Komuna e Çairit ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim një segment rrugor për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit. MARKETING Segmenti nga Bulevardi “Xhon Kenedi” deri te rrethrrotullimi do të jetë i mbyllur për automjetet në të dy drejtimet, duke filluar nga ora 08:00. “Nesër, segmenti rrugor nga Bulevardi ‘Xhon Kenedi’ deri te rrethrrotullimi do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet, duke filluar nga ora 08:00, për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit. Lusim qytetarët që të mos parkojnë automjetet përgjatë këtij segmenti, ndërsa pjesëmarrësit…
Author: almakos
Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana, njoftoi këtë pasdite se ka pasur një tjetër vdekje nga ethet e Nilit Perëndimor.Ai theksoi se pacienti u trajtua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive për 27 ditë. MARKETING Siç njoftoi drejtori, bëhet fjalë për një pacient 76-vjeçar i cili u soll në klinikë në një gjendje jashtëzakonisht të keqe me formë neuroinvazive të sëmundjes. Virusi i Nilit Perëndimor u konfirmua tek ai, dhe ai kishte edhe sëmundje të tjera.Ai është vdekja e katërt e regjistruar nga ethet e Nilit Perëndimor në vend, ndërsa 15 janë shëruar dhe janë lëshuar nga Klinika për…
Numri i kompanive që u mbyllën në Gjermani arriti në pothuajse 190.000 në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 10 për qind nga viti i kaluar, pasi pasiguritë ekonomike, kostot e larta dhe mungesat e fuqisë punëtore të kualifikuar nxitën trendin rritës, transmeton Anadolu. MARKETING Sandra Gottschalk, autore e raportit të Qendrës Leibniz për Kërkimet Ekonomike Evropiane, deklaroi se politikat tarifore të SHBA, konkurrenca nga importet kineze dhe rritja e kostove të energjisë dhe personelit nxitën këtë prirje negative, sipas një raporti të përbashkët nga Instituti ZEW dhe Creditreform. Gottschalk theksoi se bizneset me vlerësime të mesme krediti u…
Aëngëtarja Adelina Tahiri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në Instagram. Në fotografinë e publikuar në “Story”, Adelina shfaqet nën rrezet e diellit, me flokët e lëshuar, syze dielli dhe një kapele të zezë, shkruan Indeksonline. Ajo ka zgjedhur të shfaqet me një pamje natyrale, pa grim të dukshëm. “Another No Makeup”, shkruan ajo krahas fotos, duke e vënë theksin te paraqitja e saj pa makeup. Postimi vjen si një tjetër dëshmi se artistja nuk heziton të ndajë me ndjekësit edhe momente më natyrale, përtej pamjeve të kuruara që zakonisht shoqërojnë paraqitjet e personazheve të njohur…
Bekim Bulica është shpallur në kërkim pas vrasjes së turistit Miguel Mendes në Ksamil. Bulica rezulton pronar i lokalit “Principotes” ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa autoritetet po hetojnë personat e lidhur me konfliktin dhe rrethanat që pasuan krimin. Për vrasjen është arrestuar Sokrat Vata, 29 vjeç, i cili u kap disa orë pas ngjarjes në aksin Levan-Fier, i fshehur në bagazhin e një automjeti. Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar edhe Moisid Matushajn, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Matushaj punonte gjithashtu si bodyguard në të njëjtin grup sigurie me Vatën dhe dyshohet se…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi se nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut do të qëndrojë zëvendëskryetari dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Petr Macinka me të cilin do të diskutojë mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën evropiane, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare. MARKETING Mucunski theksoi se Macinka do të jetë edhe një nga folësit në Këshillin e ambasadorëve i cili do të mbahet në Shkup të enjten dhe të premten, me pjesëmarrjen e krerëve të misioneve diplomatike dhe…
Shyhrete Behluli është këngëtarja e njohur e muzikës popullore, e cila vazhdon të jetë aktive edhe pas të 60-tave. Ajo është bërë gjyshe gjashtë herë, ndërsa mbesa e saj e madhe tashmë është në të 20-tat. Përkundër viteve, Shyhretja vazhdon të kujdeset për paraqitjen e saj dhe të shfaqet në formë. Krahas angazhimeve në muzikë, ajo ka folur edhe për rolin e saj si gjyshe dhe marrëdhënien me nipërit e mbesat, shkruan Kosovarja. Ajo mbetet një nga emrat e njohur të muzikës popullore shqiptare dhe vazhdon të jetë aktive në skenë, duke ruajtur praninë e saj në jetën publike.
