Një person i cili ishte i shpallur në kërkim nga blutë, ka tentuar t’i arratisej policisë që po e ndiqte nga pas, por përfundoi në lumin e Lanës së bashku me motorin e tij.
Lajmi konfirmohet nga gazetari i kronikës, Igli Çelmeta, i cili raporton se personi në fjalë për të shmangur arrestimin e tij, është larguar menjëherë me motor, por përfundoi në lumin e Lanës.
Një veprim ky si në filma aksion, por dukshëm nuk e bëri që të shpëtonte nga uniformat blu.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



