Author: almakos

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) pasdite bëri të ditur se, në kuadër të hetimit për transportin e organizuar të marihuanës nga vendi në Serbi, është lëshuar urdhër për të zhvilluar procedurë kundër shtatë personave të tjerë, të dyshuar për kryerjen e të njëjtit krim “prodhim dhe qarkullim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve sipas nenit 215, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”. MARKETING PTH NKOK njoftoi gjithashtu se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka lëshuar dy vendime bazuar në propozim-marrëveshjet e lidhura me dy të…

Lexo më Shumë

Bukuroshja Lotina po i shijon në mënyrën më të veçantë ditët e shtatzënisë. Ajo tashmë është në javën e 29-të dhe po pret me padurim ardhjen në jetë të djalit të saj. Në fotografitë e fundit, Lotina shfaqet më e rrezatuar se kurrë, ndërsa shtatzënia duket se i ka dhënë një tjetër shkëlqim pamjes së saj. Ao po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës, teksa numëron ditët deri në takimin e parë me vogëlushin e saj.

Lexo më Shumë

“Sulmi ishte vetëm zgjedhja ime.” Kështu është shprehur biznesmeni italian Valter Lavitola nga burgu i Rebibbia-s në lidhje me sulmin me bombë ndaj gazetarit dhe prezantuesit të emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci. Avokati i tij, Arturo Cola, pas një takimi tre orësh me Lavitolan, deklaroi për mediat se ai po përjeton një situatë të vështirë psikologjike, pasi është penduar që u ka shkaktuar probleme njerëzve për të cilët kujdeset. Sipas avokatit, Lavitola ka pranuar se vendimi për të kryer sulmin ishte i tij dhe se e kishte marrë me iniciativën e vet. Megjithatë, ai ka mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje paraprake…

Lexo më Shumë

Situata me pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gostivarit po shkon drejt stabilizimit, ndërsa uji zyrtarisht konsiderohet i pijshëm që nga dita e premte. Në 24 orët e fundit është shënuar një rënie e dukshme e numrit të pacientëve me simptoma të helmimit apo shqetësime të ngjashme. Drejtuesit e spitalit konfirmojnë se nuk janë regjistruar raste të reja me komplikime apo hospitalizime të rënda. Ndërkohë, spitali ka përfunduar të gjitha procedurat e dezinfektimit dhe është në pritje të konfirmimit përfundimtar nga Instituti për Shëndet Publik dhe Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e sallave operative dhe rifillimin e…

Lexo më Shumë

Një protestues, teksa mori fjalën në ditën e 79-të të revoltës kundër qeverisë, akuzoi qeveritarët duke thënë se duan vetëm të vjedhin. Qytetari përmendi 300 apartamentet e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndërsa shtoi se ai dhe prindërit e tij jetojnë akoma me qira. Një thirrje pati për të gjithë qytetarët që të dalin masimisht në protestë, për ta tërhequr zvarrë, siç tha ai, Edi Ramën nga kryeministria. “300 apartamente Balluku. Unë bashkë me prindërit e mi jetojmë me qira në Tiranë. Unë dhe shumë të tjerë si unë. Këtu nuk ke shëndetësi, ke papunësi. Ke krim, nuk ke gjykata.…

Lexo më Shumë

Deri në orën 18:00, në vend janë regjistruar gjithsej 22 zjarre në ambient të hapur. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), shtatë prej tyre janë ende aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa 13 janë shuar. MARKETING Zjarret aktive janë raportuar në disa zona të vendit. Në territorin e komunave Studeniçan dhe Zelenikovë, zjarre janë regjistruar në fshatrat Moranë, Vërtekic dhe Gaber, në pyll të përzier, si dhe në Batincë. Aktiv është edhe zjarri në fshatin Paligrad, ku përfshihen bimësi e ulët dhe pyll. Në zonën e Vidushit, pranë fshatit Dragov Doll dhe në fshatin Llokvicë, zjarri ka përfshirë…

Lexo më Shumë

Agron Jemini i cili tashmë njihet edhe si Agroni i Flamurit, ka dhënë një mesazh në protestën e sotme të 79 kundër kryeministrit Edi Rama. “Incidenti që ndodhi mbrëmë nuk më frikëson. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masat. Të vazhdojë punën. Çdo sulm që do të vijë përballë meje, nuk do më shmangë nga sheshi, do jem çdo natë me protestuesit deri në dorëheqjen e Ramës. Të mos përçahemi nga individë që paguhen nga politikanët, do t’i mposhtim”, tha ai.

