Në kuartalin e dytë të vitit, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur për 2,3 për qind në bazë vjetore, duke u përshpejtuar në krahasim me kuartalet paraprake, vlerëson Fajnans think (Finance Think) në monitorin makroekonomik për shtatorin e vitit 2024. Kjo, siç thonë ata, është në përputhje me pritshmëritë e shprehura në Monitorin e kaluar makroekonomik. “Megjithatë, përshpejtimi është rezultat i rënies së ngadaltë të eksporteve prej -2,9 për qind, dhe intensifikimi i sërishëm i rënies së importeve prej -4,5 për qind, si dhe rritja e konsumit publik prej 3,5 për qind. E fundit, megjithatë, lidhet me thellimin e…
Author: almakos
Sindikata e Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se i kanë dërguar shkresë zyrtare kryeministrit Albin Kurti dhe ministres, Arbërie Nagavci me kërkesat që urgjentisht të rritet vlera e koeficientit të pagave për së paku 30 për qind dhe të hyjë në zbatim që nga shtatori i këtij viti. Në një njoftim për media, SBASHK thekson se vazhdon takimet konsultative me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve, duke analizuar realizimin e detyrave konkrete në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë. “Në takimin e mbajtur në orët e vona të së hënës, kryetari i SBASHK-ut,…
Detaje të reja janë zbuluar nga krimi në fshatin Kurjan ku dy persona, xhaxha dhe nip, u qëlluan për vdekje me breshëri plumbash pas një sherri mes fëmijëve të viktimave dhe autorit të dyshuar, Altin Kuka. Ata dyshohet se u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga 49-vjeçari Altin Kuka, i cili është shoqëruar në Komisariat. Viktimat Gramos e Lavdosh Kurti u dërguan në spital, por nuk arritën që t’i mbijetojnë plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të mesditës së sotme (10 Shtator) dhe pas krimit autori u vetëdorëzua, ndërsa është sekuestruar edhe arma me të cilën kreu vrasjet. “Rreth…
Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, njoftoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për Kontroll Sanitar, të bëra nga 2 shtatori deri më 6 shtator të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm. Për analizë janë marrë 210 mostra për fiziko-kimike dhe 210 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 50 pika matëse në qytetin e Shkupit. MARKETING
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme, më 10 shtator, në Roskovec, nga të cilat dyshohet se kanë ndërruar jetë dy persona. Raportohet se autori, i identifikuar si Altin Kuka, është vetëdorëzuar pranë autoriteteve blu. Priten informacione të mëtejshme nga ngjarja, teksa ende nuk janë bërë publike identifikimi i dy personave të dyshuar si të mbetur viktima. LAJMI ËSHTË NË PËRDITËSIM…
Ka ndërruar jetë 33 vjeçari, i cili mbeti i plagosur me datë 5 shtator për shkak të aksidentit të rëndë rrugor. I riu me iniciale E.R., nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda, i cili ndërroi jetë një ditë më parë. Kujtojmë se 33 vjeçari u përplas me trafikndarësen me datë 5 shtator në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës. “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 05.09.2024, për një aksident të ndodhur në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës, ku shtetasi E. R., 33 vjeç, është përplasur me trafikndarësen, si pasojë e dëmtimeve të…
Klubi i futbollit “Bashkimi” nga Kumanova njofton se gjatë ditës së sotme, trajneri dhe disa lojtarë të klubit kanë pësuar një aksident trafiku. “Rrugës për në seancën e rregullt stërvitore, trajneri i klubit Bazhe Janakievski, si dhe lojtaret Memet Rizahamza dhe Borijan Panovski në hyrje të Kumanovës patën një aksident komunikacioni, ku për fat të mirë kaluan pa lëndime serioze, përveç krye-trajnerit i cili ka disa lëndime pak më serioze! I urojmë lojtarëve tanë shërim të shpejtë dhe falënderojmë Zotin e gjithëfuqishëm që ky aksident nuk kaloi me pasoja fatale!”, thuhet në njoftimin e K.F. Bashkimi nga Kumanova. [embedded content]…
Me nisjen e vitit të ri shkollor, krahas zhvillimit të procesit mësimor, nisi edhe zbatimi i programeve në shkallë kombëtare, që kanë në qendër shkollën dhe që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve në moshë shkollore 6 deri në 14 vjeç, me zbatimin e një sërë procedurave depistuese për fëmijët, duke nisur që nga kujdesi dentar, kujdesi për shikimin, dëgjimin e së fundmi si një risi programi për depistimin e skoliozës. Shkolla “Mihal Grameno” në kryeqytet, të cilën sot e vizitoi Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu – është një prej institucioneve…
Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e 29 vjeçarit, Ronaldo Kola në fshatin Golem të Shkodrës. Mësohet mes tij dhe autorit të ngjarjes, Mario Kroni, ashtu si dhe vëllain e Kolës, ka nisur një sherr në rrjete sociale. Disa komente fyese kanë qenë shkak i nisjes së konfliktit të tyre. Ronaldo Kola dhe Mario Kroni fillimisht janë zënë me njëri tjetrin, por më pas ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka shkrepur disa herë, duke e lënë kështu 29 vjeçarin të plagosur. Kola u qëllua me 4 plumba dhe është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal të…
Një 36 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu, pasi është identifikuar si autori që tentoi futjen e një droni në burgun e Burrelit, por që u arrit të parandalohej në kohë. Në pranga është vënë shtetasi Taulant Ahmetsulaj. Policia njofton se në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Droni u pikas të dielën. Sipas Drejtorisë së Burgjeve pajisja u ngrit nga grupet kriminale për të marrë pamje. Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, teksa do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e…
Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në përputhje me ndryshimin e ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31.12.2024. Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ende patentë shoferin me emrin e vjetër kushtetues të rregullojnë patentë shoferin para afatit, për të mos krijuar kaos të panevojshme. “Të gjitha ambientet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për të shkëmbyer patentë shoferët brenda afatit të rregullt deri më 31.12.2024, pa vonesa dhe turma.Dorëzimi i dokumenteve dhe fotografimi…
Këtë sezon, Korça ka prezantuar krenarisht birrën e saj më të re, GOLD by Korça, e cila po pushton shijet e vendasve dhe turistëve te huaj. [embedded content] E prodhuar me përkushtim nga Birra Korça, GOLD është përzgjedhja e artë për ata që kërkojnë freskinë dhe cilësinë më të lartë. Me një shije të pasur dhe të rafinuar, ajo është krijuar për të ofruar një përvojë unike, duke u bërë birra më e mirë për t’u shijuar në çdo rast. Në videon shoqëruese, turistët që vizitojnë Korçën dhe pjesë të tjera të Shqipërisë tregojnë për eksperiencat e tyre pozitive me…

