Sot në Shqipëri festohet 29 Nëntori, 80-vjetori i Çlirimit të vendit nga forcat gjermane. Ashtu si çdo vit me rastin e kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme. Por këtë datë politika e feston të ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1994, është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit. E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur…
Author: almakos
Pas rënies së tyre në vitin 2023, importet e vajit të ullirit nisin sërish rritjen. Për muajt janar-tetor 2024 janë importuar një sasi prej 49 tonësh vaj ulliri, sipas të dhënave të Doganave. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës sasia e importeve u rrit me 49%. Në vlerë, importet e muajve janar-tetor arrijnë në 52 mln lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, importet në vlerë janë rritur 90%. Për vitet 2019-2024, sasia më e madhe e importeve të vajit të ullirit për 10-mujorin është shënuar në 2020, në periudhën e pandemisë së Covid-19. Sasia e importeve…
Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Krener Lloga, ka reaguar duke thënë se në Shkup shqiptarët nuk lejohen të festojnë Festën e Flamurit nga policia e VMRO-VREDI, përcjell Shenja. “Policia e VREDI-DPMNE nuk i lejon shqiptarët të festojnë nëpër rrugët e Shkupit.Ajde vlenushka ku jeni fshehur?” – shkruan Lloga. MARKETING
Gjatë mbrëmjes së sotme, një njësi e orëve të rrymës ka shpërthyer në një objekt në rrugën “Qamil Bala” në Prishtinë, duke shkaktuar djegie për dy fëmijë që ndodheshin në afërsi. Sipas raportimeve, dy fëmijët kanë pësuar djegie në duar dhe aktualisht po marrin ndihmën e nevojshme në spitalin lokal. Mësohet se zjarri ka shpërthyer si rezultat i një problem në sistemin elektrik të objektit, por ende nuk janë dhënë detaje të plota mbi shkaqet e incidentit. Përveç dy fëmijëve të lënduar, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar të tjerë nga kjo ngjarje. Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë,…
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, zhvilluan sot një ceremoni përkujtimore në Prekaz, duke nderuar sakrificat e bëra për lirinë e Kosovës në prag të festave të 28 nëntorit. Rreth kësaj ngjarjeje historike, qytetarët e pranishëm shprehën ndjenjat e tyre duke brohoritur emrin e Hashim Thaçit, një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës. Ky moment theksoi lidhjen e fortë të popullit me liderët e tyre dhe dëshmoi se sa thellë është rrënjosur historia në mendjen e qytetarëve. Në këtë kontekst, ngjarja e sotme është më shumë se një përkujtim; ajo është një rikujtim i vazhdueshëm i…
Profesoresha Nevila Nika tha se vilajetet shqiptare ishin të fundit që u shkëputën nga Perandoria Osmane. Teksa foli për shpalljen e pavarësisë, Nika u shpreh ndër të tjera se ne kemi qenë një nga popujt më të shtypur. “Ishim një nga popujt që na u ndalua edhe gjuha amëtare. Përpjekjet e atyre burrave dhe grave në fund të shekullit 19 dhe fillimin e shekullit të 20, shënojnë atë mundin e madh që i parapriu momentit të shpalljes së Pavarësisë”, tha Nevila Nika në emisionin “Open” në News24. Ajo tha se fatmirësisht kanë shpëtuar dokumente që na tregojnë se çfarë ka…
[embedded content] EMISIONI VETTING Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë me fondet e rindërtimit në Vorë? Vazhdon abuzimi me tenderat? KLSH në auditin e kryer për rindërtimin e godinës vëren disa pasaktësi Në procedurën e prokurimit me objekt “Rindërtimi i Godinës së Bashkisë, Bashkia Vorë”, Komisioni i ngritur për hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit përbëhet nga 3 juristë dhe asnjë specialist fushe. Ky tender është cilësuar me risk të lart nga KLSH dhe në analizën e dhënë kontrolli sqaron se: “Titullari i AK, të marrë masa që në çdo procedurë prokurimi, të përcaktojë minimalisht 1 person i…
Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i ndotur në Shkup, Koçan, Ohër, Manastir dhe Gostivar. Në qytetet e tjera situata është më e mirë dhe ajri është i ulët ose shumë i ndotur. Kujtojmë se këtë javë qyteti i Shkupit ka qenë ndër 10 vendet me ndotjen e ajrit më të madh në botë./Telegrafi/ MARKETING
Anisa ka treguar se dëshiron ta fitojë çmimin e madh të BVVK-së për të kryer një operim. Ajo tha se këto para i duhet për ta operuar shpinë. Siç thotë Anisa madje mjekët i kanë thënë babait të saj se ajo nuk do mund të lindë fëmijë. “Babit i kanë thënë për mua nuk mund të bëj fëmijë sepse pesha e barkut dhe e shpinës e mbysin fëmijën”, tha ajo.
Plakja është një proces natyral, por disa zakone të përditshme mund ta përshpejtojnë pa e vënë re. Disa veprime të thjeshta mund të dëmtojnë lëkurën, flokët dhe pamjen tuaj më shumë se sa mendoni. Jastëku juaj Lloji i jastëkut mbi të cilin flini mund të ketë një ndikim të madh në lëkurën dhe flokët tuaj. Nëse zgjoheni me flokë të dredhur ose rrudha në fytyrë, mund të jetë shkaku i jastëkut. Përdorimi i një këllëfi jastëku prej pambuku mund të krijojë fërkime që dëmtojnë flokët dhe shkaktojnë rrudha. Kalimi në një këllëf jastëku prej mëndafshi ose saten ndihmon për të…
EMISIONI VETTING Nuk mjafton mjerimi që e ka kapluar prej pesë vitesh, mungesa e mbështetjes nga institucionet, por Lule Gjoka paguan edhe taksën për një shtëpi që nuk ekziston më. “Unë paguaj taksat, më kërkojnë 250 mijë, unë këto para i kam marrë borxh tek vëllai dhe i kam larë. Ku t’i marr 200 mijë lekë të tjera? Unë pa shtëpi dhe të paguaj taksa, për çfarë arsye? Unë jetoj në shtëpi të huaj dhe të paguaj taksa? Mirë uji dhe drita se unë rri jetoj aty në atë shtëpi, nuk jam kundër, por jo taksa. Unë pa shtëpi dhe…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, pasdite në seancën për pyetje parlamentare tha se gjendja në shumicën e konvikteve studentore dhe të nxënësve është katastrofike dhe se ka indikacione të rënda për krim. Ajo bëri të ditur se do të nisin procedurat e duhura për t’i vënë në përgjegjësi ish drejtorët. “Do ta theksoj konviktin studentor “Pelagonija” në Shkup, ku nuk ka ujë të ngrohtë dhe ushqim, ndërsa punëtorët nuk janë paguar, sepse është krijuar borxh prej 34 milionë denarë. Por ne parandaluam kolaps të plotë, ndamë pesë milionë denarë si intervenim që së paku të paguhen pagat dhe…

