Author: almakos

Me thirrjen “Nesër më shumë” është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 80-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët u mblodhën përpara Kryeministrisë, për të 80-tën ditë me radhë, duke vijuar qëndresën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës. Ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përpara institucionit të Kryeministrisë, aty ku për prej shumë javësh kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Atyre iu bashkua edhe Marjana Koçeku, deputete e pavarur pas largimit nga PS. Protestuesit kanë marshuar në rrugët e Tiranës, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar një sërë thirrjesh kundër qeverisë dhe kryeministrit.…

Lexo më Shumë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke iu përgjigjur mesazheve dhe komenteve që, sipas saj, kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale. Binakaj ka bërë të ditur se është përballur me shumë mesazhe, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim nga ndjekësit për faktin se nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale. Ajo ka treguar se gjatë kësaj kohe ka qenë e fokusuar te familja, duke theksuar se kjo është një nga prioritetet kryesore të saj. “Po me vijnë çdo ditë DM dhe komente për faktin që po kaloj kohë me familjen time…

Lexo më Shumë

Protesta e 19 e banorëve të Divjakës nuk ka ndryshuar shumë nga të tjerat. Banorët kërkojnë që Divjaka të mbetet bashki dhe e kërkojnë edhe duke i bërë thirrje kryeministrit dhe të tjerëve si ai por edhe kryetarit të bashkisë që t’a mbrojë bashkinë. Folësit në mikrofon kanë kërkuar që bashkia të mbetet në Divjakë duke argumentuar që ka bashki edhe më të vogla dhe me performancë më të dobët dhe projekti nuk i shkrin. Nata e 19 e protestës u mbyll me marsh ik min në rrugët e qytetit për të vazhduar për çdo ditë në shesh.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, në të gjithë territorin e vendit, janë sanksionuar 166 këmbësorë për shkelje të rregullave të trafikut, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). MARKETING Kontrolli rrugor u zhvillua më 17 gusht, nga ora 09:00 deri në 15:00, nga Sektori për Punë të Trafikut pranë MPB-së, me qëllim evidentimin dhe sanksionimin e shkeljeve të kryera nga këmbësorët. Sipas MPB-së, nga 166 këmbësorët e sanksionuar, 137 janë ndëshkuar për shkak të kalimit të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë. “Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 167 shkelje të tjera të rregullave të trafikut”, thuhet në njoftimin…

Lexo më Shumë

Profesori Lush Susaj, në protestën e 80-të para kryeministrisë, tha se qytetarët duhet të reagojnë ndaj asaj që e konsideron padrejtësi, ndërsa e cilësoi protestën si një “shkollë politike” dhe si një betejë për rikthimin e pluralizmit. Ai gjithashtu, kërkoi ndihmoi nga ambasadori që do vijë në Shqipëri. “Faik Konica thotë që zuzari çfarë i sheh syri, i do për vete. Respekt për secilin protestues. Nëse nuk reagojmë, jemi qyqarë. Kjo protestë është shkollë politike, na bën krenarë dhe na heq qafe zuzarët. Mbahuni sepse jemi në të drejtën tonë të historisë. Le të rikthejmë pluralizmin. Ambasadori i SHBA që…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski deklaroi sonte se do të bëhet gjithçka që është e mundur që për disa ditë të sigurohen lëndët e para të nevojshme për funksionimin e ciklotronit, ku prodhohen mjetet e nevojshme për ekzaminimin e PET-skanerit, i cili nuk punon për më shumë se një muaj dhe ku pacientët onkologjikë dërgohen më shpesh. Mendoj, shtoi ai, se do të jem në gjendje të njoftoj shumë shpejt se kur do të fillojmë përsëri me skanimin. MARKETING “Domethënë, nuk është i prishur PET-skaneri. PET-skaneri ishte në shërbim të rregullt dhe gjatë shërbimit të rregullt të PET-skanerit u gjetën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar se deputeti Erald Kapri është kërcënuar sipas tij nga një zyrtar i Partisë Socialiste. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj bën me dije se në telefonin e deputetit Kapri ka ardhur një mesazh ku shkruhej: “Mos vazhdo më, se ndryshe do ta tregojmë ne!” Ndërkohë vetë deputeti Kapri pretendon se ky kërcënim i ka ardhur sipas tij pas denoncimit të bërë nga ai për drejtoreshën e Postës në Durrës. Në reagimin që shoqëron videon, Shehaj shkruan: “Pasi vodhën me çanta paratë e pensionistëve, zagarët e Edi Ramës kërkojnë t’i…

