Një mobilieri në Dibër është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Biznesi ndodhej në lagjen Dobrova të Dibrës.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, teksa fillimisht flakët kanë nisur nga magazina e biznesit e më pas është përhapur në të gjithë godinën.
Nuk raportohet të ketë persona të lënduar, por fatkeqësisht shënohen dëme të shumta materiale.
Sakaq, grupi hetimor ka nisur punimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.



