Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin arrest me burg për 56-vjeçarin, Nesti Zhobro, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të mitura. Vetëm dy ditë më parë ky shtetas është vënë në pranga nga policia pasi ka kryer vepra të turpshme me dy vajza të mitura 7 dhe 8 vjeç. Dy vajzat e mitura kanë qenë duke luajtur kur 56-vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë intime. Edhe më herët, Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar në gjendje…
Author: almakos
Vetëm 3 ditë pas mbajtjes së Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim drejtuesit politik të qarqeve. Bëhet me dije se kjo mbledhje do të zhvillohet në ambientet e kryeministrisë ku të pranishëm përveç drejtuesve politikë janë edhe grupi i deputetëve. Gjithashtu mësohet se kjo mbledhje ka të bëjë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe porositë që kryeministri Rama u ka dhënë për organizimin e fushatës. DREJTUESIT POLITIKË Tiranë 1-Erion Veliaj2-Elisa Spiropali3-Ogerta Manastirliu DurrësEmirjana Sako ShkodërBenet Beci LezhëUlsi Manja KukësPandeli Majko ElbasanArbian Mazniku FierBelinda Ballaku KorçëNiko Peleshi BeratErvin Demo Vlorë Bledi Çuçi GjirokastërMirela Kumbaro…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s. /Telegrafi/
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.9 lekë dhe do shitet me 90.9 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.4 lekë dhe do shitet me 100.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 106.2 lekë dhe do shitet me 107.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.
Mes shqetësimeve për prodhimin e këtij viti, fermerët tashmë kanë nisur korrjen e misrit, një nga kulturat më të rëndësishme për bujqësinë shqiptare, pasi misri, prej vitesh përbën një zë të rëndësishëm për industrinë ushqimore dhe sektorin e blegtorisë. Fermeri Zef Ndoka është një nga më të njohurit në zonën e Nënshkodrës për kultivimin e misrit. Ai thotë se ky vit ishte i vështirë për shkak të rritjes së kostos së prodhimit, një fenomen që po vazhdon prej disa vitesh dhe po ndikon në uljen e interesit të fermerëve për kultivimin e kësaj kulture bujqësore. Fermeri Kujtim Garupi, nga fshati…
Kryeministri Edi Rama po ndjek live në stadiumin ‘Air Albania’ ndjeshjen Shqipëri-Gjeorgji, përballje e vlefshme për Ligen e Kombeve. Në fotot e siguruara nga LSA, Rama shihet në stadium, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i vogël Zaho. Gjithashtu krah tij shihet dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kujtojmë se ky takim vendimtar për ecurinë e Shqipërisë në Grupin B1 të Ligës ë Kombeve. Një fitore do ta bënte Shqipërinë një kandidate kryesore për të fituar grupin e ngjitur në Ligën A, përtej faktit që do ta afronte edhe me play-off të Botërorit…
Dy kompani kanë marrë ilegalisht subvencione bujqësore, përderisa Lupço Nikollovski ishte në krye të Ministrisë së Bujqësisë njoftoi Ministri I bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Cvetan Tripunovski. Ai akuzoi ish ministrin se derisa ishte në krye të kësaj ministrie i ka mundësuar dy kompanive që në mënyrë të paligjshme të marrin subvencione shtetërore prej mijëra eurosh. Tripunovski tha se këto janë vetëm dy raste të mbështetura me prova të forta që vërtetojnë se sistemi dhe institucionet janë tërësisht të shkatërruara. Ai i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të hetojë se cili ishte qëllimi dhe pse këtyre dy personave juridikë iu lejua…
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova do të takojë këtë të premte homologun e saj bullgar, Rumen Radev. Në delegacionin shtetëror që do të udhëtojë për Sofje do të jetë edhe ministrat e Jashtëm dhe Kulturës, Timço Mucunski dhe Zoran Lutkov. Kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë pas zgjedhjes së Qeverisë së re dhe kreut shtetëror në vend. Ndërkaq, në prag të këtij takimi, Siljanovska Davkova theksoi gjatë ceremonisë së pranimit të letratve kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Bullgarisë në vend se, fatkeqësisht raportet mes dy vendeve nuk janë në nivelin e dëshiruar. Ajo…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Përmes një mesazhi për punonjësit, Rrumbullaku shpreh falënderimin e tij për të gjithë punonjësit e polciisë së shtëtit për përpjekjet e përbashkëta dhe arritjet në 2 vitë që ai ka qenë në detyrë. “Jam i mbushur me obligimin për t’ju përshëndetur dhe falënderuar të gjithëve një nga një, për t’ju shtrënguar duart me përuljen më të madhe për sakrificën tuaj të vazhdueshme, çdo vit, çdo muaj të vitit, çdo ditë të muajit dhe çdo orë të ditës e natës.” Më tej ai shprehet…
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e dyfishtë në Roskovec që tronditi vendin. Xhaxha e nip, Gramos e Lavdosh Kurti u vranë nga 49-vjeçari Altin Kuka. Sipas dëshmive në vendngjarje, shkak i konfliktit mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbrëmjen e djeshme. Në momentin e që ka ndodhur ngjarja, dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronë të tyre. Ata janë qëlluar me bershëri atomatiku dhe kanë mbëtur të vdekur në vend. LEXO EDHE: U vranë me breshëri plumbash, si ndodhi krimi i rëndë në Roskovec! Ja cili…
Mësohet se të paktën 127 njerëz kanë vdekur dhe 54 të tjerë janë zhdukur në Vietnamin verior, pasi një super tajfun që goditi vendin këtë të shtunë vazhdon të sjellë reshje të mëdha shiu, rrëshqitje dheu dhe përmbytje. Tajfuni Yagi e njohur si stuhia më e fuqishme e Vietnamit në 30 vitet e fundit ka shkaktuar tragjedi në të gjithë veriun e vendit, duke lënë edhe 1.5 milionë njerëz pa energji elektrike. Pamjet treguan momentin kur ura Phong Chau në provincën Phu Tho u rrëzua, duke përmbytur disa automjete në ujë. Gjithashtu tajfuni Yagi solli erëra prej gati 150 km/h…
Aleanca për shqiptarët krahu i Ziadin Selës ka reaguar për shkarkimin e shqiptarëve nga puna në sektorin e shëndetësisë. Sipas tyre ministri jolegjitim i Shëndetësisë, siзe quajtë ata Arben Taravari është fajtori kryesor që qindra shqiptarë në klinika dhe spitale të ndryshme në mbarë vendin sot ngelin në rrugë dhe ju ndërpriten kontratat. Ata sqarojnë se gjatë kohës kur Aleanca për Shqiptarët ishte në Qeveri, ministrat e tyre propozuan dhe kaluan vendimin për shpalljen e konkursit për mbi 1 100 të punësuar në shëndetësi, me të cilin parashihej që të punësuarit me kontrata të marrin vendime të përhershme pune. ASH…