Lexo më Shumë

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 18 gusht, në lokalin “Principote” në Ksamil, ku turisti 20 vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes u vra nga Sokrat Vata. Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Autori i krimit u vu në pranga nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti, që drejtohej nga shtetasja turke E. P., 31 vjeçe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi N. M., 38 vjeç, po ashtu turk. Sipas policisë, të dy kishin njohje me të dyshuarin…

Lexo më Shumë

Aktivistja Sidorela Vatnikaj me një mesazh të fortë në protestën para Kryeministrisë, ndërsa ka akuzuar keqqeverisjen. Gjatë fjalës së saj, aktivistja theksoi se kjo protestë ka treguar se kërkon revolucion shoqëror dhe se nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës dhe kastës së vjetër politike. “Sot Shqipëria u zgjua me një lajm të tmerrshëm. Një turist u vra në vendin ku kishte zgjedhur për të kaluar pushimet.  Ky model i kriminalizimit të shoqërisë është modeli që na ka sjellë kjo qeverisje 36-vjeçare, modeli i të fortit që nuk njeh as ligj. Ky model i kriminalizimit dhe ku krimineli…

Lexo më Shumë

Një qytetare shqiptare, e cila jeton në Itali, ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës, duke thënë se kërkesat e saj lidhen me të ardhmen e shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre. Ajo deklaroi se, pavarësisht se ka lindur në Itali, e ndjen veten shqiptare dhe dëshiron që fëmijët e saj të kenë mundësi të jetojnë dhe të flasin shqip në vendin e tyre. “Protestojmë për shqiptarët dhe për ne që jemi detyruar të emigrojmë. Unë kam lindur në Itali, por kam zemrën dhe gjakun shqiptar. Pse të mos jetojmë këtu dhe fëmijët e mi të mos flasin shqip?”,…

Lexo më Shumë

Ministri gjerman i Mjedisit, Carsten Schneider, gjatë vizitës së tij në Kiev, u zotua se Gjermania do të ndihmojë Ukrainën për riparimin e dëmeve në strukturën mbrojtëse që mbulon reaktorin nr. 4 të centralit bërthamor të Çernobilit. MARKETING Schneider deklaroi se Gjermania qëndron në krah të Ukrainës, ndërsa gjatë vizitës së tij pritet të shkojë edhe në zonën e përjashtimit rreth centralit bërthamor, ku në vitin 1986 ndodhi një prej katastrofave më të rënda bërthamore në histori. Struktura e madhe prej çeliku, e ndërtuar për të izoluar reaktorin e dëmtuar, u godit nga një dron gjatë luftës ruso-ukrainase. Sulmi me…

Lexo më Shumë

Më shumë se 1.200 pacientë onkologjikë kanë aplikuar në thirrjen për mbështetje financiare, ndërsa pagesat për të gjithë aplikantët që i kanë plotësuar kushtet janë përfunduar ose pritet të përfundojnë gjatë ditës së nesërme, njoftoi kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski. MARKETING Gjorgjievski tha se çdo aplikim është shqyrtuar me kujdes dhe përkushtim, me qëllim që ndihma financiare të arrijë tek qytetarët që kanë më shumë nevojë. “Ekzistojnë momente kur fjalët nuk mjaftojnë. Momente kur njerëzillëku nuk matet me atë që themi, por me atë nëse i japim dorën dikujt kur i është më e vështirë”, deklaroi Gjorgjievski. Thirrja për mbështetje…

Lexo më Shumë