Author: almakos

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët e sapozgjedhur të LSDM-së. “LSDM sonte mbajti seancën e parë të Bordit Qendror, ndërsa nënkryetarë janë zgjedhur Shukova, Çupeska, Ilievski dhe Kostova”, thonë nga LSDM.Për sekretar të përgjithshëm është zgjedhur Aleksandar Dimitrijeviq, i cili vjen nga LSDM-Gazi Babë.Ndërsa për sekretarë organizativë janë zgjedhur Ljupço Farmakovski nga Qendra e LSDM-së dhe Martin Kostovski, deputet në Kuvend. MARKETING

Lexo më Shumë

Daut Haradinaj nga AAK ka shkruar për rastin që një nxënëse nuk u lejua të hynte në klasë. Arsyeja ishte veshja e vajzës me rroba me motive kombëtare për festën e 28 nëntorit, të cilat një mësues i konsideroi të papërshtatshme. Ky incident ka shkaktuar një reagim të gjerë në shoqërinë shqiptare, duke nxitur debates mbi tolerancën kulturore dhe respektin për simbolet kombëtare. Haradinaj, i njohur për angazhimin e tij në çështjet kombëtare, theksoi se një veprim i tillë ndaj një nxënëseje me veshje kombëtare është i papranueshëm dhe duhet të haset me sanksione. “Largimi nga ora i nxënëses me…

Lexo më Shumë

Koordinatori Politik i PD-së, Klevis Balliu, komentoi sot lirimin e kreu të Partisë Demokratike Sali Berisha nga arresti shtëpiak. I ftuar në studion e emisionit “Open” në News 24, Balliu tha se demokratët sot kanë gëzim të madh për lirimin e Berishës, sepse sipas tij me Berishën në terren, demokratët do të jenë më të fortë se dje. “Kemi entuziazëm të madh se e dimë se sot me Berishën në terren jemi më të fortë se dje. Arsyeja e dytë e entuziazmit ishte sepse arresti në shtëpi i Berishës ishte padrejtësi e madhe, absurditet. Këta kanë 100 vite që duan…

Lexo më Shumë

Juristi Çlirim Gjata foli sot në studion e “Open” në News 24 për lirimin e kreut të PD Sali Berisha nga arresti shtëpiak. Sipas Gjatës 333 ditët që Berisha ishte në izolim në shtëpi ishin ditë anti-kushtetueshmërie në shkelje me konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Më tej ai tha se në pikëpamjen e tij juridike masa e parë e vendosur ndaj Berishës për “detyrim paraqitje” ka rënë që nga momenti që ndaj tij u vendos masa e dytë ajo e arrestit shtëpiak. Gjata tha se Berisha tani më është në hetim pa asnjë masë ndaj tij. Çlirim Gjata: U…

Lexo më Shumë

Një 35-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur, është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në fshatin Pjezë Shijak të Durrësit. Uniformat blu bëjnë me dije se sot rreth orës 19:00 në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për…

Lexo më Shumë

Xheneta dhe Anisa kanë biseduar për Drilonin, dhe situatës së krijuar pasi Anisa ia shprehu pëlqimin atij. Ishte Xheneta ajo që po i tregonte Anisës se çka kishte diskutuar me Drilonin për të, teksa nuk la pa përmendur as Sarën. “I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë”, i tha Xheneta. Ndërkohë, Anisa u shpreh për Sarën se e njëjta ka një muaj brenda shtëpisë dhe ka mundur ta shpreh pëlqimin e saj më herët për Drilonin, dhe jo sipas saj pasi këtë veprim e bëri kjo vet. “Sara është qe një muaj qitu, pse si ka thënë,…

Lexo më Shumë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka nominuar gjeneral lejtënantin e pensionuar, Keith Kellogg, për të shërbyer si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe Rusinë. Trump njoftoi të mërkurën në rrjetin e tij social, Truth Social, se e ka zgjedhur Kelloggin për këtë pozicion. Kellogg, i cili ka qenë shef i stafit për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të Trumpit nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-nënpresidentin Mike Pence, me gjasë do të luajë rol kyç në përpjekjet për ta zgjidhur luftën në…

Lexo më Shumë

Me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në New York është zhvilluar një ceremoni, me praninë kryebashkiakut Eric Adams. Në faqen zyrtare të bashkisë së New York, shkruhet se eventi nxori në pah vlerësimin për diversitetin e qytetin që investon për të ardhmen e tij. Ndërkohë për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili thotë se ‘shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë krenar kudo ku ndodhen’. Postimi i Bushatit Ngritja e flamurit shqiptar me Eric Adams, kryetarin e Bashkisë së NYC, #ËallStreet, në mes të ‘kryeqytetit’ të…

Lexo më Shumë

Kiara, moderatorja e njohur ka mahnitur ndjekësit me instastory-n e fundit. Ajo ka publikuar një foto e rregulluar deri në detajin e fundit, shkruan Kosovarja. Kiara pëlqehet dhe komentohet për secilin ndryshim që bënë. Kujtojmë që Kiara vazhdon të jetë ndër emrat më të përfolur të shoubizit.

Lexo më Shumë

Me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në New York është zhvilluar një ceremoni, me praninë kryebashkiakut Eric Adams. Në faqen zyrtare të bashkisë së New York, shkruhet se eventi nxori në pah vlerësimin për diversitetin e qytetin që investon për të ardhmen e tij. Ndërkohë për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili thotë se ‘shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë krenar kudo ku ndodhen’. Postimi i Bushatit Ngritja e flamurit shqiptar me Eric Adams, kryetarin e Bashkisë së NYC, #ËallStreet, në mes të ‘kryeqytetit’ të…

Lexo më Shumë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim. Foto ilustruese Bëhet fjalë për nënkomisarët Gjergj Mala, Ardian Baçina, inspektorët Faik Latifi, Kristjan Lokthi, dhe Zef Doçi Sokol Kroni. “Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën…

Lexo më Shumë

“Seanca e sotme e Këshillit të Qytetit të Shkupit është vetëm një konfirmim se VMRO dhe këshilltarët e tyre nuk kanë ndërmend të rregullojnë kaosin në komunikacionin publik. Përkundrazi, sot vërtetohet sërish se në fakt ata janë krijuesit e kaosit. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së sërish për të 26-tën herë refuzuan të votojnë blerjen e autobusëve të rinj”, thonë në një reagim nga Qyteti i Shkupit. Nga atje thonë se VMRO-DPMNE përsëri e ka bllokuar projektin BRT, me të cilin Shkupi do të merrte 60 autobusë të rinj në kuadër të transportit të shpejtë me autobus. “Dhe sikur të mos mjaftonte kjo,…

Lexo më Shumë