Aktivistja Sidorela Vatnikaj me një mesazh të fortë në protestën para Kryeministrisë, ndërsa ka akuzuar keqqeverisjen. Gjatë fjalës së saj, aktivistja theksoi se kjo protestë ka treguar se kërkon revolucion shoqëror dhe se nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës dhe kastës së vjetër politike. “Sot Shqipëria u zgjua me një lajm të tmerrshëm. Një turist u vra në vendin ku kishte zgjedhur për të kaluar pushimet. Ky model i kriminalizimit të shoqërisë është modeli që na ka sjellë kjo qeverisje 36-vjeçare, modeli i të fortit që nuk njeh as ligj. Ky model i kriminalizimit dhe ku krimineli…
Author: almakos
Një qytetare shqiptare, e cila jeton në Itali, ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës, duke thënë se kërkesat e saj lidhen me të ardhmen e shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre. Ajo deklaroi se, pavarësisht se ka lindur në Itali, e ndjen veten shqiptare dhe dëshiron që fëmijët e saj të kenë mundësi të jetojnë dhe të flasin shqip në vendin e tyre. “Protestojmë për shqiptarët dhe për ne që jemi detyruar të emigrojmë. Unë kam lindur në Itali, por kam zemrën dhe gjakun shqiptar. Pse të mos jetojmë këtu dhe fëmijët e mi të mos flasin shqip?”,…
Ministri gjerman i Mjedisit, Carsten Schneider, gjatë vizitës së tij në Kiev, u zotua se Gjermania do të ndihmojë Ukrainën për riparimin e dëmeve në strukturën mbrojtëse që mbulon reaktorin nr. 4 të centralit bërthamor të Çernobilit. MARKETING Schneider deklaroi se Gjermania qëndron në krah të Ukrainës, ndërsa gjatë vizitës së tij pritet të shkojë edhe në zonën e përjashtimit rreth centralit bërthamor, ku në vitin 1986 ndodhi një prej katastrofave më të rënda bërthamore në histori. Struktura e madhe prej çeliku, e ndërtuar për të izoluar reaktorin e dëmtuar, u godit nga një dron gjatë luftës ruso-ukrainase. Sulmi me…
Më shumë se 1.200 pacientë onkologjikë kanë aplikuar në thirrjen për mbështetje financiare, ndërsa pagesat për të gjithë aplikantët që i kanë plotësuar kushtet janë përfunduar ose pritet të përfundojnë gjatë ditës së nesërme, njoftoi kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski. MARKETING Gjorgjievski tha se çdo aplikim është shqyrtuar me kujdes dhe përkushtim, me qëllim që ndihma financiare të arrijë tek qytetarët që kanë më shumë nevojë. “Ekzistojnë momente kur fjalët nuk mjaftojnë. Momente kur njerëzillëku nuk matet me atë që themi, por me atë nëse i japim dorën dikujt kur i është më e vështirë”, deklaroi Gjorgjievski. Thirrja për mbështetje…
Gazetarja Klodiana Lala ka analizuar ecurinë e disa dosjeve më të rëndësishme që po hetohen nga SPAK, duke nisur hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku, afera e AKSHI-t, dhe dosja Aruba. Gazetarja tha se pozita e Ballukut është rënduar për shkak se tashmë është marrë e pandehur për të gjitha lotet e tjera të Unazës së madhe, krahas Tunelit të Llogarasë, ndërsa po dyshohet gjithashtu për korrupsion e pastrim parash. Në kuadër të hetimeve, janë ushtruar kontrolle në disa vila në jug të vendit si dhe te kompania “Atelier 4”, e cila dyshohet se ka dizenjuar këto vila…
Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet. Prej 80 ditësh, qytetarët janë mbledhur në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Protesta është identifikuar gjerësisht me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë kësaj periudhe, tubimet kanë kaluar në forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te protestat e përditshme para institucioneve. Kërkesa kryesore mbetet ajo për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime politike. Protestuesit vijojnë të dalin…
Derisa në vendet e zhvilluara programet për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit zgjerohen, në Maqedoninë e Veriut gratë përballen me një sistem jofunksional, vonesa dhe pasiguri’’, thekson ASH-së përmes një komunikate për media MARKETING Për ASH-në institucionet kanë për detyrë ta bëjnë skriningun të qasshëm dhe funksional për çdo grua. ‘’Kur bëhet fjalë për kancerin, çdo muaj i humbur mund të ketë pasoja të rënda. Zbulimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësinë për trajtim të suksesshëm, ndërsa institucionet kanë për detyrë ta bëjnë skriningun të qasshëm dhe funksional për çdo grua’’, thotë ASH. Kjo parti kërkon që Ministria e…
Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar ka pranuar apelimin e shtetit shqiptar lidhur me ekstradimin drejt Shqipërisë të personave të dyshuar si pjesë e grupit që organizoi dhe mori pjesë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në Lezhë, në vitin 2023. Në qendër të çështjes janë Edmond Haxhia, i dyshuar si organizator dhe porositës i atentatit, si dhe shtetasit britanikë Harry Simpson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman, të cilët dyshohet se kanë vëzhguar objektivin para vrasjes. Pjesë e dosjes është edhe portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i Nikulajt. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga…
Pak ditë pasi Shqipëria mori çmimin e renditjes në top-listë për sigurinë kibernetike, ditët e nxehta të gushtit kanë nxjerrë në pah se kompania Albanian Digital Solution, e cila synon të jetë “Shqipëria e Zgjidhjeve Digjitale”, po përballet me një situatë që rrezikon të çojë drejt kolapsit sistemet dhe shërbimet e saj. Nën drejtimin e Igli Tafës, pas largimit të problemeve me drejtësinë dhe grupit kriminal në AKSHI të zonjës Kërcanaj, ADS do t’u shërbente qytetarëve më mirë, më shpejt dhe më lirë. Por sistemet e ngritura po bien një e nga një, fiks si rrethet e kalasë apo ushtarët…
“Një pacient tjetër në gjendje të rëndë, i cili më parë ishte konfirmuar me një formë neuroinvazive të Etheve të Nilit Perëndimor, ka vdekur në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive”, kështu deklaron drejtori i Klinikës, Fadil Cana. Ai tha se 20 pacientë me Ethe të Nilit Perëndimor janë shtruar në spital, 18 prej të cilëve janë raste të konfirmuara në laborator, ndërsa dy raste janë të dyshuara klinikisht. Pesë pacientë me simptoma më të rënda klinike janë në kujdes intensiv dhe po trajtohen sipas të gjitha protokolleve klinike. Fadil Cana, drejtori i Klinikës “I ndjeri ishte 76 vjeç dhe ishte…
Nga Adri Nurellari Kur Ursula von der Leyen erdhi në Tiranë dhe kryeministri e çoi për të inspektuar hekurudhën Tiranë–Durrës–Rinas, iu servir një copë e vogël e së ardhmes europiane të Shqipërisë: 70 milionë euro investim me financim BE–BERZH, 12 minuta Tiranë–Rinas, 22 minuta Tiranë–Durrës, shpejtësi deri në 120 km/h dhe përfundim në pranverën e 2024-ës. Von der Leyen e vlerësoi punën; me sa duket askush nuk pati mirësinë t’i shpjegonte se në Shqipëri afatet e përfundimit të veprave publike janë më shumë një zhanër i letërsisë fantastiko-shkencore sesa njësi matëse e kohës. Pranvera e 2024-ës iku, 2025-a u shua, dhe…
Diplomati Krum Efrov do të jetë ambasador në Sofje. Lajmin e konfirmoi sot, ministri i Punëve të Jashtme, Timço Muçunski, i cili në konferencën e sotme për media tha se, po vijojnë përgatitjet për emërimin e diplomatit Krum Efremov si ambasador në Sofje. I pyetur nga gazetarët lidhur me propozimin për ambasadorin e ri në Athinë, për të cilin kanë raportuar disa media, Mucunski tha se nuk mund të komentojë, pasi procedura është ende në një fazë të klasifikuar dhe, për këtë arsye, nuk mund të bëjë të ditur emrin e kandidatit për ambasador në Athinë. Ndërkohë, Muçunski ka njoftuar…

