Author: almakos

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka ndarë me ndjekësit një moment të ngrohtë familjar. Në fotografi shihet familja e saj së bashku me familjen e Leartës, duke shijuar një mëngjes të përbashkët në një ambient të këndshëm, raporton ORAinfo. Atmosfera duket tejet e relaksuar, ndërsa buzëqeshjet dhe afërsia mes familjarëve e bëjnë fotografinë edhe më të veçantë. Ky moment tregon edhe një herë lidhjen e ngushtë familjare, me të gjithë së bashku duke shijuar kohën larg angazhimeve të përditshme. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM). MARKETING Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare “Tabanoc” për hyrje në vend, pritet rreth 30 minuta.Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare “Tabanoc” për hyrje në vend, pritet rreth 30 minuta. MARKETING

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri, monedhat kryesore kanë shënuar këto nivele të kursit të sotëm. Dollari amerikan blihet me 79.5 lekë dhe shitet me 80.7 lekë. Euroja blihet me 92.4 lekë dhe shitet me 93.3 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane blihet me 98 lekë dhe shitet me 994 lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 107.7 lekë dhe shitet me 109 lekë.

Lexo më Shumë

Protesta e 79-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pritet të vijojë sot në Tiranë, pas tubimit të një dite më parë, ku mijëra qytetarë u mblodhën dhe marshuan në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit kanë vijuar të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!” janë shndërruar në refren të protestave të përditshme. Në protestën e 78-të, fjalimet u mbyllën me thirrjen “Nesër më shumë”, ndërsa qytetarët nisën marshimin në bulevardet e Tiranës. Në tubim morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët prej ditësh janë bashkuar me protestat në…

Lexo më Shumë

DashiBindjet e forta të dikujt mund të të bëjnë të humbasësh të vërtetën për një ose dy momente. Vëri në dyshim këto burime. Mos bini pre e ideve egoiste dhe dritëshkurtra të dikujt vetëm sepse ai ose ajo është i apasionuar pas tyre. DemiMund të jetë e vështirë të përqendrohesh në punën tënde, pasi mendja jote është e zënë me mendime dashurie. Në vend që të mërzitesh që nuk po kalon kohë me personin që dëshiron më shumë, përhap ndjenjat e tua pozitive. BinjakëtInovacioni krijues është çelësi i suksesit. Bëni diçka të çmendur dhe madje paksa tronditëse në mënyrë që…

Lexo më Shumë

Çifti i njohur që e nisi historinë e dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Mateo dhe Brikena, duket se po shijojnë të lumtur lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të eksperiencës në reality show. Dyshja ka vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes së publikut, ndërsa herë pas here ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre së bashku. Edhe këtë herë, ka qenë Mateo ai që ka tërhequr vëmendjen me një dedikim romantik për partneren e tij. Ai ka publikuar një fotografi përkrah Brikenës, duke zgjedhur që krahas imazhit t’i kushtojë asaj edhe disa fjalë mjaft të…

Lexo më Shumë

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ka bërë të ditur Turqia dhe Arabia Saudite pritet të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e energjisë së rinovueshme me një marrëveshje shtesë prej 3.000 megavatësh, duke e çuar në 5.000 megavat kapacitetin total të planifikuar në kuadër të projekteve të përbashkëta në Turqi, transmeton Anadolu. MARKETING Bayraktar kujtoi se Turqia dhe Arabia Saudite kishin nënshkruar më parë një marrëveshje që përfshinte projekte të energjisë së rinovueshme me kapacitet prej 2.000 megavatësh. “Do ta rrisim këtë në 5.000 megavat me një marrëveshje prej 3.000 megavatësh në kuadër të Konferencës së…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori pjesë në një tubim të organizuar në Nassau County, i përqendruar te zbatimi i ligjit, siguria publike dhe mbështetja për forcat e rendit. Gjatë këtij aktiviteti, ekzekutivi i Distriktit Nassau, Bruce Blakeman, i shprehu falënderimet e tij ish-presidentit për politikat e ndjekura gjatë mandatit të tij, veçanërisht në lidhje me sigurinë e kufijve dhe luftën kundër narkotikëve. Trump ndodhej në këtë tubim në mbështetje të Blakeman i cili kandidon për Guvernator të New York. “Jemi shumë të nderuar që kemi Presidentin Trump me ne sot për të nderuar burrat dhe gratë e të gjitha…

Lexo më Shumë

Iliriana ka festuar ditëlindjen e saj në një mënyrë mjaft të veçantë, duke marrë një surprizë që duket se do ta kujtojë gjatë. Partneri i saj, Adri, kishte menduar gjithçka deri në detaj, duke zgjedhur një dhuratë luksoze, por mbi të gjitha me një domethënie të veçantë emocionale. Momenti i befasisë është bërë publik nga vetë Adri, i cili ka ndarë një video ku shihet reagimi i Ilirianës në çastin kur kupton se çfarë kishte përgatitur për të. Emocionet ishin të mëdha dhe Iliriana nuk ka mundur t’i mbajë lotët, duke u përlotur nga gëzimi për surprizën e partnerit të…

Lexo më Shumë

Anila Jole, Drejtore Informacioni News24 Sot nëpër disa portale është publikuar një shkrim që pretendon se News24 po përjeton një krizë të thellë financiare dhe njerëzore dhe se një numër drejtuesish, gazetarësh dhe moderatorësh po largohen nga televizioni. Ky shkrim është i mbushur me të pavërteta.Kështu, përfshirja e emrit tim Anila Jole, e Ola Brukos dhe Klodiana Lalës, njerëz që prej vitesh janë pjesë e pandarë e historisë së News24, krijon një realitet që nuk ekziston. Dua ta them qartë, publikisht dhe pa asnjë ekuivok: Unë nuk jam larguar nga News24, as nuk kam dhënë dorëheqjen!Jam në News24 që nga…

Lexo më Shumë

Raporti mes dyshes së njohur të Big Brother VIP Kosova, Leo Gashi dhe Lela Seferi, duket se po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Pasi Leo publikoi projektin e tij të ri muzikor, ku në videoklip shfaqet edhe Lela, u vu re një tjetër detaj që ka nxitur dyshime: dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, shkruan Indeksonline. Ky veprim ka ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një strategji për të mbajtur gjallë interesimin e publikut apo nëse raporti mes tyre është krisur sërish. Historia e tyre ka qenë e mbushur me ulje-ngritje. Pas ndarjes së raportuar në vitin…

Lexo më Shumë

Papa Leoni ka përsëritur thirrjen e tij për t’i dhënë fund dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të përparojë përpjekjet drejt një zgjidhjeje me dy shtete, transmeton Anadolu. MARKETING Duke folur pas lutjes së përjavshme, sipas Vatican News, Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund “akteve të përsëritura të dhunës ndaj popullsisë palestineze në Bregun Perëndimor”. Ai gjithashtu i bëri një apel urgjent komunitetit ndërkombëtar “për të siguruar përparim drejt një zgjidhjeje me dy shtete, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. Vatikani ka mbajtur vazhdimisht qëndrimin se një zgjidhje…

Lexo më Shumë