Në vitin 2015 kryetari i atëhershëm I LSDM-së, Zoran Zaev, nisi me publikimin e të ashtuquajturave bomba, të cilat e bënë që një vit më vonë t’i fitoj zgjedhjet e të bëhet kryeministër. Një paralajmërim të tillë po e bën edhe kryeministri i tanishëm Hristijan Mickoski. Nga dita e hënë, ai thotë se do të nisë me publikimin e tyre. Por, siç thotë, nuk do ta bëjë si paraardhësi i tij, i cili gjatë publikimit të tyre thirrte media e forca policore. Ajo që ka zbuluar deri tani është se siç tha, shumë prokurorë kanë filliuar të kenë marramendje e diare nga këto paralajmërime.
“Ne nuk funksionojmë si estradë. Sigurisht që unë nuk do të bjë ashtu siç bëhej në të kaluarën para kamerave, mediave, duke thirr njësi speciale për të poshtëruar njerëz, individ e kështu me radhë. Kemi plan, nga e hëna fillojmë me implmentimin e planit. Mjaft ishte pritja, pritëm ju dhamë kohë, është e dukshme që sulmet janë shumë të ashpra me diare, ngërçe në zorrë, kokëdhembje, temperaturë, ankth e kështu me radhë kur do të duhet të nënshkruhet dekreti i fundit për të sjellë drejtësi, tek disa prokurorë, për fat të keq”, ka deklaruar Hristijan Mickoski, raporton SHENJA.
Edhe një ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, gjatë seancës për pyetje deputetësh, kryetari i Qeverisë, Mickoski, tha se shumë shpejt opinioni do të dëgjojë se çfarë është bërë me shërbimet e sigurisë, ndërsa shtoi LSDM do të turpërohet dhe do të duhet të kërkojë falje nga ajo se çfarë masash janë marrë, ndjekjet fizike dhe përdorim i metodave të ndaluara.
Kryeministri Hristijan Mickoski edhe më herët ka paralajmëruar aksion të ashpër ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Ndërsa si në fushatë ashtu edhe pasi erdhi në pushtet Mickoski është në qëndrimin që duhet të shpërbëhet Këshilli i Gjykatësve dhe ai i Prokurorëve. /SHENJA/
Data 08.12.2024
Aktuale
- Blerant Ramadani: Asgjë s’mund ta cënoj gjuhën tonë
- Fetai: Paskan dalur ca milionera të “mbrojnë” gjuhën shqipe para Gjykatës Kushtetuese që vetë e kanë votuar në Parlament! Për gjuhën shqipe ka kush kujdeset
- Osmani zbulon bisedat me Trumpin: Forcimi i aleancës mes Kosovës dhe SHBA-ve
- “Më vodhën xhiron ditore”- Kërcënohet me armë shitësja në Tiranë, një person i grabit paratë në një kioskë
- BDI fton qytetarët që të bëhen pjesë e “Rojës së Gjuhës”
- “Deri fund të shtatorit do jemi mbretër të Athinës”- Gazeta greke zbardh bisedat e trafikantëve të drogës, mesazhet e Sandër Pemajt dhe roli i policit
- (VIDEO) Mickoski: Mos të shqetësohen në BDI, nuk do të ndodh asgjë!
- Sara Kolami nuk njeh Isa Boletinin, Xuxi lë nam me Ismail Qemalin