Author: almakos

Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të ftohtë prej nesër deri të hënën paradite moti do të jetë kryesisht i vranët, me paraqitje të mjegullës dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende dhe veçanërisht në perëndim dhe jug do të jenë më të rrëmbyeshme dhe më të dendura (mbi 50 l/m2), informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Nga aty shtojnë se në male reshjet do të jenë të borës, ndërsa të shtunën në vendet më të larta dhe në disa vende më të ulëta do të jenë të shiut dhe borës. Në male…

Lexo më Shumë

Në sheshin Skënderbej është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit, në kuadër të festimeve për 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më herët sot, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u zhvillua “Parada e Shqiptarëve”, ku Tirana u vesh e gjitha kuq e zi. Të pranishëm në paradë ishin mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Në paradë ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësues nga 150 qytete. Paralelsiht me zhvillimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, po zhvllohen edhe aktivitete të tjera si Panairi i Artizanëve, që do të zhvillohet te Pazari i ri, zona e Markatës…

Lexo më Shumë

Grupi i strukturuar kriminal i Suel Çelës akuzohet se qëndron pas atentatit mafioz më 8 Qershor 2020 ndaj Ardian Çapjas, i cili u qëllua me snajper nga Kodra e Krastës. Ai mori plumb poshtë shpatullës dhe iu nënshtrua një operacioni tek Trauma, duke arritur që t’i mbijetojë atentatit. Nga hetimet e SPAK, rezulton se Suel Çela është përgatitur dhe ka vëzhguar kundërshtarin e tij për 2 vite, për shkak se Ardjan Çapja lëvizte nën masa të rrepta sigurie dhe dilte rrallë nga shtëpia, raporton gazetarja Klodiana Lala. Madje ai ka vendosur edhe kamera statike në qytetin e Elbasanit për të…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar 10 ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj, pranë derës së shkollës Fan Noli, ku dy të miturit studionin. Hoxha ka konfirmuar variantin e Policisë së Shtetit se nuk ka një autor të dytë të përfshirë në krim, duke hedhur poshtë deklaratat e 14-vjeçarit të plagosur, Luis Meçja, se është goditur me thikë edhe nga shoku i autorit të krimit. “Konfirmoj edhe me përgjegjësinë time politike dhe ligjore vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit mbi dinamikën e kësaj ngjarjeje”, shprehet ministri, ndërsa…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, janë takuar me disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë, për të shënuar 112 vjetorin e Pavarësisë. Takimi ndodhi në një atmosferë festive, ku qytetarët shprehnin krenarinë dhe gëzimin për këtë ditë historike. Rama dhe Kurti, si liderë të dy vendeve, nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit mes Shqipërisë dhe Kosovës, veçanërisht në një ditë kaq simbolike. Ndër momentet më të veçanta të kësaj ceremonie ishte takimi i tyre me Nedin Vlorën, nipin e Ismail Qemalit, figura kyçe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28…

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka uruar shqiptarëve 28 Nëntorin, teksa shprehet se kjo është data e lindjes së Shqipërisë moderne. Berisha u shpreh se në këtë datë “Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndërrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skëndërbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar”. Por, kreu i PD-së shtoi se “Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë”.  Sali…

Lexo më Shumë

Learta këtë 28 Nëntorë, e zbukuroi rrjetin me fëmijët e saj. Të veshur me veshje kombëtare Matini dhe Matina, morrën gjithë vëmendjen e rrjetit. Kujtojmë që Learta vazhdimisht iu ka dhënë fëmijëve një frymë kombëtare duke i veshur me veshje tradicionale në çdo festë. Learta shkruan : “Urime 28 Nëntori!”.

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, thotë se projekti për ndërtimin e bazës së asfalltit në Vizbeg nuk do të realizohet, duke shtuar se “reagimet e qytetarëve për ta ndaluar ndërtimin e bazës së asfaltit në Vizbeg, nuk ka rënë në vesh të shurdhur”. Mexhiti thotë se ky projekt do të ndalohet, pasi është vërtetuar se do të dëmtoj shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin jetësor. Mexhiti ka shkruar se dje ka vizituar Zonën Industriale të Vizbegut, ku ka takuar sipërmarrësit nga kjo zonë e Shkupit. “Së bashku diskutuam për sfidat me të cilat përballen, si problemet me rrugën dhe aksesin në…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë të 18 nëntorit, ku u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos rëndë një tjetër 14-vjeçar, Luis Meçja. Deklarata: Policia e Shtetit shpreh indinjatë për keqtrajtimin publik që kulmoi me lajmin e rremë të pranisë së një autori të dytë me thikë, në vrasjen tragjike të ngjarjen e datës 18.11.2024, ku humbi jetën nxënësi 14-vjeçar M. C. Pavarësisht komunikatave të Policisë së Shtetit, të cilat nuk janë lajme portalesh po informacion për publikun me përgjegjësi të plotë ligjore, një sërë burimesh të hapura u…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk është një destinacion, por rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm. “Të dashur vëllezër e motra bashkëatdhetarë, Ju uroj nga zemra ditën e flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Ky përvjetor i 112-të i ditëve më të shenjta të kombit tonë shqiptar na përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet tona nuk duhet ti ndalim asnjëherë, për arsye se liria nuk është një destinacion, por një rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm.…

Lexo më Shumë

Luis Meçja, 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur në sherrin me thikë ku vdiq shoku i tij i ngushtë Martin Cani, ka bërë apel për ndihmë pasi nuk përballon dot shpenzimet financiare për t’u kuruar. I mituri, i cili ndodhet në spitalin e Traumës pasi ka marrë 4 goditje me thikë që i kanë shkaktuar dëme të rënda në trup, ka hapur një faqe GoFundMe ku kërkon ndihmë financarie për shkak se prindërit e tij janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun e fizioterapistin. Në mesazh, Luis Meçja shkruan se ka marrë 4 goditje me thikë në stomak, shpinë dhe…

Lexo më Shumë