Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Rike Roci, njihet për komunikimin e saj të drejtpërdrejtë me ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo që në fillim të këtij viti vizitoi vendet e shenjta ku kreu ritualin e Umres, ndërsa së fundmi gjatë një bashkëbisedimi në Instagram ka marrë një mesazh nga një ndjekës lidhur me besimin e saj fetar. Ndjekësi i shkruante: “Ktheju fesë Islame ende më mirë sepse je diamant vajzë, mos lejo të përdorin profilin tënd materialistët”. Ky mesazh ka nxitur një reagim mjaft të sinqertë nga ana e Rikes. Ajo nuk ka hezituar t’i përgjigjet hapur këtij…
Author: almakos
Një zjarr pyjor në rezervatin natyror High Fens të Belgjikës u ngadalësua gjatë natës pas shiut të lehtë dhe një zhvendosjeje të favorshme të erës, duke lehtësuar presionin mbi komunitetet gjermane aty pranë, transmeton Anadolu. MARKETING “Për momentin, ne nuk supozojmë se zjarri do të kalojë në territorin gjerman”, tha Franz-Karl Boden, zëvendës i kryetarit të bashkisë së Monschau, për mediat lokale të hënën, duke shtuar se operacionet e shuarjes së zjarrit do të vazhdojnë. Departamenti lokal i zjarrfikësve e quajti ndryshimin e motit një pushim të përkohshëm, por theksoi se zjarri është larg nga shuarja. “Shiu gjatë natës ishte…
Tre tenderë me vlerë të përbashkët rreth 20 milionë euro janë hapur për investime në ujësjellës, kanalizime dhe impiante të trajtimit të ujërave të ndotura në Dhërmi, Qeparo dhe Pustec, me pjesën më të madhe të fondit të parashikuar për Dhërmiun. Në total, fondi limit për të tre procedurat arrin në rreth 1.82 miliardë lekë apo rreth 20 mln euro. Projekti në Dhërmi ka një fond limit prej 1.129 miliardë lekësh, ai në Pustec prej 522.85 milionë lekësh, ndërsa për ujësjellësin e Qeparoit janë parashikuar 166.67 milionë lekë. Pwr Dhërmiun, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka hapur tenderin për ndërtimin…
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se edhe njerëzit nga radhët e BDI-së publikisht pranojnë se partia funksionon si një “POLITBYRO”. Sipas VLEN, një rreth i ngushtë thur skenarë, ndan role dhe dëshpërimisht përpiqet të krijojë përshtypjen se gjithçka është nën kontroll. “Por puna ka kohë që u ka dalë nga duart. Njëherë nuk duan as t’ia përmendin emrin, pastaj thonë se kundër Artan Grubit nuk ka prova. Ali Ahmeti, nga ana tjetër, gjoja i ka thënë të përgjigjet nëse e ka keqpërdorur besimin e tij, ndërsa menjëherë më pas thotë se „gjëja e parë“ është që Grubi…
Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur të rrisë çmimet maksimale me një mesatare prej 4.85 për qind.Çmimi maksimal i EuroSuper BS-95 do të jetë 91.50 denarë për litër, ndërsa EuroSuper BS-98 do të shitet deri në 93.50 denarë.Rritja më e madhe është te nafta, e cila do të kushtojë 98 denarë për litër, ose 6.50 denarë më shumë. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet me 6 denarë, në 98.50 denarë për litër.Ndërkohë, çmimi maksimal i mazutit rritet me 0.188 denarë dhe do të…
Kur flasim për mëngjesin, zgjedhja e ushqimeve ka një ndikim të rëndësishëm në ndjenjën e ngopjes që do të përjetoni gjatë ditës. Disa ushqime mund të ju mbajnë të ngopur për një periudhë më të gjatë, duke parandaluar rikthimin e urisë së shpejtë.Një mëngjes i pasur me sheqerna dhe karbohidrate të shpejta mund të rezultojë në një ndjenjë të shpejtë ngopjeje, por kjo do të zhduket shpejt. Prandaj, është e rëndësishme të përfshini ushqime që ofrojnë lëndë ushqyese dhe që tretet më ngadalë. Ja pesë zgjedhje të shkëlqyera për të filluar ditën tuaj. Vezët janë një burim i shkëlqyer