Nga BDI thonë se ndërtimi në rrugën “Qemal Sejfulla”, i denoncuar publikisht vitin e kaluar si ndërtim pa leje në tokë shtetërore, ka rifilluar. MARKETING “Në maj të vitit 2025, ish-kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, doli në vendngjarje dhe tregoi publikisht se objekti po ndërtohej pa projekt dhe pa leje ndërtimi, vetëm një metër larg ndërtesës ekzistuese dhe përpara dritareve e ballkoneve të banorëve”.“Pas denoncimit publik, Prokuroria hapi procedurë hetimore ndaj investitorit. Sipas njoftimit të atëhershëm të Prokurorisë, bëhej fjalë për objekt banesor dhe afarist me gjashtë kate, të nisur pa leje në tokë shtetërore. U kërkua edhe…
Author: almakos
Këngëtarja shqiptare Rina Balaj ka ngritur dyshime te fansat me postimin e fundit në Instagram. Ajo ka publikuar një fotografi artistike, ndërsa në përshkrim ka shkruar vetëm: “911 – 19/08”, duke lënë të kuptohet se më 19 gusht mund të vijë një surprizë e re. Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe reagime, ndërsa fansat kanë nisur të spekulojnë se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor, raporton IndeksOnline. Deri tani, Rina nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë fshihet pas shifrave “911”.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot një takim konsultativ me liderët e partive politike dhe përfaqësues të komuniteteve jo shumicë, ku është diskutuar çështja e zgjedhjes së Presidentit të vendit.Pas takimit, Haxhiu tha para mediave se qëllimi i konsultimeve ishte që partitë politike të kontribuojnë në gjetjen e një marrëveshjeje dhe të shmanget mundësia e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. “Pas gjithë këtyre muajve s’kemi pse të hamendësojmë se çka sjell pjesa e marrëveshjes. Sot kam dëgjuar subjektet politike dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm thanë se duhet të kontribuojnë në zgjedhjen…
Kur bëhet fjalë për mëngjesin, zgjedhja e ushqimeve ka një ndikim të madh në ndjesinë e ngopjes. Disa vakte mund të duken të shijshme, por ato nuk ofrojnë energjinë e nevojshme për të përballuar ditën. Zgjedhja e produkteve të duhura është çelësi për të shmangur rikthimin e urisë pas pak orësh.Një nga faktorët kryesorë që ndikon në ndjesinë e ngopjes është lloji i karbohidrateve që konsumoni. Nëse mëngjesi juaj përmban kryesisht sheqerna dhe karbohidrate të thjeshta, ndjenja e ngopjes do të jetë e shkurtër. Për këtë arsye, është e rëndësishme të zgjidhni ushqime që ofrojnë një kombinim të lëndëve ushqyese…
Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski dje u bëri thirrje qytetarëve, nëse vërejnë një shpend të egër të ngordhur, veçanërisht një korb, ose ndonjë shpend tjetër, ta raportojnë rastin në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. MARKETING “Rezervuarët më të zakonshëm të Etheve të Nilit Perëndimor janë korbat. Kemi një apel për raportim pasiv, domethënë të gjithë qytetarët që gjejnë një shpend të egër të ngordhur, korb ose ndonjë shpend tjetër, ta raportojnë atë në Agjencinë e Ushqimit”, tha Klekovski.Siç informoi ai, deri më tani ka pasur një raport nga Gostivari, por virusi i Nilit Perëndimor nuk është identifikuar te shpendi. Klekovski…
Përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, me drejtuesit e komunitetit që po punojnë për strukturat e ardhshme institucionale dhe përfaqësimin e tij jashtë Shqipërisë. Kështu shkruan Intelligence Online në një artikull të publikuar më 18 gusht 2026, me autor Franck Renaud. Sipas medias franceze të specializuar në çështjet e inteligjencës dhe rrjeteve të ndikimit, më pak se dy vjet pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për krijimin e enklavës sovrane bektashiane, drejtuesit e Urdhrit po hedhin themelet për statusin e ardhshëm. Projekti, i shpallur nga Rama në Asamblenë…
Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Administrative vë në dukje se padia e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe e Bashkisë së Tiranës ndaj emërimit si prokuror të Ols Dados në vitin 2008 nuk i legjitimonte ata si palë. Gjykata hodhi poshtë padinë e Veliajt, duke lënë të kuptohet se ajo synonte të godiste procesin penal. Veliaj dhe Bashkia kanë njoftuar apelimin e çështjes.Vladimir KarajngaVladimir Karaj 18 seconds më parë në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza Koha e leximit: 5 min lexim I izoluar në qelinë e paraburgimit prej 10 shkurtit 2025 për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, kryebashkiaku i…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. MARKETING Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 30 deri në 38 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. MARKETING
Kryeministri hungarez Peter Magyar e cilësoi grupin 4iG si nëna e fshehtë e oligarkisë në Hungari duke i bërë thirrje publikisht kompanisë të kthejë paratë që u ka vjedhur qytetarëve gjatë regjimit të Orban. Përmes një video në profilin e tij në facebook, Magyar lajmëroi se qeveria ka nisur tashmë një hetim gjithpërfshirës mbi kompaninë, të cilin e quajti një përbindësh skrapi. “Domethënë, shqyrtimi do të mbulojë pronësinë, marrëdhëniet financiare, ekonomike dhe marrëdhëniet e tjera kontraktuale midis shtetit hungarez dhe 4iG, si dhe kompanitë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të 4iG. Katër ministri janë të përfshira në punë”,…
Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet. Prej 80 ditësh, qytetarë janë mbledhur në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Protesta është identifikuar gjerësisht me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë kësaj periudhe, tubimet kanë kaluar në forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te protestat e përditshme para institucioneve. Kërkesa kryesore mbetet ajo për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime politike. Protestuesit vijojnë të dalin…
Aksionet e 4iG, grupit hungarez që zotëron kompaninë One Albania, ranë me 14.5 për qind këtë të hënë, pas deklaratave të kryeministrit hungarez Peter Magyar, që e cilësoi atë si nënën e oligarkisë në Hungari dhe thesarmbajtëse e mafias. Në bursën hungareze, ccmimi i aksioneve të 4iG ranë nën 1590 forinta në mbyllje nga 1790 që u ccel tregtimi. Ndërkohë në 5 ditët e fundit kompania ka humbur mbi 18.5 për qind të vlerës, ndërsa krahasuar me fundin e vitit të kaluar vlera e saj ka rënë me tre herë. Tronditja e fortë e 4iG pritet të ketë reperkursione edhe…
Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë kthjellimet në pjesën e parë të ditës. Vranësirat prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në të gjithë territorin. Në zonën e veriut reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4-7 m/s. Valëzim në det…