Lexo më Shumë

Grupi Ansar Allah i Jemenit, i njohur gjithashtu si Huthi, pretendoi të hënën se forcat e tij kanë shënjestruar disa anije luftarake saudite, si dhe një depo armësh, në një sulm të gjerë me raketa dhe dronë, transmeton Anadolu. MARKETING Në një deklaratë të publikuar në Telegram, zëdhënësi i Huthive, Yahya Saree, tha se një anije saudite për transport amfib dhe disa anije luftarake që e shoqëronin janë goditur me sukses në një sulm ajror ku u përdorën “një numër” raketash balistike. Duke e cilësuar sulmin me raketa si “të saktë”, Saree tha se disa nga anijet e shënjestruara janë…

Lexo më Shumë

Një protestuese, nga sheshi “Skënderbej” denoncoi se prej vitesh ndodhet nëpër dyert e gjykatave për shkak se nuk ka legalizimin e tokës së saj. Në një prononcim për News24, ajo deklaroi se shteti është i gjithi i korruptuar ndërsa tregoi konfliktin me komshiun e saj. Ajo theksoi se ky sistem, që e krahasoi me komunizmin, duhet të rrëzohet sa më shpejt. “Shteti është i gjithë i korruptuar, që nga shëndetësia, gjykatat, policia Kadastrat, legalizimet e të gjitha. Ky shtet është i kalbur. Unë personalisht kam probleme me legalizimet. Komshiu im punon aty dhe të gjithë i ka korruptuar dhe kur…

Lexo më Shumë

Nora Istrefi ka ndarë me ndjekësit një fotografi përmes “Story”-t në Instagram, ku shfaqet para pasqyrës e veshur me një fustan të bardhë. Këngëtarja duket në top formë, ndërsa fustani i bardhë i thekson linjat dhe elegancën e saj, shkruan Indeksonline. Me pamjen e kuruar dhe stilin e saj karakteristik, Nora ka arritur të marrë gjithë vëmendjen në këtë paraqitje. Kujtojmë që Nora po vazhdon të mbajë koncerte si dhe pjesëmarrese në ahengje familjare.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj emërimit të ish-ministrit të Kulturës, Zoran Ljutkov, në pozitën e koordinatorit nacional për kulturë, duke vlerësuar se ky vendim tregon, sipas tyre, peshën reale të koalicionit VLEN brenda Qeverisë. Nga BDI theksojnë se, pas rikonstruimit të kabinetit qeveritar, Ministria e Kulturës iu besua përfaqësuesve të VLEN-it, por sipas tyre, drejtimi i politikave kulturore vazhdon të mbetet nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së. “Emërimi i ish-ministrit Zoran Ljutkov për koordinator nacional për kulturë tregon sa peshë ka realisht VLEN-i brenda Qeverisë. Pas rikonstruimit, Ministria e Kulturës iu dorëzua atyre, ndërsa sot drejtimi politik i këtij…

Lexo më Shumë

Politologu Ermal Hasimja komentoi protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila ka hyrë në ditën e 79-të. Në një intervistë për News24, ai theksoi se protesta ka thyer elementin e frikës, duke shtuar se në shesh kanë dalë edhe punonjës të administratës. Ai tha se protesta ka formësuar edhe një sjellje të re elektorale, pasi ata që kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, nuk do të votojnë më për Partinë Socialiste. “E para ky element i bashkimit. Shqiptarët po ndihen të bashkuar përtej partive politike, polarizimit që ka krijuar qeveria me politikat e veta. Edhe me ligjërimin sorrat,…

Lexo më Shumë