proteinash…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se në kampin qeveritar ka nisur paniku pas krijimit të një komisioni që monitoron qëndrimet në rrjetet sociale. Berisha tha se “viktima e parë” e këtij komisioni pritet të jetë Niko Peleshi, të cilin e akuzoi se nuk ka mbajtur qëndrime kundër lëvizjes rinore qytetare dhe protestave të “Flamingove”. Sipas Berishës, Peleshi mund të zëvendësohet me Taulant Ballën, duke ironizuar rolin e këtij të fundit si kryetar i komisionit që kontrollon rrjetet sociale të nomenklaturës socialiste. Berisha paralajmëroi se mund të ketë edhe “viktima” të tjera në radhët e socialistëve. FJALA E BERISHËS: Ndërkohë,…
Mijëra fatura të lëshuara nga bizneset dhe të pranuara nga sistemi, rezultojnë të pafiskalizuara. Pak ditë pas çmimit të parë botëror për sigurinë kibernetike, Shqipëria shënon një tjetër “arritje” të madhe dixhitale. Këtë herë është sistemi elektronik i Tatimeve, i cili ndonëse pranon faturat e lëshuara nga bizneset, nuk i fiskalizon ato. Kjo e bën të pamundur shlyerjen e tyre nga bizneset pritëse. Aktualisht sistemi i fiskalizimit po mbahet nga Albanian Digital Solution, kompania shtetërore e krijuar nga AKSHI. Kjo kompani, e cila do të ketë monopolin e tenderave në teknologjinë e informacionit është duke mirëmbajtur aktualisht të gjitha sistemet…
Të martën, në zonën e qytetit të Shkupit, do të kryhet spërkatje kundër larvave të mushkonjave tokësore.Qyteti i Shkupit informon se nëse kushtet e motit nuk janë të favorshme, dezinfektimi do të kryhet ditën e parë pasardhëse kur moti të jetë më i mirë.“Bletarëve u këshillohet të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët e tyre në kohën e duhur”, thonë nga Bashkia e Shkupit. MARKETING
Ministria e Jashtme e Iranit kritikoi Kanadanë të dielën për “pjesëmarrjen” e saj në luftën amerikane kundër Iranit, duke theksuar presionin e vazhdueshëm ekonomik të Washingtonit mbi sovranitetin kanadez, transmeton Anadolu. MARKETING “Washingtoni e quan Kanadanë shtetin e saj të 51-të; Washingtoni vendos tarifa për mallrat kanadeze; Washingtoni e fyen Kanadanë dhe kërcënon se do ta ndëshkojë për tymin e zjarrit; Përgjigja e Otavës: Kuptohet, zotëri! Ndërkohë, Otava merr pjesë në luftën e paligjshme të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Iranit! NATA E HOKEIT NË KANADA ËSHTË EKIPI I FERMËS SË WASHINGTONIT”, tha zëdhënësi Esmaeil Baqaei në platformën e mediave sociale…
Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës. Sipas njoftimit të KEK-ut, viktima është Haxhi (Selatin) Gojnovci, i lindur më 23 prill 1967 në Lismir të Fushë Kosovës. Aksidenti kishte ndodhur të dielën në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të KEK-ut, ku fillimisht ishte raportuar se një punonjës kishte pësuar lëndime të rënda. Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kishin dalë Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Sipas njoftimit të fundit të KEK-ut, viktima Haxhi Gojnovci, ishte gjatë kryerjes së detyrave të punës…
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i cili përmes një njoftimi thotë se operacioni është organizuar nga forcat RENEA, Policia e Krujës, Tiranës dhe ‘Operacionalja.’ Rikujtojmë se ditën e djeshme, Ylli Zalla ka reaguar pas shpërthimit me tritol që shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesën e tij në fshatin Zall të Fushë-Krujës. Përmes një videoje, ai mohoi pretendimet se mund ta ketë inskenuar vetë ngjarjen me qëllim përfitimin e azilit politik, ndërsa ka ngritur akuza ndaj Policisë dhe grupeve kriminale. Zalla, i cili rezulton në kërkim në lidhje me atentatin…