Projekti i Bankës Botërore për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri nuk arriti një pjesë të rëndësishme të objektivave me të cilat nisi në vitin 2015. Nga ana tjetër zbatimi u zgjat me 55 muaj përtej afatit fillestar dhe një nga shtyllat kryesore siç është rritja e aksesit financiar në shërbimet shëndetësore, u vlerësua si pothuajse e paarritur. Të paktën kështu vlerësohet në dokumentin final të Grupit të Pavarur të Vlerësimit, njësia e pavarur e vlerësimit e Bankës Botërore. Raporti për projektin “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor në Shqipëri”, e vlerëson rezultatin përfundimtar si “Mesatarisht i Kënaqshëm”, pasi objektivat u reduktuan…
Gjatë muajit korrik, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 11 raste të reja me HIV/AIDS, sipas të dhënave nga njoftimi i fundit mbi lëvizjen e sëmundjeve akute infektive. MARKETING Nga rastet e reja të regjistruara, nëntë janë burra dhe dy janë gra, dhe janë persona të moshës 20 deri në 49 vjeç.Sipas të dhënave, nga viti 1987 deri në vitin 2026, në vend u regjistruan gjithsej 765 persona me HIV/AIDS. Nga këta, 141 persona vdiqën, 508 persona jetojnë me HIV/AIDS, ndërsa 116 persona janë të listuar si të humbur për ndjekje. Infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme dhe të gjakut…
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka zbardhur së fundmi lejen e ndërtimit për kompleksin “Flag Bay” në Radhimë, duke i hapur rrugën një tjetër ndërhyrjeje agresive urbane në bregdetin e Vlorës. Pas intensifikimit të ndërtimeve në trevat e Lungomares, Ujit të Ftohtë dhe Orikumit, vala e zhvillimit masiv po shtrihet tashmë në një nga zonat që deri më sot ruante ende me përpjekje peizazhin e saj natyror dhe me densitet të ulët urban. Projekti, i cili do të zhvillohet nga shoqëria “Koloss Konstruktion” sh.p.k. në pronësi të sipërmarrësit Ellton Kollozi, parashikon ngritjen e një strukture multifunksionale (hotelere, rezidenciale…
Uji në territorin e Shkupit është i sigurt për pije, ka treguar raporti laboratorik javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, njoftoi sot në mëngjes Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. MARKETING Raporti është marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për Kontroll Sanitar, i cili nga 10 gushti deri më 14 gusht, ka marrë 211 mostra për analizë fizike-kimike dhe 211 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 vende matëse në Qytetin e Shkupit.“Në bazë të rezultateve të mara nga testimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi…
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha të martën se Irani ka “fituar si luftën ashtu edhe diplomacinë”, duke pretenduar se ata që fillimisht kërkuan “dorëzimin e pakushtëzuar” të Teheranit më vonë kërkuan negociata, transmeton Anadolu. MARKETING Duke folur në një ngjarje, Araghchi tha se Irani rezistoi për ditë të tëra kundër asaj që ai e përshkroi si “ushtria më e madhe në dukje në botë”, së bashku me një ushtri tjetër që pretendon fuqi ushtarake dhe me mbështetjen e pothuajse të gjitha vendeve perëndimore dhe disa shteteve të tjera brenda dhe jashtë rajonit, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim. “Ata…

