSDM-ja, dhe ajo që është interesante është se kur u votua nevoja për sjelljen e rendit të ditës, LSDM-ja e braktisi seancën, sepse vetë deputetja dhe LSDM-ja nuk po e dorëzojnë ligjin sepse ua mendojnë të mirën mbrojtësve, por e dorëzojnë për të krijuar sërish tensione etnike, intolerancë etnike,.. sepse ajo do të jetë harta në të cilën ata dhe partitë tjera opozitare pa dallim nëse janë të bllokut maqedonas ose…
Tre shtetas kinezë janë arrestuar nga uniformat blu, ndërsa një 17 vjeçar po me origjinë nga Kina është proceduar në gjendje të lirë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin organizonin aktivitete të lojërave të fatit në Shqipëri dhe të prostitucionit. Në pranga kanë rënë shtetasit N.X., 19 vjeç, C.L., 43 vjeç dhe Sh.J., 49 vjeç, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë është i mituri Y.L., 17 vjeç, të gjithë këta banues në Kinë. Arrestimi i tyre është bërë në Rinas, teksa po tentonin të kalonin në Shqipëri në mënyrë të paligjshme 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjuterë dhe pajisje…
Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe i Shërbime të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE) dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) kanë informuar Bashkësinë Energjetike Evropiane se në disa nga vendet e Evropës Juglindore regjistrohen çmime jo tipike të larta në tregun e energjisë elektrike. Kryetari Marko Bislimoski dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska me një letër zyrtare drejtuar drejtorit të ZEE-së Artur Lorkovski kërkojnë që të mobilizohet një ekip i cili do të bëjë analizë të detajuar dhe skanuar arsyet për të cilat ka mosbalancim të madh në çmimin e energjisë…
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen që ka ndodhur më 1 shtator në lagjen Aktash të Prishtinës. Policia njofton se arrestimi i të dyshuarit është bërë për manipulim me prova. “Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024, 22:04. Lidhur me rastin e lartcekur të datës së lartcekur, më datën 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova”, thuhet në njoftim. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

