Author: almakos

Redi Ramaj, avokati i familjes së 14-vjeçarit të vrarë Martin Canit, ka dhënë detaje rreth ngjarjes pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë. Ramaj tha në studion e News24, se familjarët e Martinit kërkojnë drejtësi dhe të shohin pamjet filmike, për të cilat Policia tha se i disponon. Gjithashtu, avokati tha se “nga ana e organeve shtetërore nuk kemi pasur transparencë të plotë”. “Familjarët e Martin Canit kërkojnë drejtësi. Çështja është se nga ana e organeve shtetërore nuk kemi pasur transparencë të plotë. Ngjarja duhej të ishte zbardhur. I vetmi institucioni i pavarur që ka bërë punën ka qenë media. Shpresoj…

Lexo më Shumë

Në vitin 2015 kryetari i atëhershëm I LSDM-së, Zoran Zaev, nisi me publikimin e të ashtuquajturave bomba, të cilat e bënë që një vit më vonë t’i fitoj zgjedhjet e të bëhet kryeministër. Një paralajmërim të tillë po e bën edhe kryeministri i tanishëm Hristijan Mickoski. Nga dita e hënë, ai thotë se do të nisë me publikimin e tyre. Por, siç thotë, nuk do ta bëjë si paraardhësi i tij, i cili gjatë publikimit të tyre thirrte media e forca policore. Ajo që ka zbuluar deri tani është se siç tha, shumë prokurorë kanë filliuar të kenë marramendje e…

Lexo më Shumë

Sulmuesi i Atalantës, Mateo Retegui po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 14 gola dhe 3 asistime në 19 ndeshje të luajtura. Falë paraqitjeve mbreslënëse me Atalantën, Retegui ka tërhequr vëmendjen e gjigantit italian. Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon transferimin e Reteguit në merkaton e verës. Për të siguruar shërbimet e Reteguit, Biankonerët do të duhet të ofrojnë më së paku 40 milionë euro.

Lexo më Shumë

Normalisht që e dënoj ashpër, ajo përfaqëson akt agresioni, diçka për të cilën ne kemi paralajëmruar se do të ndodh, se tentime të këtilla për eskalim të situatave dhe krijimit të tensioneve etnike do të ketë dhe do të ketë edhe në të ardhmen. Kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar djegien e flamurit shtetëror.“Nëse mendoni se ky do të jetë një rast i izoluar, nuk do të jetë. Sepse ashtu si drejtësia ngadalë por sigurtë po afrohet tek kriminelët dhe ashtu siç drejtësia do të troket në dyërt e tyre, ashtu ata do të bëhen më nervoz, të…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, duke bërë që shumë familje të përjetojnë frikë dhe pasiguri. Një incident tronditës ka ndodhur së fundmi në Pejë, ku një grua i ka kërkuar ndihmë Policisë pas një sulmi të tmerrshëm nga djali i saj. Ngjarja ka ndodhur të enjten në një banesë në rrugën “Myrvete Maksutaj” dhe përfshin një 30-vjeçar që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Këto raste janë një kujtesë e rëndësishme për shoqërinë tonë, e cila duhet të reagojë ndaj sjelljeve të dhunshme brenda familjeve. Dëshmitë e para tregojnë se…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur së fundmi, lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi. Sipas informacioneve, dy të dyshuarit, efektivi i OPGJ-së, Shkëlqim Dukaj dhe vëllai i tij, Florjan Dukaj, u larguan pa gjurmë pas krimit përmes një tuneli të fshehur. Ndërkohë, është zbuluar se Shkëlqim Dukaj ka bërë edhe një tentativë tjetër për ta vrarë mbrëmjen e 8 nëntorit, por plumbi nuk e ka kapur Eduart Reçin. Sipas hetuesve vrasja është kryer nga shkallët e emergjencës, sepse ishte i vetmi vend nga ku autori kishte fushëpamje dhe vëzhgonte lëvizjet e shënjestrës së tij, të cilin e qëlloi për vdekje…

Lexo më Shumë

Aleanca e Zijadin Selës i ka bërë thirje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të veprojë me urgjencë dhe ashtu siç veproi me zbulimin e autorëve të flamurit shtetëror, me të njëjtën urgjencë të veprojë edhe ndaj atyre që dogjën flamurin shqiptar.“Nëse ky veprim do të mungojë atëherë do të sillet edhe një herë në pah se ligji dhe organet ligjzbatuese janë selektive në këtë shtet dhe se ato veprojnë vetëm kur duhet të ndëshkohen shqiptarët.Ju bëjmë thirrje edhe humbësve në Qeveri, koalicionit vlen, që të angazhohen një herë të vetme në favor të shqiptarëve, në mbrojtje të flamurit kombëtar…

Lexo më Shumë

Kristjan Cenaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shokut të tij Mariglen Gjonajt, ka mohuar të jetë i përfshirë në krim. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Kristjan Cenaj tha se nuk ka lidhje me ngjarjen duke treguar edhe orët e fundit të jetës së 16-vjeçarit. 32-vjeçari shpjegoi se mbrëmjen e zhdukjes kishin shkuar në një mbrëmje mature në Gore së bashku me disa shokë e tyre, por e kishte parë për herë të fundit Mariglen Gjonajn në orët e para të mëngjesit, duke shpjeguar me detaje atë që sipas tij ka ndodhur para…

Lexo më Shumë

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigen Gjonajt në vitin 2015 ka mohuar të jetë autori i krimit të rëndë.  Pas akuzave të familjes së viktimës, eshtrat e të cilit u gjetën 7 vite pas krimit në Fushë Kuqe, Kristjan Cenaj tha në emisionin “Me zemër të hapur” se ata duhet të gjejnë kush ia ka borxhin. Ndërsa kërkoi nga shteti që t’i rikthehet çështjes nga fillimi, të hapen kamerat dhe të gjendet, sipas tij, autori i vërtetë i vrasjes së 16-vjeçarit. “Uroj që familja të gjejë sa më para kush ia ka borxhin, ngushëllime nga më të…

Lexo më Shumë

BESARTA BASHA/ Nuk janë vetëm të moshuarit, ata që përfitojnë shpërblim nga qeveria në fundvit, por edhe shumë kategori të tjera që trajtohen me pension nga shteti, të cilët do të mund të marrin në datën 8- 31 dhjetor bonus 10 ose 15 mijë lekë. Gjithashtu, nuk do të jetë vetëm shuma mujore e pensionit, faktori përcaktues në vlerën e bonusit. Vendimi i qeverisë ka edhe përjashtime. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur dhe ka hyrë në fuqi vendimi për shpërblimin e fundvitit, i cili s’ka pse të tërhiqet me patjetër brenda këtij muaji në datën e paracaktuar me grafik si…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se për rastin e djeshëm të përdhosjes së flamurit shtetëror janë arrestuar katër persona, ndërsa katër persona tjerë janë arrestuar për shkak pjesëmarrjes në përleshje fizike, raporton SHENJA.“Katër prej tyre janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në një rrahje, ndërsa katër të tjerët janë arrestuar sepse kemi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale sipas nenit 319 të Kodit Penal, e cila ka të bëjë me nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar, ku është parashikuar një dënim minimal prej një viti burg. Për ta do të…

Lexo më Shumë