Author: almakos

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 21 vjeçarin, i cili ka si partnere një vajzë të mitur 14 vjeçe që disa ditë më parë lindi fëmijën e tyre. Dritson Kurti u arrestua 4 ditë më parë pasi e mitura solli në jetë foshnjën e tyre në maternitetin e Korçës. 21 vjeçari akuzohet për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, neni 100, i dënueshëm deri në 15 vite burg. Familjarët kanë kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se komuniteti i tyre ka zakon martesat në moshë të vogël, e se në fakt lidhja e…

Lexo më Shumë

Qendra për menaxhim me kriza sot në mëngjes kumtoi se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 22 zjarre në ambiente të hapura dhe se shiu ndihmoi të shuhen të gjitha. “Shiu ndihmoi të gjitha 22 zjarret të shuhen”, thuhet në informatën e mëngjesit të QMK-së. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) dje informuan se disponojnë vetëm me një “Er traktor” funksional nga tre të ciltë i disponojnë. MARKETING

Lexo më Shumë

Përplasjet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti janë bërë temë diskutimi mes analistëve politikë, të cilët theksojnë se ndryshimi i qasjes së tyre ndaj pushtetit mund të dëmtojë stabilitetin politik dhe të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme. Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve pse kanë ndryshuar qasjen e tyre që nga ardhja në pushtet. Në RTV Dukagjini, Ymeri tha se nëse këta dy liderë e shohin njëri-tjetrin si armiqësor, kjo mund të jetë problem për shtetin. Sipas Ymerit, Osmani dhe Kurti janë të prirur…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të ketë mot të vranët dhe me shi. IHK njofton se reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. Ndërkaq, pas njoftimit se sot gjatë gjithë ditës priten reshje shiu me intensitet të lartë, erëra, shkarkime rrufesh si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave Komuna e Prishtinës ju ka bërë thirrje qytetarëve që…

Lexo më Shumë

SPAK jep pretencën për Rexhep Rapin i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve ne policinë e shtetit Dedan Gjoni. Per Kep Arapin Spak kerkon denimin e tij me 7.6 vite burg por per shkak te gjykimit te shkurtuar u kerkua denimi me 5 vite heqje lirie, per Algert Rapin nga 7.4 vite burg u kerkua denimi me 4.8 vite heqje lirie. E njejta kerkese u lexua nga SPAK ne pretenc edhe per Dedan Gjoni ish shefin e krimeve ne komisariatin nr e 6 dhe Dejvi Gjermenin per te cilet po ashtu u…

Lexo më Shumë

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen qindra doza me lëndë të dyshuara narkotike (sintetike) LSD. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”. Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 20 vjeç,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, sot do të jetë nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani. Siç citohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë bisedës pritet të këmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit rajonal dhe multilateral, si dhe për të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe mbështetjes nga Republika e Italisë për vendin tonë. Do të diskutohet edhe për mundësitë për përforcim shtesë dhe intensifikim të bashkëpunimit sektorial në fusha të…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash të detajuar që parashikon garantimin e rendit dhe sigurisë publike lidhur me ndeshjen që do zhvillohet mbrëmjen e sotme mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, në “Air Albania” në orën 20:45. Ky plan masash nis me eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Gjeorgjisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas. Po ashtu parashikohet kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët. PLANI I MASAVE Policia e Shtetit, plan…

Lexo më Shumë

Rritja e çmimeve është frenuar dukshëm këtë vit pas valës që krijoi lufta në Ukrainë. Sipas të dhënave të INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin gusht 2024 është 2,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,0%. Ky ishte niveli më i ulët që nga qershori 2021. Krahasuar me muajin gusht 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,6%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4%,…

Lexo më Shumë

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të Lindje të misionit KFOR, i cili drejtohet nga NATO, kryen patrullim brenda komunës së Leposaviqit. Kjo u bë e ditur nga KFOR-i në një postim të hënën në Facebook. Ky patrullim është pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, që ka për qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të…

Lexo më Shumë

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga moti i keq pasditen e sotme, aq sa një pemë është rrëzuar, duke bllokuar kështu qarkullimin në njërin sens të rrugës. Raportohet se është rrëzuar një pishë në pyllin e Sodës, kjo për shkak të stuhisë dhe shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin. Fatmirësisht rrëzimi i pemës ka ndodhur në momente që nuk ka pasur qarkullim të automjeteve. Sakaq, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në zonë, kanë prerë pemën dhe e kanë larguar nga rruga pjesë-pjesë. Në këtë mënyrë është arritur zhbllokimi i aksit rrugor.

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për dy zyrtarët e Tropojës, pikërisht për kryetarin e Bashkisë, Rexhep Byberi dhe zëvendës kryetarin, Abedin Kërrnaja. Ata janë të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, të parashikuar nga nenet 248 dhe 205 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut, Byberi në bashkëpunim me Kërrnajan, kanë kryer veprime kundër detyrave të tyre, përkatësisht në kundërshtim me nenin 11 Nr. 408, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, përgjatë…

Lexo më Shumë