Normalisht që e dënoj ashpër, ajo përfaqëson akt agresioni, diçka për të cilën ne kemi paralajëmruar se do të ndodh, se tentime të këtilla për eskalim të situatave dhe krijimit të tensioneve etnike do të ketë dhe do të ketë edhe në të ardhmen. Kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar djegien e flamurit shtetëror.
“Nëse mendoni se ky do të jetë një rast i izoluar, nuk do të jetë. Sepse ashtu si drejtësia ngadalë por sigurtë po afrohet tek kriminelët dhe ashtu siç drejtësia do të troket në dyërt e tyre, ashtu ata do të bëhen më nervoz, të padurueshëm dhe mënyra e vetme për ta mbrojtur krimin për kapitalin e fituar është pikërisht kështu me manipulim dhe shkaktimin e incidenteve të këtilla.
Ai përgëzoi reagimin e policisë të cilin e quajti si reagim në kohë, të matur dhe shtetëror dhe siç tha nuk lejoi eskalimin e situatës dhe arrestoi personat. Këta persona ai tha se janë të manipuluar nga politikanët që duan ti mbrojnë milionat e tyre.
Të gjitha provat që I kemi në dispozicion I kemi dorëzuar tek partnerët tanë, por njëkohëssht do të jenë prova edhe procedurat gjyqsore dhe në periudhën që vijon mendoj se nuk do të ngel vetëm me këto 8 te arrestuar.
Apeloi te qytetarët e të gjitha bashkësive etnike të mos bien preh e provokimeve dhe secili që e shkel ligjin do të përgjigjet”, ka thënë Mickoski, raporton SHENJA.
Data 11.09.2026
Aktuale
- Nesër varroset 27-vjeçari nga Radusha, i vrarë në Berlin
- Mexhiti: Rikonstruksioni i Çarshisë së Shkupit drejt përfundimit!
- Aco Velkovski: “Gjeneralët” sërish në garë për fronin, por pa ushtri – 30 vite në funksione nuk do të thonë 30 vite besim
- Balla ironizon protestën nga vreshti: Këta janë njerëzit e punës, nuk ka veshë rrushi në Bulevard. Rrinë ca njerëz kot atje (VIDEO)
- Nga deputete në krye të Shëndetësisë! Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin!
- (VIDEO) Supremja shfuqizoi vendimin për Llaskarcën, rasti nis nga e para
- Logos-A pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Tuzi 2026”
- VLEN shpall Jakup Huseinin kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës




